-
VIDEO
Rama, konferencë për shtyp me gazetarët shqiptarë në SHBA pas takimit me Sekretarit Blinken
Pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët shqiptarë që e shoqëronin në këtë vizitë. Takimi u mbajt në Ambasadën shqiptare në Washington, ku Rama ka konfirmuar se 'Blinken i kishte dhënë pëlqimin për vijimin e kësaj nisme"
-
VIDEO
Operacioni ‘Restart’ në Korçë, prangosen 3 të tjerë dhe shkon në 10 numri i të arrestuarve! Sekuestrohen 70 kg në pako, do të shpërndaheshin në Greqi
Ka shkuar në dhjetë numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit "Restart" në Korçë, i nisur disa muaj më parë nga Policia, Stacioni Policor Kufitar i Kapshticës dhe SHÇBA.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 16 SHKURT-Reshje shiu në të gjithë vendin
Sipas MeteoAlb, edhe sot do të vijojnë vranësirat dhe shirat e dobët në pjesën më të madhe të vendin ku më të dukshme shirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër. Në zona të thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore.
-
VIDEO
Policia prangos të riun që ‘Pa Gjurme’ e gjeti në Vlorë, pse u arrestua Selim Lloçja?
Selim Lloçja u gjet falë "Pa Gjurmë" 10 ditë pasi kishte humbur gjurmët më datë 1 shkurt të këtij viti. 33-vjeçari mbërriti në ambjentet e Report Tv nga Vlora, ku u takua në studio me vëllanë e tij, Agimin. Por vendin e emocioneve dhe gëzimit që u përcollën në studio do t'ia zinte shumë shpejt habia sesi pak orë nga gjetja i riu nga Elbasani u prangos. Këtë lajm e bëri me dije i vëllai i tij Agimi, i cili gjatë një lidhje live me emisionin "Pa Gjurmë" shpjegon arsyet se përse i vëllai u prangos. Ai tha se Selimi me probleme të shëndetit mendor kishte thyer arrestin në shtëpi, duke u zhdukur për 10 ditë me rradhë. 33-vjeçari u gjet puntatën e së hënës në qytetin e Vlorës, ku kishte filluar punë si çoban. Gjatë transmetimit live ai i kërkoi të falur edhe të fejuarës së tij, të cilën e kishte lënë në pritje, duke i premtuar se kur të kthehej për të rifilluar punën do ta merrte me vete. Por, pas këtij premtimi ai përfundoi pas hekurave.
-
VIDEO
Kreu i Komitetit Shqiptar të Helsinkit në Report Tv: Kundër hartës së re gjyqësore, cenon aksesin e qytetarëve në organet e drejtësisë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit është kundër hartës së re gjyqësore të propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ. Kreu i Komitetit, Erida Skëndaj e ftuar në ‘Report Tv’ thotë se shkrirja e 6 gjykatave të Apelit në një të vetme në Tiranë largon shërbimet për qytetarët, të cilët duhet të udhëtojnë me orë të tëra për një çështje gjyqësore në Tiranë.
-
VIDEO
Situata në Ukrainë dhe lufta kundër korrupsionit, Rama vizitë në SHBA, takim 45 min kokë më kokë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken
Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm, Antonio Guterres dhe pritjes zyrtare, sot kreu i qeverisë zhvilloi një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, pas ftesës së këtij të fundit. Fokus i këtij takimi do të jetë situata në Ukrainë dhe ufta kundër korrupsionit, prioritet kryesor për Amerikën.
-
VIDEO
Krimi kibernetik, dyfishohen rastet e goditjes në 2021! Inxhinieri i IT: Publikimi i të dhënave ka shtuar rrezikun, rastet e hakërimit po rriten
Në vitin 2021 janë konstatuar 534 raste të krimit kibernetik, me një dyfishim krahasuar me 2020-ën. Për inxhinierin IT, Besmir Semanaj, pozitiv është fakti që blutë po i kushtojnë vëmendje këtij lloj krimi të ri. Semanaj thotë se shqiptarët rrezikohen më shumë nga hakera të huaj pasi nuk kanë dijeninë e mjaftueshme për blerjet online.
-
VIDEO
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën! Mes të pandehurve edhe i penduari Luftar Reçi
Hetimet për vrasjet e bujshme të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut kanë përfunduar në SPAK, ndërsa grupi i Emiljano Shullazit është dërguar ditën e sotme për gjykim. Mes të pandehurve për të cilët SPAK i kërkon gjykatës të dënohet është edhe Luftar Reçi, i njohur si bashkëpunëtori drejtësisë i cili me rrëfimet e tij ka zbardhur disa krimet të bëra nga grupi kriminal.
Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, akuzohen se kanë kryer “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal
-
VIDEO
Komisioni Hetimor për Inceneratorin e Elbasanit, dëshmojnë 2 administratorët e kompanive! Tabaku: Morët garanci sovrave për paga 4 mijë euro! Denaj: Po abuzon që të shfokusosh opinionin
Dëshmitarët e parë të pyetur në Komisionin Hetimor, janë Administratori i shoqërisë "Intergrated Technology Servis" shpk Faraudin Arapi dhe Administratori i Shoqërisë "Albtek Energy" shpk Arjan Baci.
-
VIDEO
Peshon 450 kg, Blerina Rrapushi apeloi në Report tv për trajtim jashtë vendit, flasin mjekët: Gjendja e përkeqësuar, i shërbejmë në shtëpi! Dërgimi jashtë? Vendos shteti
Historia e dhimbshme e 38-vjeçares, Blerina Rrapushi, e cila vuan nga sëmundja e elefantiazës dhe peshon 450 kg, preku zemrat e shumë shqiptarëve pasi u transmetua në Report TV. Në lidhje me rastin e saj dhe shërbimin që i ofrohet Report Tv është interesuar pranë institucioneve shëndetësore në qytetin e Vlorës.
-
VIDEO
Ekzekutimi i Prek Tonajt në Shkodër për gjakmarrje, Eduart Ksolla mohon autorësinë e krimit
30 vjeçari Eduart Ksolla, i cili u arrestua nga Policia e Shkodrës për vrasjen e 47 vjeçarit Prek Tonaj, ka mohuar krimin para oficerëve të grupit hetimorë të bluve të Shkodrës. Burimet bëjnë me dije se 30 vjeçari, nuk ka pranuar akuzat për vrasjen e 47 vjecarit Prek Tonaj mbrëmjen e së dielës.
-
VIDEO
Rama: Misioni i Shqipërisë, të çojë në Këshillin e Sigurimit zërin, vlerat dhe normat e saj, si kontribut për paqen
E ardhmja jonë në këtë vend të vetëm e unik që quhet tokë është e lidhur tekefundit me aftësinë tonë për të kuptuar e për të mësuar të jetojmë me dallimet tona, me aspiratat e përbashkëta, në paqe dhe dinjitet. Kjo është detyra që marrim përsipër – ta ruajmë atë horizont të shndritshëm në themelin e punës së Këshillit të Sigurimit. Ju falemnderit që gjendeni këtu me ne sonte, në këtë takim kaq të veçantë dhe ju falemnderit që i dhatë pak nga dashuria e kësaj ditë sot Shqipërisë.