• VIDEO

    Përplasja me armë zjarri mbrëmë në Shkodër, sherri nisi për një vajzë

    Report Tv mëson përmes burimeve nga policia se shkak i konfliktit midis dy Armando Ndreu dhe Sadet Sala, që degradoi deri në përdorimin e armëve mbrëmjen e djeshme, dyshohet të jetë bërë një vajzë. Sherri mes tyre fillimisht nisi në ambientet e një lokali në afërsi të ngjarjes, dy orë para se Ndreu të marrë kallashnikovin dhe të qëllojë në drejtim të furrës së bukës. Policia e Shkodrës ka kryer disa kontrolle në pika ku dyshohej se mund të fshiheshin dy të shpallurit në kërkim, por deri tani nuk kanë mundur të lokalizohen.

    •  
  • VIDEO

    Procesi i groposjes së pulave të ngordhura me ritme të ngadalta! Asgjësimi i pulave të infektuara në vend numëro! Asnjë tabelë informuese në gropat në Shëngjin

    DURRËS- Prej dy ditësh ka nisur procesi i groposjes së pulave të ngordhura, i cili duket se po ecën me ritëm të ngadaltë pasi deri më tani numërohen afërsisht 100.000 pula të groposura nga 340.000 në total, të cilat mbahen prej tre javësh në ambientet e pularive në qytetin e Durrësit.

    Përtej vonesave në këtë proces, urgjente është nevoja për zgjidhjen e situatës me pulat e gjalla të cilat janë prekur nga virusi H5N8, ku sipas zv. ministres ditën e djeshme u tha se ka nisur procesi i asgjësimit të tyre, por fakt është që deri më tani ky proces ka mbetur ende i pazgjidhur.

  • VIDEO

    Aksident në Lezhë, kamionçina përplas motorin! Plagosen rëndë dy persona

    Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Lezhë, si pasojë e një aksidenti.

    Bëhet me dije se një kamionçinë ka përplasur një motor, ku për pasojë kanë marrë plagë të rënda Agustin Bibaj dhe Florian Picaku. Dy personat e plagosur janë dënuar në spital, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

  • VIDEO

    Dorëheqja e Bashës, Lefter Gështenja: Të gjithë duhet të bëjmë një hap pas! Bashkimi s'vjen duke i treguar muskujt njëri-tjetrit! PD ka nevojë të hapet realisht

    Dorëheqja  Bashës duhet të pasohet nga 'hapa pas' nga të gjithë aktorët në PD. Kështu deklaroi deputeti Lefter Gështenja në "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu. Ai theksoi se këto veprime nevojiten për hir të bashkimit të demokratëve, duke vënë theksin te nevoja e një tryeze të përbashkët bisedimesh me Grupin e Rithemelimit.

  • VIDEO

    Moti në Report TV / Parashikimi për datën 23MARS/ Rriten temperaturat

    Sipas MeteoAlb vijon vendi ynë në orët e para të ditës në dominimin e kthjellimeve në po thuajse gjithë territorin, por kalime të pakta vranësirash do të ketë përgjatë kufirit Lindor. Ndërsa në orët në vijim parashikohet të ketë kalime të lehta dhe të pakta vranësirash në të gjithë Shqipërinë, ku më të fokusuara do të jenë në Verilindje.

    Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

  • VIDEO

    Gjykata mbylli çështjen, PS: Kallëzim të ri penal për CEZ-DIA, ka prova të reja

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se se PS po shikon mundësinë të bëjë një tjetër kallëzim për çështjen e CEZ-DIA.

    "Do bëjmë kallëzim pebanal të ri për skandalin e CEZ-DIA, kanë dalë gjëra të reja. Askush nuk mund të mbesë i padënuar për krimet që ka bërë. Ne kemi vetëm një aleat në këtë mandatin tonë të tretë, që është populli i thjeshtë dhe i zakonshëm i këtij vendi, për të cilin kemi plot detyrime", tha Balla.

  • VIDEO

    Gripi i shpendëve/ Tregtari në Lezhë: S’ka kontrolle! Na morën ne telefon e na thanë ‘mos lëvizni se flitet për përhapje gripi’

    Një tregtar në Lezhë i cili ka 600 pula dhe 1000 zogë pule që i tregton çdo ditë në tregun e improvizuar, thotë se nuk ka pasur asnjë kontroll nga autoritete. Për Report Tv, ai shprehet se disa përfaqësues të institucioneve i kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë që nuk duhet që të lëvizin për shkak se “flitet” për grip shpendësh, ndonëse kjo është konfirmuar. Tregtari tregon se kontrollet i bëjnë në rrugë private.

