• VIDEO

    Zv.ministrja e Bujqësisë: Nuk ka pula të infektuara që shiten në treg

    Zv, ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci  është shprehur se konsumatori nuk duhet të ketë frikë, pasi sipas saj nuk ka pula të infektuara në treg.

    "AKU është në terren, është në zbatim të planit të tij, është tërhequr partia e vezëve nga tregu, për të dhënë garanci për konsumatorin. Nuk bëhet fjalë që të ketë pula të infektuara në treg, nuk ka problematika të tilla", tha Gjeci  .

  • VIDEO

    Zv, ministrja e Bujqësisë: 340 mijë shpendë të ngordhur nga gripi i shpendëve! 120 mijë pula të sëmura do të asgjësohen

    Zv, ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci ka dhënë detaje mbi procesin e groposjes së pulave.

    "340 mijë shpendë, ka nisur procesi i 120 mijë shpendëve që ndodhen në të njëjtat kapanone, po respektohen të gjitha procedurat oër shuarjeve e vatrës, po kryhen tamponet, po informohen fermerët, është siguruar mjetet mbrojtëse për veterinerët. Shërbimi veterinar është çdo ditë në terren, po kryen dhe survejanë në të gjithë fermat, fermat që konstatojnë problematike për shpend të ngordhur, përveç karantinimit duhet të kontaktojnë veterinerin", tha Gjeci.

    •  
  • VIDEO

    4 ditë më parë u gjenden 4 pelikanë të ngordhur, konfirmohet gripi i shpendëve në ujërat e Liqenit të Prespës

    Para 4 ditë Report Tv raportoi se 4 pelikanë janë gjetur të ngordhur në ujërat e Liqenit të Prespës në Pustec, ndërkohë që sot konfirmohet se bëhet fjalë për gripin e shpendëve.

    • VIDEO

      Dorëheqja e Bashës, Skënderi në Report Tv: Ishte lëvizje taktike! Zgjidhja janë zgjedhjet brenda partisë! Dy ekipet e PD po luajnë në fushë vetëm me militantët

      Ish-anëtari i kryesisë së PD, Arben Skënderi i ftuar në Report TV e cilësoi dorëheqjen e Bashës nga kreu i Partisë Demokratike si një lëvizje taktike.

      Sipas tij lufta e brendshme në parti po bëhet për karrige dhe se nëse situata do të vijojë të jetë e tillë, pra e përçarë votuesit do t’i “ndëshkojnë” sërish duke mos i votuar.

    • VIDEO

      Zjarr i madh në fshatin Kam në Tropojë, rrezikohen disa banesa! Flakët kanë dalë jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje e specializuar

      Një zjarr i përmasave shumë të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor në fshatin Kam të Tropojës. Nga informacione e siguruara nga Report Tv është mësuar se zjarri ka rrezikuar disa banesa.

      Pas shuarjes dhe neutralizimit herën e parë, është aktivizuar përsëri për shkak të erave të forta. Sipas Shërbimit të Pyjeve të Bashkisë Tropojë, si rrjedhojë e riaktivizimit zjarri ka dalë jashtë kontrolli kjo e favorizuar dhe nga erërat e forta dhe rrezikohen banesat pasi zjarri po përparon me shpejtësi ne dy krahë, nga Kami dhe Qorraj.

    • VIDEO

      Report Tv në vendin ku po groposen pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve! Përfaqësuesi i veterinarisë: S'do lejohet të afrohen njerëz apo bagëti! Qytetari: Më kanë vjedhur tokën

      Report Tv sjell pamje ekskluzive nga vendi ku po groposen pulat e ngordhura me grip shpendësh. Në Shijak janë hapur 2 gropa, në një zonë e cila është larg zonave të banuara, por nga sa shihet me sy të lirë, ka toka bujqësore ku po kullosin bagëti.

      • VIDEO

        Drejtori i Parkut të Divjakës: Nuk kemi konstatuar pelikanë të ngordhur apo të prekur nga gripi i shpendëve në Karavasta

        Ardian Koci, drejtor i Parkut të Divjakës dhe Karavastasë në një intervistë për Report Tv tha se në këtë park, nuk janë konstatuar shpendë të ngordhur apo të prekur nga gripi i shpendëve.

        ‘Jemi vënë në alarm që para 20 ditësh. Pikënisja ka qenë një email nga Shoqata greke për ruajtjen e Prespës. Arriti mesazhi se analizat kanë nxjerrë H5N1. Ne shtuam survejimin në ishullin e pelikanëve dhe në sipërfaqe të tjera ujore. Shikuam nëse ka pelikanë të ngordhur. Shpjegohet se kush është rreziku i shpendëve, shenjat e shpendëve të sëmurë. Në parkun e Divjakës, momentalisht situata është e qëndrueshme duket se nuk ka shpendë të prekur. Nuk kemi konstatuar shpendë të ngordhur në lagunat tona. E njëjta situatë raportohet edhe në Shkodër. Duke mos pasur kontakte me kolonitë reduktohet rreziku. Jemi në kontakt me autoritet e veterinarisë.’- tha Koçi.

