-
VIDEO
Aksident në Lezhë, makina përmbyset në rrugë, plagoset rëndë shoferja
Një person ka mbetur i plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Lezhë r, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në fshatin Pllane, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke u përmbysur.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 14 shkurt/ Temperatura nga 2°C deri në 16°C
Orët vijuese mbeten në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në veri dhe qendër të territorit duke lënë me vranësira por pa reshje zonat jugore të shqipërisë, situatë kjo e cila do të vijojë edhe gjatë natës.
-
VIDEO
Po shkonte tek i biri që iu arrestua, sjellja skandaloze e policëve në komisariatin e Lushnjës, nxjerrin zvarrë gruan! Pezullohen nga detyra dy efektivët
Gjatë kohës kur policia ka shoqëruar në komisariat të riun, nëna e tij me inicialet R.M., ka tentuar të futet me forcë në komisariat ndërsa është nxjerrë nga efektivët e policisë jashtë ambienteve të komisariatit.
-
VIDEO
Vrasja në Shkodër, dalin pamjet nga vendi ku u ekzekutua punonjësi i ujësjellës kanalizime
Report Tv ka siguruar pamje nga vendngjarja ku u ekzekutua mbrëmje e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës Prek Tonaj, punonjësi i ujësjellës kanalizime Shkodër. Ngjarja u regjistrua në qendër të fshatit, teksa ende nuk ka detaje mbi rrethanat si ndodhi vrasja.
-
VIDEO
Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, vritet punonjësi i ujësjellës kanalizime
Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Paraprakisht dyshohet se viktimë ka mbetur Prek Tonaj, punonjësi i ujësjellës kanalizime. Ngjarja është regjistruar vetëm pak minuta më parë në fshatin Grudë.
-
VIDEO
Aksident në Kuçovë, përplasen 2 makina, njëra përfundon në kanal! Shkak parakalimi i gabuar
Një aksident, fatmirësisht pa pasoja fatale, është regjistruar pasditen e sotme në rrugën Dimal-Kuçovë, vendin e quajtur Meteor.
-
VIDEO
I dha 50 mijë lekë policëve për të mos bërë testin e alkoolit, arrestohet 61-vjeçari në Durrës
Burime nga blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se 61-vjeçari me inicialet E.Z., ka tentuar të korruptojë me 50 mijë lekë të vjetra efektivët e policisë që mos t’i bëjnë testin e alkoolit. Por policia, ka vendosur t’i bëjë testin 61-vjeçarit i cili ka rezultuar i dehur në masën 0.77 mg/l.
-
VIDEO
Tornitori i Çermës për 100 traktorë
Në një ditë dimri me shi, Veri Jug ka udhëtuar në zemër të Myzeqesë dhe ju sjell mesazhe pune nga një tornitor në shërbim të mekanikës bujqësore të komunitetit të shtatë fshatrave në njësinë administrative të Çermës. Rrëfime mbi shkollimin dhe emigracionin, ofiçinën e vogël, zanatin e tornitorit që personazhi I reportazhit Bajram Xhepa premton se nuk do t'i braktisë kurrë: tornon, frezën, paisjet e tjera mekanike dhe miqtë e tij, traktoristë jo vetëm nga Çerma, por edhe nga Fieri, Rrogozhina, Durrësi. Ndiqni reportazhin “Tornitori i Çermës për 100 traktorë” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Jeta e një tornitori në emigracion
Tornitori I fshatit Cermë e Sipërme Bajram Xhepa tregon historinë e jetës dhe punës në emigrim në Greqi. Me kursimet nga puna atje, usta Bajrami ka celur një oficinë të vogël ku ka vendosur një torno, një frerzë, një trapano të madh dhe mjaft paisje të tjera mekanike. Gjithcka, për një ekonomi më të mirë për familjen.
-
VIDEO
Puna, si motiv i një tornitori
Bajram Xhepa, me zanat punën e tornitorit, thotë se pa punë nuk arrihet asgjë dhe I drejtohet të rinjve të mësojnë zanatin e tornos dhe makinave metalprerëse, zanate në zhdukje, por që sjellin të ardhura të mira financiare.
-
VIDEO
Historia e një tornitori
Bajram Xhepa, banor në fshatin Cermë e Sipërme, rrëfen historinë e jetës dhe të punës, si I diplomuar në mekanikë dhe më pas tornitor në fshatin e tij të lindjes.
-
VIDEO
Policia bën bilancin javor: 22 operacione, 126 të prangosur! Të arrestuar 5 të shpallur në kërkim ndërkombëtar
126 persona janë arrestuar në javën që lamë pas nga Policia e Shtetit në 22 operacione të ndryshme. Sipas bilancit të bërë nga vetë uniformat blu 27 kanë qenë të arrestuar nga personat e shpallur në kërkim, 5 prej të cilëve në kërkim ndërkombëtar.