    “Për kontrolle nuk na kanë thënë gjë, na kanë marrë ne telefon dhe na kanë thënë që të mos ecim me makina me transportin e shpendëve, se flitet për përhapje gripi, kurse për kontrolle këtu, s’ka ardhur kush, tani kam në shpi zog të vogël nga 1000 kokë e ndërsa pula kam nja 600 copë, probleme nuk kemi sepse këtu kemi ambiente jashtë dhe i bëjmë vaksinimin, i bëjmë vetë çdo gjë, kontrollet se duam që të jemi të garantuar, ne nuk kemi stalla të mëdha. Nuk ka shumë interes, por ato kërkojnë besim, unë kam 10 vjet këtu dhe klientelën që kam unë, me porosi e kam të njëjtën, por kërkojnë besim. Unë veterinerin e kam privat, e marr njëherë në 2 javë për mbarëvajtjen e tufës, se unë të pres të fillojë ngordhja nuk ke pse e merr më, në zonë nuk dalin, pasi këtu, pulat duhen vaksinuar çdo vit”, tha një tregtar.

    Një qytetar shprehet se ka zgjedhur që të kufizojë blerjen e vezëve dhe pulave, të paktën përkohësisht.

    “Kemi kufizuar blerjen e vezëve dhe të pulave përkohësisht. Numri i veterinerëve është shumë i kufizuar”, tha një qytetar.

  • VIDEO

    Rama mbledh grupin e deputetëve socialist

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar socialist.

    Mbledhja e Ramës me deputetët e tij nis në orën 11:00, teksa në përfundim të saj priten edhe deklarata për mediat.

  • VIDEO

    Kharkivi i bombarduar, muzikanti luan në zemër të qytetit të shkatërruar melodi në violonçel

    Në një kohë kur lufta ka hyrë në ditën e 28-të, videoja e një artisti që luan në violonçel në zemër të Kharkiv-it të shkatërruar po bën xhiron e botës.

    Videoja emocionuese shfaq pamjen trishtë të qytetit i cili nuk i ngjan më atij përpara 28 ditësh, ndërsa në sfond dëgjohet melodia e violonçelës.

    Kharkiv, i cili është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është shkatërruar nga granatimet thuajse të vazhdueshme nga trupat ruse, me të paktën gjysmë milioni njerëz që besohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre javët e fundit.

    •  
  • VIDEO

    Fenomeni i zbaticës, deti në Vlorë tërhiqet 50 metra

    Prej një muaji në bregdetin e Vlorës zbatica ka tkurrur sipërfaqen ujore, teksa deti është tërhequr rreth 50 metra. Për peshkatarë të vjetër dukuria lidhet me drejtimin e  erës e cila  nga verilindja ka qenë mbizotëruese në  territor. Sipas tyre situata do të normalizohet vetëm kur drejtimi i erës të jetë nga jugu. Ndërsa këto fenomene janë të natyrshme sipas peshkatarëve asnjë ndikim nuk ka te gjallesat ujore.

    Po kështu tërheqja e detit nuk ka ke ndikuar as në sektorin e peshkimit. Ndërkohë sipas peshkatarëve edhe pse është një dukuri natyrore, në brigjet e Vlorës, veçanërisht në zonën e Plazhit të vjetër, këtë vit fenomeni është më i theksuar.

  • VIDEO

    AKU tha se ka zbarkuar në terren, tregu në Fier zero kontrolle! Tregtari: S’na kanë thënë gjë që të mos shesim

    Prej 19 marsit në Shqipëri është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve në vendin tonë dhe qytetarët gjenden të dyzuar nëse duhet të konsumojnë një pulë ose jo. Përballë këtij dyzimi, në ndihmë nuk vijnë as institucionet, ku ndonëse Autoriteti Kombëtar të Ushqimit (AKU) thotë se ka zbarkuar në terren me inspektime, në tregun e Fierit nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

    “AKU siguron konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda stadardeve të gjurmueshmërise dhe janë të verifikuara nga inspektorët, të cilët janë në terren, tha dje AKU.

  • VIDEO

    Vlorë, me armë me vete dhe të kërkuar për tentativë vrasje, 3 të arrestuar! VIDEO nga aksioni i policisë

    Me armë me vete dhe të kërkuar për tentativë vrasje, 3 të arrestuar.

    "Finalizohet operacioni policor i koduar "Ëaves", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave në kërkim.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv