-
VIDEO
Report TV mes pelegrinëve të Shna Ndout, udhëtim në tren
Udhëtimi me tren po bëhet i domosdoshëm për banorët e Shkodrës dhe të Lezhës jo vetëm për 13 të martat e Shna Ndout në Kishën e Laçit. Gazetari Elvis Hila përmes reportazhit me besimtarë tregon se si pas rritjes së çmimit të naftës, qytetarët kërkojnë që levizja me tren pavarësisht kohëzgjatjes, të behet çdo ditë, pasi kostot e udhëtimit janë të papërballueshme
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 23 Mars 2022
Titujt e gazetave për sot, nga ngordhin 340 mijë shpend por qeveria thotë se nuk ka pula të infektuara në treg te Rusia, NATO dhe Ballkani e deri tek pse dorëheqja e Bashës nuk e zgjidh konfliktin në PD?
-
VIDEO
Gripi i shpendëve, specialisti i veterinarisë: S'ka rrezik për konsumatorët! Asgjësimi të ishte bërë me djegie, jo groposje! Gazetari Rusta ngre pyetjen: A kemi garanci që disa s'do përfundojnë proshuta?
Specialisti veterinar Edi Fero theksoi se konsumatorët nuk rrezikohen as nga prekja e mishit të pulës që mund të ketë qenë e infektuar apo vezës dhe se konsumatorët duhet të qëndrojnë të qetë. Në lidhje me asgjësimin e shpendëve të ngordhur, specialisti u shpreh se djegia do të kishte qenë një mënyrë më e mirë sesa groposja, pasi sidoqoftë ekziston rreziku i ndotjes së ujërave nëntokësorë.
-
VIDEO
Gripi i shpendëve/ Epidemiologu veterinar për Report Tv: Ja si të dalloni një pulë të infektuar
Në një intervistë për Report Tv epidemiologu veterinar Kujtim Mersini u shpreh se gjasat për hedhjen në treg të pulave të sëmura janë shumë të pakta për shkak të kontrolleve. Mirëpo duke marr parasysh rastin më të keq ai jep disa këshilla për dallimin e mishit të tyre nga edemat apo njolla të mavijosura në trup.
-
VIDEO
Betejat e humbura të Tiranës-Bamir Topit
Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Bamir Topi ka rrëfyer një nga betejat e tij brenda PD lidhur me zgjedhjen në Bashkinë Tiranë në vitin 2000, ku tregon një nga lapsuset më të rënda të kryera nga Berisha. Lidhur me situatën aktuale të PD, Topi shprehet se drejtimin e saj do e marrë sërish Berisha.
-
VIDEO
Përplasi me motor dy të moshuarat, largohet autori, njëra prej tyre ndërron jetë në spital
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kuçovë. Mësohet se 72-vjeçarja Leme Mara ka humbu e jetën si pasojë e përplasjes nga një motor. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes
-
VIDEO
Të shtënat me armë zjarri në Shkodër/ Report Tv siguron videon ekskluzive
Report Tv siguron videon ekskluzive të të shtënave të disa minutave më parë në lagjen "Skënderbeg" në Shkodër. Në video shihet momenti kur Armando Ndreu del nga automjeti tip 'Golf' dhe më pas i afrohet furrës së bukës në pronësi të Sadet Ndreut dhe më pas qëllon me breshëri plumbash. Pas kësaj ai largohet në këmbë me vrap, duke lënë automjetin në rrugë
-
VIDEO
Shkodër, qëllohet me armë zjarri në drejtim të një furre buke, nuk ka persona të lënduar
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shkodër mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se një person ka qëlluar nga një automjet tip 'Golf' në drejtim të një furre buke.
-
VIDEO
Tirana gati të presë refugjatët nga Ukraina, Veliaj: 15 fëmijë në shkollat tona! Të solidarizohemi me ata që jetojnë momente të vështira
Pas refugjatëve nga Afganistani, Tirana është gati të mikpresë edhe të larguarit nga lufta në Ukrainë. Nga selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Shqipëri, ku i uroi festën të gjithë besimtarëve bektashinj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se refugjatët e parë do të strehohen në familjet e Tiranës, ndërkohë që bashkia po merr të gjitha masat e nevojshme nëse ky numër do të rritet.
-
VIDEO
Makina merr flakë në autostradën Fier-Vlorë, shkak një shkëndijë elektrike
Një automjet tip Renault është përfshirë pasditen e sotme në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja.
-
VIDEO
Prej dy ditësh flakët djegin sipërfaqe të tëra me dëllinjë në Malzi të Kukësit! Terreni vështirëson punën e zjarrfikësve
Për shkak të terrenit mjaft të thyer malor, forcat e angazhuara me pompa uji shpine ecin në këmbë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit është i vështirë, ndërsa flakët favorizohen edhe nga era.
-
VIDEO
Zv. ministrja e Bujqësisë: Ja ku janë vatrat e konfirmuara me grip shpendësh
"Kemi një rast të konfirmuar të pelikanit në zonën e Prespës, pelikanët janë konstatuar më parë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, po te pelikanët, Sapo kemi marrë njoftimin, filloi në zbatim plani i kontigjencës, monitorimi dhe krehja e zonës, në monitorim u identifikua një pelikan i ngordhur dhe rezultoi pozitiv. Nuk kemi vatra të tjera, po vijojmë monitorimit, rastet e dyshimta vijnë në ISUV. Deri tani jemi në terren, duke monitoruar, në të gjithë vendin dhe rezultatet raportojnë që nuk kemi raste të evidentuara", tha ajo.