-
VIDEO
Po futej në katin e dytë të PD, lëndohet një militant: Më dhunuoi policia e Lulzim Bashës! Berisha thirrje kreut të PD: Hiq dorë nga dhuna
Një person ka mbetur i plagosur në Partinë Demokratike. Ai është goditur nga brenda godinës me sende të forta teksa po futej në katin e dytë. Ai ka qenë duke tentuar të futet në katin e dytë të godinës me disa të tjerë.
Nga brenda godinës i kanë shtyrë dhe njëri prej tyre është lënduar. Ai është afruar pranë Berishës dhe i ka thënë që e ka rrahur policia e Lulzim Bashës. Ish-Kryeministri tha se i bën thirrje Bashës që të tërhiqet nga dhuna.
-
VIDEO
Dhunë në katin e dytë të PD, disa nga protestuesit bien nga shkallët metalike
Dhunë në katin e dytë të PD, disa nga protestuesit bien nga shkallët metalike
-
VIDEO
Hidhet gaz lotsjellës në katin e parë të selisë së PD
Gaz lotsjellës i është hedhur militantëve të Sali Berishës në katin e parë të selisë së PD-së. Gazi është hedhur nga disa vrima të hapura në dyert e blinduara, të cilat militantët e Berishës tentuan t'i hapin me dhunë.
-
VIDEO
Me trapan e çekiç, militantët e Berishës mundohen të hapin derën e blinduar për t'u ngjitur në katin e dytë të selis së PD
Militantët e Berishës po tentojnë të hapin me trapan e çekiç derën e blinduar që të çon në katin e dytë të selisë së PD. Pasi kanë shqyer dyert e tjera, ata synojnë të futen në të gjitha ambientet e selisë.
-
VIDEO
Report TV sjellë pamjet me dron, militantët e Berishës rrethojnë selinë e PD
Rport Tv sjellë pamje me dron nga selia e PD, duke treguar qartësisht atë që po ndodh në protestën e dhunshme të thirrur nga Sali Berisha . Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, militantët e Berishës kanë rrethuar thuajse të gjithë godinën, ndërsa një pjesë e tyre janë edhe në Bulevardin 'Zhan D'Ark'. Ata kanë thyer dyert e selisë së PD, duke u futur në kati e parë të godinës.
-
VIDEO
'Pushtimi i PD', Albana Vokshi: Basha të largohet i qetë, demokratët po futen në shtëpinë e tyre
Për mbështësen e Sali Berisha Albana Vokshi demokratët që kanë hyrë në PD janë duke hyrë në shtëpinë e tyre dhe Lulzim Basha duhet të largohet.
"Po futen në shtëpinë e tyre, Lulzim Basha të dalë dhe t'ia lërë demokratëve. Ky është turpi i Lulzim Bashës", tha Albana Vokshi.
-
VIDEO
Mbështetësit thyejnë edhe dyert e zyrave të FRPD, futen brenda: Basha të iki nga ka ardhur
Militantët e Sali Berishës kanë thyer ehe dyert e zyrave të Forumit Rinor të PD, duke arritur të futen brenda.
"Lulzim Basha të iki nga ka ardhur, shtëpia e demokratëve është e jona", thotë njëri prej protestuesve.
-
VIDEO
Militantët e tij shqyejnë derën e selisë së PD, Berisha shkon para kohe në protestë: Kanë hyrë në shtëpinë e tyre, s'ka njeri të drejtë ta mbylli
Ndonëse protesta ishte planifikuar të niste në orën 12:00, militantët e Sali Berishës nuk kanë pritur këtë të fundit, por kanë shqyer derën e selisë duke u futur. Për Berishën ata janë futur në shtëpinë e tyre.
"Sot do e shndërrojnë bunkerin e Bashës në shtëpinë e lirisë, të ruajnë gjakftohtësinë të vetëpërmbahen për arritjen e qëllimeve tona. Basha është i shkarkuar. Unë kërkoj vetëpërmbajtje. Nëse ndërhyn policia, ndërhyn Edi Rama. Në shtëpinë e tyre kanë hyrë. Nuk ka të drejtë njeri të mbyllë derën e shtëpisë", tha ai.
-
VIDEO
Militantët e Berishës brenda selisë së PD, thyejnë çfarë u del përpara, hapin me dhunë një tjetër derë në godinë! Thyejnë e bllokojnë duke i lyer me sprite kamerat e sigurisë
Pasi u futën me dhunë në kati e parë të selisë së PD, duke shqyer derën kryesore, militantët e Berishës nuk ndalen duke thyer çfarë gjejnë përpara në godinë. Ata kanë mundur të hapin me dhunë një tjetër derë në katin e parë të godinës. Po ashtu ata kanë thyer e kanë bllokuar duke i lyer me sprite edhe kamerat e sigurisë të vendosura në murin e jashtëm të selisë.
-
VIDEO
Militantantët 'pushtojnë' PD-në, thyejnë xhamat: O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do
" O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do". Me këto thirrje militantët e Berishës kanë pushtuar Partinjë Demokratike dhe po thyejnë xhamat.
-
VIDEO
Protesta e thirrur nga Berisha, vendosen tela me gjemba në murin lidhës mes parlamentit dhe PD
Për shkak të protestës së thirrur nga Sali Berisha, Report Tv sjell pamje ku duket se muri lidhës i parlamentit dhe Partisë Demokratike është rrethuar me tela me gjemba. Kjo për të shmangur kapërcimin e protestuesve nga ana Kuvendit për t’u futur në selinë blu.
-
VIDEO
Plas keq në PD, militantët e Berishës shqyejnë derën Kryesore të Selisë blu
Plas keq në PD, militantët e Berishës shqyejnë derën Kryesore të Selisë blu dhe futen në katin e parë të godinës.