• VIDEO

    Prodhuesit kundër pr/ligjit për heqjen e qeseve plastike! Prodhuesit: Drafti të ndryshojë, do e çojmë në arbitrazh! Bizneset: Na dëmton financiarisht

    Bizneset janë kundër propozimit të qeverisë për të ndaluar prodhimin e qeseve plastike dhe përdorimin e tyre në vend. Sipas prodhuesve të këtij sektori një vendimi tillë do të sjellë humbje financiare deri në falimentim të tyre. Ata paralajmërojnë dërgimin e projektligjit në arbitrazh nëse qeveria nuk tërhiqet.

  • VIDEO

    Deputetet e Komisionit Hetimor shkojnë në Inceneratorin e Tiranës! Tabaku: Ku është Klodian Zoto, Mirel Mërtiri? Se erdhëm që erdhëm thamë mos gjejmë ndonjë kriminel

    Deputetet e Komisioni Hetimor shkojnë në Inceneratorin e Tiranës.

    Jorida Tabaku: Më hoqe  mallin e Ermonlës. Ku ndodhen Klodian Zoto, Mirel Mërtiri
    Drejtori Teknik: Nuk i njoh
    Jorida Tabaku: Nuk i njeh, kush janë administratorët?
    Drejtori Teknik: Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra
    Jorida Tabaku: Erdhëm që erdhëm, thamë mos gjejmë gjejmë kriminel
    Drejtori Teknik: Faleminderit që erdhën
    Jorida Tabaku: Unë kam ardhur po kam një eksperiencë të keqe, se më rrethuan makinat
    Drejtori Teknik: Ne jemi të hapur të ndjekim çdo detyrimin kontratual për respektimin e kontratës
    Jorida Tabaku: Sot arritëm në konkluzionin, që këtu nuk kryhet incenerim, mund të ketë bojatisje, akacie, kodra me pemë, por procedura për të cilën kjo procedurë është kryer , djali drejtuesi teknik me shumë xhentilesë na shpjegon që kryhet një proces për menaxhimin embetjeve që është profesional, por kjo kontratë koncesionare sot për ne nuk po zbatohet, ajo që ndodhi në Fier që nuk ka incenerator, nuk ka as në Tiranë, ka landfill, po jo proces incenerimi
    Drejtori Teknik: Është në fazë ndërtimi dhe është brenda afateve të ndërtimit
    Ina Zhupa: E keni marrë lejën në 2019, ku jeni me punimet, sa është data sot, Jemi në 2020. Kush është procesi që kryeni
    Drejtori Teknik: Është i raportuar në të gjitha institucionet shtetërore, shkarkohen mjetet, bëhet diferencimi i mbetjeve, karton, plastik, metale, ndodh pas shpinës tuaj.
    Jorida Tabaku: Nga cilat Bashki vijnë mbetjet
    Drejtori Teknik: Tiranë Durrës dhe Kavajës
    Jorida Tabaku: Sa ton bëni në ditë
    Drejtori Teknik: Është variable, nuk ka një shifër fikse
    Jorida Tabaku: Kur duhet të përfundojnë punime
    Drejtori Teknik: Faza ndërtimore është 6 vjet, dhe ka nisur punimet nëntor 2020
    Jorida Tabaku: Tarifa është e integruar duke përfshirë edhe incenerimit dhe shitjen e energjisë, po merrni një tarifë që nuk ndodh, po ju jeni duke u paguar
    Drejtori Teknik: A biem dakord që jemi në fazë ndërtimore
    Jorida Tabaku: Veliaj ka shtyrë marrjen e lejes për inceneratoritn e Tiranës, ndërkohë që ju paguheni. Jemi në shkelje të kushteve të kësaj kontrate, përvec faktit që është një afere korruptive.
    Jorida Tabaku: 850 ton mbetje në ditë administrohen pas nesh, nuk e besoj që ka nevojë për shpjegim që na kanë kushtuar 35 mln euro kjo pajisje. Është një aferë korruptive, nuk po diskutojmë godinën e bukur, por se si po zbatohet kjo kontratë, si është firmosur, a janë shkelur ligjet e shtetit
    Ina Zhupa: Bashkia e Tiranës paguajnë edhe një kompani që ka disa kosha me ngjyra që parashikojnë ndarjen e mbetjeve në burim, ndërkohë mund ta shikoni që nuk ka ndarje të diferencuar. Ajo që po ndodh në këtë landfill është që materialet të groposen, me qëllim që nëse nuk kapen nga SPAK, të mund të bëhet incenerimi. Ne paguajmë 55 euro për pastrimin e qytetit dhe 41 euro për depozitimin në Sharrë dhe paguajmë për një shërbim që nuk e marrim.
    Belind Këlliçi: Landfill ka qenë kjo zonë dhe Landfill është. Tirana pastrohet me 24 mln euro. Këtu ofrohet vetëm kapsulimi i mbetjeve, po këtu mbetjet nuk digjen. Duhet të ketë një trajtim të mbetjeve, por të vjedhësh paratë e taksa paguesve për të mos bërë asnjë ndryshim, kam kundër abuzimit dhe korrupsionit.

    •  
  • VIDEO

    Grabitet me armë zjarri zyra e Postës Shqiptare në Gjirokastër, arrestohet autori! Vodhi lekët e pensioneve

    Është grabitur me armë zyra e Postës Shqiptare në Gjirokastër dhe autori është arrestuar brenda pak minutave. Ngjarja ka ndodhur para 10 minutash kur Armando K, 32-vjeç nga Vlora, nën kërcënimin e armës së zjarrit, hyri në zyrën e Postës Shqiptare në Pazarin Karakteristik dhe grabiti rreth 300 mijë lekë.