      • VIDEO

        Kthjellime dhe rritje temperaturash...moti për ditën e sotme

        Kthjellime dhe rritje temperaturash...moti për ditën e sotme

      • VIDEO

        Ngordhja e pelikanëve në Prespë, drejtori i Veterinarisë në Korçë: Nuk kemi asnjë vatër të re të sëmundjes, kemi futur të gjithë shpendët e oborreve në karantinë

        Fatmir Ozuni, drejtor i Veterinarisë në Korçë në një intervistë për Report Tv tha se në datën 20 mars është konstatuar rasti i parë i gripit të shpendëve tek pelikani kaçurrel. Ozuni tha se kemi futur shpendët e oborrit në karantinë, ndërsa shtoi se janë marrë masat e nevojshme duke theksuar se nuk ka asnjë vatër tjetër të re të sëmundjes.

        ‘Shërbimi Veterinar, në bazë të ligjit të shërbimit veterinar është në aktivitet të plotë dhe monitorim të gjithë situatës në datë 18 është konstatuar në ujërat liqenore e Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël një pelikan kaçurrel, në bashkëpunim me shërbimin veterinar e kanë marrë këtë kampion dhe në datën 20 rezulton se ky pelikan ishte prekur nga sëmundja e influencës aviare. Shërbimi veterinar i Korçës ka marrë masa të menjëhershme për zonat përreth duke e konsideruar si një zonë risku dhe po bëjmë kampionimet. Kemi futur shpendët e oborrit në karantinë dhe po mbikqyrim institucionet. Nuk kemi vatra të reja të shfaqura. Jemi në kontakte dhe monitorim të përditshëm. Nuk është konstatuar asnjë rast tjetër i pelikanëve të ngordhur. Është vetëm një pelikan që ka ngordhur.’- tha Ozuni.

      • VIDEO

        Grupimi 'Dhjetor 90'/ Bislim Ahmetaj: Do t'i ulim në një tryezë 2 grupet në PD

        Një prej anëtarëve të grupit të '90, Bislim Ahmetaj ka folur sot para Selisë blu se grupimi që ai përfaqëson do të bëjë gjithçka që të mbledhë në një tryezë 2 grupet në PD.

        "Sot kujtojmë votën e lirë. Në Shqipëri institucioni i dorëheqjen është më pak i arriri deri më sot. Akti i djeshëm i kryetarit erdhi i stërvonuar kur ai mbeti një pakicë shumë e vogël. Sot jemi para jush për të thënë që jemi këtu, te Partia Demokratike edhe pse ende nuk janë hapur dyert. Ne do të hyjmë në PD kur Alibeaj të ulet në tryezë me grupin e rithemelimit. Ne do t'i ulim ata në tryezë. Këtë herë do ta bëjmë rolin e negociatorit për të mirë të Partisë Demokratike, që është një vlerë e shtuar për Shqipërinë. Palët të tërhiqen 2 hapa pas për të shkuar tek një bashkim i vërtetë ashtu sicc e meritojnë demokratët shqiptarë", tha Bislim Ahmetaj.

      • VIDEO

        Ngordhin 60 pula në Divjakë, dyshime për gripin e shpendëve, kampionët e gjakut merren pa veshje dhe mjete mbrojtëse! Fshatarët groposin pulat e ngordhura në kanal

        Rreth 60 krerë pula kanë ngordhur në një fermë në fshatin Gur të Divjakës. Ato janë groposur në një kanal pranë fermës, duke rrezikuar përhapjen e infeksionit në gjithë pulat e fshatit.

        "S'kemi më asnjë pulë, ngordhën të gjitha dhe i hodhëm në një kanal këtu poshtë", tha pronarja e fermës".

        Miresie Dervishi thotë se tufa është shuar brenda dy netësh, ku kanë ngordhur të gjitha pulat e fushës dhe ato të detit.

      • VIDEO

        Veliaj me ambasadorin e Ukrainës vizitë në selinë e Komunitetit Bektashi: Në ditët në vijim presim 40 nëna me fëmijë nga Ukraina në Shqipëri! Shkurov: 15 fëmijë do futen në shkollat shqiptare

        Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bashkë me ambasadorin e Ukrainës në vendin tonë, ishin të pranishëm në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë, për të uruar besimtarët për festën e Sulltan Nevruzit. Në një prononcim për mediat, kryebashkiaku Veliaj duke bërë thirrje për solidaritet me popullin e Ukrainës, tha se këto ditë presin që të mbërrijnë në Tiranë, 40 nëna me fëmijë nga Ukraina, të cilat do të strehohen në familjet private.

        ‘Presim 40 nëna me fëmijë në ditët e ardhshme. Disa do të strehohen në familje private. Shumë familje janë ofruar për ti mbajtur në shtëpi. Do të veprohet njësoj si refugjatët nga Afganistani. Të solidarizohemi me popullin e Ukrainës.’- tha Veliaj.

        Nga ana tjetër, ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov falënderoi autoritetet shqiptare, dhe shtoi se 15 fëmijë ukrainas do të futen në shkollat shqiptare.

        ‘Falenderoj qeverinë shqiptare. 15 fëmijë ukrainas do të futen në shkollat shqiptare.’- tha Shkurov.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv