-
VIDEO
I vënë flakën kazanit të plehrave, digjet tubi i ujësjellësit
Një shatërvan nga tubi i ujësjellësit është formuar në një lagje të Dhërmiut.
-
VIDEO
U prangos nga RENEA për vrasjen e dyfishte në Lezhë, ekzaminim armës së gjetur në banesën e 39-vjeçarit Përdoda! Mund të jetë përdorur në vrasje
Arma e zjarrit kallashnikov e gjetur në banesen e 39-vjeçarit Edmond Përdoda i cili u arrestua të premten nga forcat RENEA në Lezhë, si autor i dyshuar për një vrasje të dyfishtë do të ekzaminohet, për të parë nëse është përdodur në ngjarjen 27-prillit të vitit 2020 në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës.
-
VIDEO
Prodhime të pashitura dhe rritja e çmimeve, fermerët e Bilishtit 'ngrihen' në protestë: Duke na braktisur, braktisni edhe Shqipërinë
“Duke braktisur fermerët keni braktisur Shqipërinë, mos e lini bujqësinë të mjerë”, kjo ka qenë pankarta e ngjitur mbi traktorët e “braktisura” të fermerëve të Bilishtit anës rrugës, të cilët mëngjesin e sotëm kanë protestuar për prodhimet e pashitura.
Fermerët e Bilishtit kanë protestuar përpara zyrës së bujqësisë rajonale në Bilisht për rritjen e çmimit të naftës, rritjen e çmimit të plehrave kimike dhe të shtimit në tërësi të kostove të tyre.
-
VIDEO
Drogë, alkool dhe bixhoz në qeli, letra e shkruar në kompjuter nga greva e imamëve zbuloi 'haremin' në burgje! Disa prej të akuzuarve drejt 41bis
Greva e urisë nisur nga imamët e dënuar për terrorizëm dhe letra e kërkesave shkruar me kompjuter zbuluan se policët e burgjeve bashkëpunonin me të dënuari në disa burgje për futje droge, telefonash e vënie bastesh. Report Tv zbulon të tjera detaje nga operacionin 'Trinomi' që çoi disa ditë më parë në pranga 28 persona, zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë dhe të burgosur që e kishin kthyer aktivitetin kriminal brenda qelive.
-
VIDEO
Protesta e '5 majit', momenti kur banorët përplasen me efektivët e 'Shqiponjave' dhe rrëzohen në tokë
Report Tv ka siguruar pamje nga protesta e '5 majit' ku banorët përplasen me policinë. Siç shihet në pamjet e siguruara, një banore dëgjohet teksa ulërt duke thënë 'mos, mos, mos' ndërsa efektivën e forcave ‘Shqiponja’ i shtyjnë ata duke i rrëzuar në tokë.
-
VIDEO
Protesta, banorët e '5 majit' ftojnë efektivët e policisë për kafe: Mos na provokoni se kthehemi prap
Pavarësisht se banorët e mbyllën protestën, efektivët e policisë po i shoqërojnë në drejtim të fundit të rrugës së ‘5 majit’, diçka që sipas tyre s'ka ndodhur më parë. Sakaq, banorët i kanë ftuar efektivët e policisë për të pirë kafe.
-
VIDEO
Bllokimi i Kadastrës, kosto e shtuar për durrsakët! Noterja: ASHK nuk respekton afatet, mungon shërbimi
E vënë shpesh në shënjestër për korrupsion Kadastra e Durrësit nuk jep shërbime në kohë për qytetarët e Durrësit. Ata po përballen me burokraci dhe kosto shtesë për të marrë dokumentet e pronësisë, thanë noterët dhe avokatët për "Report Tv".
-
VIDEO
Lame në Berat takim me banorët e Velabishtit: Qytetarët mund të aplikojnë për certifikatën e pronësisë në E-albania
Ditën e sotme drejtori i kadastrës Artan Lame ka qenë në Berat, ku ka zhvilluar një takim me disa banor të ish komunës Velabisht, ndërsa i ka sqaruar në lidhje me ligjin e ri të certifikimit të pronave
-
VIDEO
PD-Berishës: Sulmon demokratët dhe bën aleancë me Dakon e Doshin duke amnistuar kriminelët
Partia Demokratike ka reaguar pas sulmit që Sali Berisha i bëri kandidati të saj për Bashkinë Rrogozhinë, Ferdinand Saraçin. Teksa Berisha u kërkoi demokratëve që të mos e votojnë Saraçin vetëm për logon e PD, selia blu e akuzon ish kryetarin e saj se po bën aleancë me Tom Dhoshin dhe Vangjush Dakon duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve.
"Dite e re, mashtrim i ri. Gënjeshtrat ordinere të non grates, vazhdojnë. Por demokratët e kanë kuptuar se ti ke hallin tënd dhe të familjes tënde. Demokratët e dinë, se ti si burracak, kërkon të fshihesh dhe ti përdorësh ata përballë non grates tënde me partinë e re që bëre me Ilir Metën. Demokratët e shohin se si po i poshtëron çdo ditë, duke bërë aleanca me kundershtarët më të mëdhenj të tyre. Pse nuk e përmend Qifen, po ke vënë njerëzit e tij në krye, në Rrogozhinë e Vorë? Pse nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin, por i ke çuar njerëz të negociojnë me të? Pse nuk thua një fjalë për Tom Doshin, apo ngaqë njerëzit e tij drejtojnë “shtëpinë e Ilirit” në Shkodër? Njësoj siç bëre në Parlament ku mbushe dynjanë se do votoje kundër, dhe pastaj ike si frikacak, ashtu sillesh dhe sot duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve. Partia e re e non gratave të shpallura e të pa shpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë. Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën", shkruan PD.
-
VIDEO
KQZ nuk regjistron kandidatin e partisë Lëvizja e Re për Bashkinë Durrës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka regjistruar kandidatin për bashkinë Durrës, Jonid Nano të propozuar nga partia Lëvizja e Re. Nano nuk është regjistruar, pasi sipas KQZ partia Lëvizja e re nuk ka mandat në këshillin Bashkiak të Durrësit.
-
VIDEO
Shtëpia 'e vetmuar' mes fushave në Ndroq, video nga banesa që ishte kthyer në laborator droge
Report Tv ka sjellë pamje nga banesa që ishte kthyer në një "shtëpi bari" në Ndroq. Shtëpia ndodhet mes fushave e 'vetmuar' dhe pa banesa të tjera rreth e rrotull duke e bërë edhe më të lehtë për trafikantët q të lëviznin lirshëm për aktivitetin e tyre kriminal të mbjelljes dhe kultivimit të kanabisit brenda ambienteve të shtëpisë.
-
VIDEO
I dënuar me 12 vite burg në Itali trafik droge, arrestohet 57-vjeçari në Durrës
Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Polica ka arrestuar Ilir Plakun, pasi ishte dënuar me 12 vite burg, ndërsa i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vite e 4 muaj burg vendosur nga Gjykata e Apelit të Cagliarit