  • VIDEO

    Parakalime të rrezikshme, ‘dronët’ kapin shoferët problematikë në Elbasan

    Dhjetëra shoferë në qytetin e Elbasanit janë gjobitur nga policia për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

    Sipas policisë në të gjitha rrugët e qytetit dhe rrugët interurbane që lidhen me Elbasanin, janë shtuar monitorimet, duke përdorur kryesisht dron, kamera dhe aparate fotografike, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që abuzojnë, duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, që kryejnë parakalime të gabuara, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, që përdorin celularin, për drejtuesit e mjeteve që nuk vendosin rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit dhe për drejtuesit e motomjeteve që nuk përdorin kaskën mbrojtëse.

  • VIDEO

    Doli nga rruga te rrethrrotullimi i TEG-ut dhe përfundoi në kantierin e ndërtimit, pamje nga furgoni i shkatërruar krejtësisht

    Këto janë pamjet nga aksidenti që ndodhi mesditën e sotme në aksin Elbasan-Tiranë, te rrethrrotullimi i TEG-ut. Siç shihet furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kantierin e ndërtimit, ndërsa të plagosur kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri.

    •  
  • VIDEO

    Autostrada lë në hije rrugën nacionale Fier-Vlorë, po degradohet plotësisht! Banorë të zonës vuajnë pasojat e mos investimit

    Me ndërtimin e autostradës, aksi Fier-Vlorë u kthye në rrugë fshati edhe pse mban ende statusin rrugë nacionale. Prej 15 vitesh pa asnjë investim ajo po degradon plotësisht, ndërsa pasojat i vuajnë qindra banorë të fshatrave të dy qarqeve

  • VIDEO

    Gjykata rrëzoi FSHF-në, Artan Shyti në Report Tv: Vendimi i gjykatës tregoi se futbolli në Shqipëri është 'njollë e zezë'! Duka ka përçarë komunitetin, shteti u vonua në ndërhyrje

    Artan Shyti, ish-zëvendës ministër i sportit, thotë se vendimi i gjykatës së Tiranës për të zhbërë asamblenë e shoqatës rajonale të futbollit në Tiranë, që u organizua nga FSHF, është një njollë e zezë për këtë sport. Në studion e Report TV Shyti fillimisht tha se futbolli nuk duhet të kishte përfunduar deri në dyer e gjykatave.

    “Gjykata vendosi dhe nuk duhet të konsiderojmë asnjë palë fitimtare. Fakti që shoqata e Tiranës është ndarë në grupime është një anomali që nuk i bën mirë futbollit dhe jo vetëm fëmijëve. Fakti që këto shoqata janë pjesë e asamblesë dhe janë të kontestueshme …

  • VIDEO

    Debate në Komisionin Hetimor/ Tabaku: Je në konflikt interesi dhe do flasësh? Veten paç në qafë! Felaj: S'ka nevojë të më bësh ti moral

    Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku këmënbul se Ermonela Felaj është në konflikt interesi për të folur lidhur me inceratorin e Tiranës. Sipas Tabakut. Felaj kur ka qenë ministre e shtetit, nëpërmjet shefes së kabinetit të saj, Rovena Voda (ish zv.ministrja e Brendshme, sot në arrest shtëpie) ka dhënë dakordësinë për procedurat korruptive sipas saj për këtë incenerator.

    JoridaTabaku: Po të isha juriste nuk do kisha folur, se ka konflikt interesi, E rëndësime të mos i bëjmë avokati vjedhje. Do të flisni?
    Ermonela Felaj: Po
    JoridaTabaku: Veten paç në qafë
    Ermonela Felaj: S'ka nevojë që të më mbi mua moral, dhe të kërkoni e guxoni e të interpretoni ligjin.

  • VIDEO

    Prokurorët belgë ikin sot nga Shqipëria, morën në pyetje Bashën për 'Toyota Yaris' por nuk e mësuan kush e informoi kreun e PD! Lideri i opozitës nuk ua tregoi

    Përfundon vizita e hetuesve belg në Tiranë. Pas 72 orë largohen sot në mesditë drejt Bruksel. Në Tiranë erdhën  për dosjen Toyota Yaris. Report Tv mëson se para pak minutash ka përfunduar takimin delegacioni belg edhe me kreun e SPAK Arben Kraja.

  • VIDEO

    Prokurorët belgë ikin sot nga Shqipëria, morën në pyetje Bashën për 'Toyota Yaris' por nuk e mësuan kush e informoi kreun e PD! Lideri i opozitës nuk ua tregoi

    Përfundon vizita e hetuesve belg në Tiranë. Pas 72 orë largohen sot në mesditë drejt Bruksel. Në Tiranë erdhën  për dosjen Toyota Yaris. Report Tv mëson se para pak minutash ka përfunduar takimin delegacioni belg edhe me kreun e SPAK Arben Kraja.

  • VIDEO

    Kanabizuan provincën Alicante, shkatërrohet banda kriminale shqiptare në Spanjë! ‘Shtëpi bari’ me mbi 2 mijë bimë

    Shkatërrohet banda kriminale me 10 anëtarë shqiptarë, pasi kishin shndërruar në “shtëpi bari” një banesë në provincën e Alicante.

  • VIDEO

    Greqia tronditet sërish! Tifozët huliganë rrahin brutalisht me çekiç burrin, vajza e mitur sheh skenën e traumatizuar

    Vetëm disa ditë pasi vendi fqinj, Greqia, u trondit nga vrasja huligane e një 19-vjeçari, një tjetër rast i rëndë me dhunë nga tifozët ka qarkulluar në media.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv