-
VIDEO
Arrestohet 20-vjeçari në Elbasan, kapet me më shumë se 44-mijë fara kanabisi! Nën hetim penal shoku i tij
Një 20 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi është kapur me 44.380 fara të dyshuara kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të dyshuara që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. Policia arrestoi Bernin Buratin.
‘Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale pranë DVP Elbasan, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 24 Mars 2022
Titujt e gazetave për sot, nga si përfitohet kompensimi 45 mln dollarë i energjisë nga pensionistët te në kryesi kërkohet që të hiqen dyert e blinduara nga selia e PD e deri tek çfarë do sjell dorëheqja e Bashës?
-
VIDEO
Zjarr i madh në Gramsh pranë kalasë së Tunjës, flakët favorizohen nga era! Forcat Zjarrfikëse u bëjnë thirrje banorëve të zonës për ndihmë
Dy zjarre të fuqishme, të favorizuara edhe nga era po djegin malin nga kalaja e Tunjës deri në Janc. Alarmin e kanë ngritur forcat zjarrfikëse të Gramshit, të cilët u bëjnë apel qytetarëve për ndihmë për ta shuar me mjete rrethanore. Zjarri siç duket edhe nga pamjet ka gllabëruar sipërfaqe të mëdha pyjore
-
VIDEO
Alibeaj mbledh kryesinë e PD-së, debate për Berishën
Kryesia e Partisë Demokratike, ka ftuar zyrtarisht për bisedime grupin e Sali Berishës, në kuadër të bashkimit të partisë, ndërsa ka ngritur edhe një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve
-
VIDEO
Aksidenti në Fushë-Krujë-Thumanë, një person mbetet i bllokuar brenda në makinës, nxirret nga forcat zjarrfikëse
Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, ndërsa burime bëjnë me dije se 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Report Tv sjell pamje nga aksidenti, ku një Dervish Allamani kishte mbetur i bllokuar brenda mjetit, dhe forcat zjarrfikëse e nxorrën nga makina, ndërsa u ndihmuan edhe nga mjekët. Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës.
-
VIDEO
Zjarr në Elbasan, digjet prej tre ditësh zona turistike e Gjinarit! Flakë edhe në afërsi të Qafë-Krrabës
Një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të Qafë-Krrabës në Elbasan. Mësohet se flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme pylli dhe po digjen shkurre e pemë. Flakët kanë nisur rreth orës 18:00 ndërsa vijojnë ende.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, përplasen 3 automjete, dyshohte për 3 te plagosur! Një person ka mbetur i bllokuar në makinë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë - Milot, ku disa mjete janë përplasur mes tyre.
-
VIDEO
Afera CEZ-DIA/ Të gjitha fijet që të çojnë tek Ilir Meta, dëshmitë e Jozef Hejsek, Dritan Priftit, Berishës dhe gruas së Kastriot Ismailajt që u kërcënua më pas
Kastriot Ismailaj dosa e Ilir Metës në afër 5 milionë USD mes CEZ dhe DIA? Rekomandimi i Ismailajt nga Meta tek krerët e CEZ dhe udhëtimi i tij në Pragë për negocimin e kontratës, i kërkoi 200 mijë euro për fushatë.
-
VIDEO
Vlorë, 30 vatra zjarri për 5 ditë, drejtori i zjarrfikëses: I vendosin blegtorët për të pastruar kullotat, policia nuk i arreston
Brenda 5 ditësh janë djegur me dhjetëra parcela me ullinj si dhe kullota në Vlorë. Drejtor i Shërbimit Zjarrfikës, Kastriot Begaj tha se policia nuk i arreston autorët, të cilët janë lehtësisht të identifikueshëm.
-
VIDEO
Zjarr në pyllin e Levanit në Berat, digjen 7 ha dëllinja e dru lisi, dyshohet se është vënë qëllimisht nga barinjtë
Një vatër zjarri në pyllin e Levanit në Berat ka shkaktuar djegien e 7 hektarë dëllinja dhe dru lisi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri është i qëllimshëm, ndërsa dyshohet të jetë vënë nga barinjtë për të hapur kullota.
-
VIDEO
Ministria e Bujqësisë: Gripi i shpendëve është konfirmuar në Durrës, Dibër e Korçë! Mbi 358 mijë pula të ngordhura, 39 mijë u groposën dje
Ministria e Bujqësisë bën me dije vatrat ku është konfirmuar gripi i shpendëve.
“Nuk ka asnjë rast që sëmundja kalohet nga konsumi i nënprodukteve të shpendëve, AKU është në terren, aktualisht zonat në karantinë, Durrës me qendër Rashbull, Dibër në Rethkalë, një rast pozitiv në shpend oborri, Korçe në Prespë të Vogël, te pelikani kaçurrel. 358 520 shpendë nga të cilat, dje janë groposur 39 mijë shpend. Sot jemi në proces vendimmarrje për masat e reja”, tha Zv.ministrja Ermira Gjeci.
-
VIDEO
Zjarr në Elbasan, digjet prej 3 ditësh zona turistike e Gjinarit! Preken edhe fshatra të Gramshit
Prej tre ditësh një zjarri ka përfshirë masivet pyjore në zonën e Gjinarit, përkatësisht në fshatrat Zavalinë dhe Joronisht.
Terreni malor ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikëses të cilët për shuarjen e zjarrit kanë përdorur mjete rrethanore. Përgjatë tre ditëve mësohet se është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ulët, pisha, dëllinj etj.