-
VIDEO
Mblidhet Komisioni Hetimor për Inceneratorin e Tiranës, Tabaku: Rruga e butë ka përfunduar, sot padisim institucionet që s'na kanë kthyer përgjigje
Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku ka bërë me dije se sot të të ngrenë një padi për institucionet që nuk i janë përgjigjur shkresave për informacion këtij Komisioni.
-
VIDEO
Po shkëmbenin kokainë, arrestohen dy trafikantët në Tiranë! I riu e merrte ‘mallin’ në Durrës, 62-vjeçari e shpërndante nëpër kryeqytet
Dy persona janë arrestuar në Tiranë teksa po kryenin shitjen e kokainës. Policia ka vënë në pranga A. D., 19 vjeç dhe A. P., 62 vjeç, banues të dy në Tiranë.
Këto dy shtetas janë kapur në flagrancë në bulevardin "Zhan D'Ark", në momentin që po shkëmbenin lëndën narkotike me paratë, brenda automjetit të shtetasit A. P.
-
VIDEO
Vijon masakra me helmimin e qenve endacak në Lezhë, kafshët e ngordhura hidhen në Drin! Bashkia: Vepër kriminale, s'kemi gisht ne
Bashkia Lezhë dënon këtë veprim kriminal, duke mohuar që helmimi i qenve po bëhet nga kjo njësi vendore. Nën kryetari i Bashkisë Ermal Pacaj thotë se në buxhetin e këtij viti është parashikuar ndërhyrje për trajtimin dhe rehabilitimin e qenve endacakë dhe brenda muajit mars për t'i dhënë zgjidhje problematikës.
"E padrejtë që të akuzohemi që kemi ndërmarrë një veprim të tillë. Bashkia duke e parë si problematikë, është përshkallëzuar, qentë po shtihen dita ditës, kjo vjen edhe si rrjedhojë e sjelljes nga territoret e tjera dhe riprodhimit të tyre, por riprodhimi nuk e justifikon numrin masiv, ne e kemi parashikuar edhe në buxhetin e këtij viti. Një program se ca do bëhet për trajtimin e tyre, por duke u konsultuar dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, se janë forma si do të trajtohen dhe pas konsultimeve do marrë jetë trajtimi , shpenzimet për kafshët, po shihet me prioritet, është ngritur grup pune", tha Pacaj.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 11 SHKURT 2022 Temperaturat do të vijojnë që të rriten
Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve, ndërsa temperaturat e ajrit do të vijojnë që të rriten
-
VIDEO
Çështja”Toyota Yaris”,prokurorët belgë marrin në pyetje Bashën
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin. Kryetari i PD-së Lulzim Basha merret në pyetje nga prokurorët belgë për çështjen e “Toyota Yaris”.PS-PD votojnë në Kuvend zgjatjen e afatit të komisionit të Vettingut. Të ftuar në studio Shkëlqim Hajdari, Myslim Murrizi, Edvin Kulluri dhe Arsen Rusta.
-
VIDEO
U dashurua me ushtarin,vjehrra s’e pranoi/ Nuk u martua më,pas 47 vitesh i kërkon
U braktis në moshën 5-vjeçare nga babai, pas 47 vitesh është në kërkim të tij. Brikena Bregu që jeton në kryeqytet ia besoi historinë e jetës emisionit ’Pa Gjurmë’. Pas emocioneve të forta që ka përjetuar, ndërsa ka ndjekur rastet e shumta të trajtuara në program, ku jo rrallë ka gjetur vetveten, 47-vjeçarja u drejtua Report TV për të rrëfyer edhe ajo “historinë e dashurisë së ndaluar” të prindërve të saj, histori që përfundoi me braktisjen e Brikenës nga babai biologjik, kur ajo ishte ende e mitur. Një lidhje dashurie mes dy të rinjve, u ndërpre me forcë nga familja e djalit, pasi ata mësuan se vajza i përkiste komunitetit egjiptian. Ndërsa në jetë erdhi edhe një fëmijë Çifti jetuan bashkë vetëm 5 vitet e para, atëhere ku babai vendos të braktiste përgjithnjë të dashurën dhe vajzën e vogël. Nëna e saj Versa, 20 vjeçare në atë vendosi që t’i bëjë ballë e vetme jetës për të rritur të bijën duke mos u martuar më kurrë. Vitet kaluan dhe Brikena rritej dita ditës, derisa nisi të kuptojë mbi mungesën e figurës atërore. Nëna zgjodhi që t’i tregojë të vërtetën të bijës, duke mos e ndaluar asnjëherë ta kërkojë babanë. Ai humbi çdo kontakt me ta duke harruar përgjithnjë të shkuarën. Por dëshira e Brikenës për ta takuar babain zgjon këtë histori. Kërkimet e bëra nga vetë ajo nuk kanë dhënë rezultate. Sot Brikena jeton vetëm me nënën e saj të moshuar, pasi fati nuk i ka buzëqeshur shumë.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas për vdekje 60-vjeçarin, e tërheq zvarrë në rrugë për disa metra
Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Maliq, si pasojë e një aksidenti. Viktima është identifikuar si Petraq Premti, ndërsa ngjarja u regjistrua rreth orës 18:20.
-
VIDEO
Basha pasi dëshmoi në SPAK: Gati të bashkëpunoj me drejtësinë belge! PD do luftojë kundër krimit të organizuar, duan apo jo 'non grata-t'
Basha ka folur për mediat pasi dha deklarimet e tij në SPAK në lidhje me dosjen 'Toyota Yaris'
-
VIDEO
32-vjeçari ndërroi jetë pasi u vetëplagos me armë zjarri, e afërmja shpërthen në lot kur merr lajmin
Amaros Deda humbi jetën ditën e sotme pasi u vetëplagos me armë zjarri. Report Tv ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ndërkohë ky momenti kur një nga të afërmit merr lajmin për ndarjen nga jeta të 32-vjeçarit që ka shpërthyer në lot.
-
VIDEO
Humb jetën 32-vjeçari në Lezhë, shkoi në gjendje të rëndë në spital pasi dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri! Viktima i arrestuar më parë për grabitje
Pasditen e sotme në Spitalin Rajonal të Lezhës ka mbërritur një person i plagosur me armë zjarri. Burime për Report Tv bëjnë se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e palgëve të marra.
-
VIDEO
Aksident në hyrje të Beratit, përplasen dy automjet, shkak parakalimi i gabuar
Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në aksin rrugor Berat- Dimal në vendin e quajtur Kombinat.
-
VIDEO
Kuvend/ Vetëm kur flet Berisha, përfaqësues të SHBA krejt 'sy e veshë', u përkthejnë çdo fjalë
Zgjatja e mandatit të organeve të vettingut është tema që po diskutohet këto momente në seancën e Kuvendit.Në Kuvend kanë mbërritur edhe përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë si dhe të ambasadës së Bashkimit Evropian. Ata janë të pranishëm për të parë nga afër votimin e deputetëve për zgjatjen mandatit të vettingut.
Përfaqësuesit e ambasadës së SHBA, vetëm kur flet Berisha i përkthehet fjalë për fjalë e gjithë deklarata se çfarë ai thotë në Kuvend