-
VIDEO
Sot festa e Sulltan Novruzit, Baba Mondi uron besimtarët: T’i lutemi zotit që lufta në Ukrainë të përfundojë! Rama: Ju uroj një ditë me dritë brenda vetes
Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
Dita e paqes, dashurisë dhe e begatisë për njerëzimin e ka quajtur Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj “Sulltan Novruzin”, duke dërguar dhe një mesazh urimi për të gjithë besimtarët bektashinj një ditë para festës.
-
VIDEO
‘Shpërthen’ zjarri në një banesë në Tiranë, njerëzit evakuohen në kohë! Fiket zjarr, ende tym nga dritarja
Një banesë në katin e tretë të një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Ngjarja është regjistruar në Rrugën e Barrikadave dhe siç bëhet me dije nga informacionet e siguruara banesa është në pronësi të F.A. Fatmirësisht nga zjarri ka vetëm dëme materiale, pasi njerëzit që ishin brenda janë evakuuar në kohë.
-
VIDEO
Po transportonin 36 kg kanabis me thasë, arrestohen dy të rijnë në Mirditë! Në shtëpi mbanin pistoletë dhe municione
10 thasë me kanabis, me peshë 36 kilogramë janë sekuestruar nga policia, pasi u kapën në makinën e dy të rinjve në Mirditë.
Sasia e lëndës narkotike u gjet gjatë kontrollit të automjetit tip “Opel”, me drejtues Roland Lala 28 vjeç dhe pasagjer Kleon Zenelin 28 vjeç, i cili po lëvizte në drejtim të Mirditës, po transportonin lëndë narkotike, në afërsi të fshatit Jezull, Mirditë.
-
VIDEO
Prej 7 muajsh në Shqipëri, përcillen për në SHBA 212 afganët e parë! Ministrja: Nder i vendit tonë që ju mirëpriti! Ambasadorja Kim: Shqiptarët, populli i zemërgjerësisë së madhe
212 nga mbi 2500 afganë të strehuar në Shëngjin të Lezhës, që i ikën luftës nga vendi i tyre për të gjetur shpëtim në Shqipëri, tashmë janë nisur drejt destinacionit final Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një ceremonie të posaçme ata u përshëndetën nga ministrja e për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, si dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim!
-
VIDEO
Ministria tha dje si u asgjësuan të gjitha, sot vijon groposja e mijëra pulave të tjera të ngordhura nga Gripi i Shpëndëve
Procesi i groposjes së pulave të ngordhura në Durrës nga Gripi i Shpendëve, po vijon, megjithëse ministria e Bujqësisë tha një ditë më parë se janë groposur të gjithë pulat
-
VIDEO
Vlore, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullinj në Radhimë
Një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Radhimë në Vlorë. Policia njofton se ekipet e zjarrfikëses të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
-
VIDEO
U kap me armë zjarri në makinë, policia arreston 46-vjeçarin në Tiranë, në shtëpi iu gjet pushkë e kallashnikov
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, pasi u kap me armë zjarri në makinë.
Arrestimi i P.D u bë në rrugën “Altin Basha”, pasi gjatë kontrollit në automjetin të cilin drejtonte iu gjet një armë zjarri pistoletë.
-
VIDEO
Dita e Sulltan Novruzit, Meta uron besimtarët me pamjet e Malit të Tomorit: Shëndet të mirë dhe mbarësi për të gjithë
Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët bektishiane për Festën e Sulltan Novruzit. Meta shkuan se kjo është një ditë simbol i fitores së pranverës mbi dimrin dhe i shpresës mbi dëshpërimin.
'Me këtë super pamje nga Mali i shenjtë i Tomorrit ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Sulltan Nevruzin, festën simbol të fitores së pranverës mbi dimrin, të shpresës mbi dëshpërimin! Shëndet të mirë dhe mbarësi për të gjithë! Ju ndihmoftë Abaz Aliu dhe të keni bekimet e Zotit!'- shkruan Meta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 22 Mars 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Basha jep dorëheqjen si kryetar i PD-së te çfarë do të ndodh tani me PD e deri tek nisin hetimet për skandalin me gripin e shpendëve.
-
VIDEO
A iku vërtetë Basha, çfarë arriti protesta dhe çmimi i luftës
Flamur Noka, i grupit të Berishës, foli për negociatat për zgjidhjen e krizës në PD teksa solli në vëmendjen vizitën e ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brook. Noka tha se Basha do jepte dorëheqjen me kushtin që të jetë bashkëkryetar i komisionit të integrimit me Taulant Ballën.
-
VIDEO
Rritja e çmimeve ndikon pensionistët, Report Tv me çiftin e mjekëve: Leku do bari’! Në treg nuk të shërbejnë po more një sasi më pak se 1 kg
Rritja e çmimeve nuk ka ndikuar vetëm tek shtresat në nevojë dhe tek ata me pension të ulët. Report Tv sjell rastin e çiftit pensionist, një jetë të tërë në mjekësi, Thanas e Mira Kulo, që shpenzimet në treg i bëjnë jo vetëm të kontrolluara por mbajnë shënim për çdo vlerë të luhatjeve në treg. Shpesh ata dalin nga tregu pa blerë dy domate sipas nevojave, pasi shitësi u thotë ose një kilogramë ose asgjë
-
VIDEO
Drejtoresha e Kadastrës së Beratit humb kontrollin e mjetit dhe aksidentohet, ikën nga spitali pa pritur mbërritjen e efektivëve
Një aksident është shënuar në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen "Uznovë". Mjeti tip ‘Mercedez Benz’, me targa AA 995 VD, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në vendin e quajtur "Përroi Zagores".