-
VIDEO
Bardhi: Berisha kërkon gjakderdhje, fton njerëzit të dhunojnë godinën e PD
Gazment Bardhi tha për mediat se Sali Berisha ftoi qytetarët që të dhunojnë godinën e PD për interesat e veta që ta kthejë partinë në bunker. Ai tha se Berisha kërkon gjakderdhje dhe fton njerëzit të dhunojnë godinën e PD.
“Paralajmëroi sot dhunën që do të ushtrohet në selinë qëndrore të demokratëve. Berisha kërkon ta kthejë selinë e PD në një bunker për një person të shpallur non grata. Berisha do që ta kthejë PD në një bunker ku të strehohet vetë dhe familja e tij, trafikantët e drogës apo vrasësit që e shoqërojnë. Gjakderdhja në selinë e PD është skenari i Sali Berishës”, tha Bardhi.
-
VIDEO
Vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat në Fier, daja: Djali kishte një shenjë në grykë
"Unë jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes djalin në kopsht, për të edukuar... më morën në telefon e më thanë hajde se djalin e keni keq, aty takuam doktorin, që kishte munduar të kthente djalin në jetë, ai më shpjegoi, më tha djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha këto dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në grykë, për këtë duam drejtësi", tha daja.
-
VIDEO
Do ketë ashpërsim të masave? Rritja rekord e infektimeve me COVID-19, ministrja e Shëndetësisë në takim me Komitetin e ekspertëve: Doza e tretë domosdoshmëri
Në një kohë kur varianti delta dhe Omicron janë përhapur në Shqipëri dhe ditën e djeshme u shënua një numër rekord infektimesh që nga fillimi i pandemisë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zhvilloi gjatë paradites së sotme një takim me ekspertët e Komitetit Teknik me të cilët diskutoi rreth situatës së pandemisë dhe masave anti-COVID.
Ajo e cilësoi marrjen e dozës së tretë të vaksinës një domosdoshmëri, ndërsa shtoi se është me rëndësi zbatimi i masave aktuale anti-COVID.
-
VIDEO
Berisha: Basha ka futur kriminelë në seli, mercenarët të dalin nga ndërtesa ose do përballen me pasoja të rënda
Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se ka futur në seli persona me precedent kriminal, teksa tha se disponon dhe emrat e tyre. Ai i paralajmëroi ata që të mos bëjnë mercenarin ose do të përballen me pasoja shumë të rënda.
-
VIDEO
Covid/ Mjeku shqiptar në Londër për Report Tv: Doza përforcuese të merret 2 muaj pas së dytës dhe jo 6! Omicron fillimi i fundit të pandemisë? Epidemiologu: E paparashikueshme
Në Shqipëri është e domosdoshme marrja e dozës së tretë dhe nuk duhet të presin deri në gjashtë muaj pas marrjes së dy dozave të para, por 2-5 muaj, siç aplikohet këtu në Britani dhe në vende të tjetra të Evropës. Për ata të cilët janë në vijën e parë të fronit, apo personat mbi 65 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese, duhet të aplikohet doza e tretë pa kaluar 6-muajshi.”, u shpreh ai.
I ftuar në studion e Report Tv, ishte edhe epidemiologu Fabian Cenko i cili tha se pavarësisht se Omicron ka prodhuar këtë rritje drastike të infektimeve ditët e fundit, ende nuk dominon në vendin tonë.
“Fillimisht kjo ka të bëjë me variantin Omicon, pasi ka transmetueshmërinë më të lartë nga çdo variant tjetër, por është edhe një variant që edhe për shkak të mutacioneve të shumta që ka pasur, ka bërë që edhe personat e vaksinuar, ose ata që e kanë kaluar, të manifestojnë shenja të virusit. Jemi në një vonesë 2-3 javore nga vendet e Evropës, unë besoj që ende nuk jemi në dominimin e rasteve Omicron. Ky variant është ai që po prodhon këtë rritje drastike të rasteve, por ende nuk dominon.”, tha ai.
Ai shtoi se edhe nëse e gjitha popullata do të ishte vaksinuar, këtij varianti nuk do të mund t’i “shpëtonim”, duke shtuar se në këtë rast numri i personave të shtruar në spital, rasteve të rënda dhe fataliteteve do të ishte më i ulët.
“Nëse të gjithë do të ishin teorikisht të vaksinuar, ose do të kishin nivele më të larta se ato që kemi, me këtë valë Omicroni, ndoshta nuk do t’i shpëtonim një rritje të rasteve, por do të kishin një reflektim më të zbutur të shtrimeve në spital, rasteve të rënda apo edhe atyre fatale.”, mjeku.
“Omicron fillimi i fundit të pandemisë?”, të pyetur lidhur me këtë, Shapo tha se Omicron ngjan me variantin që ka për qëllim të përhapet sesa të sjellë pasoja, duke shtuar që është me rëndësi sapo kuptojmë që jemi të infektuar të izolohemi, për të këputur zinxhirin e tranmetueshmërisë.
“Omicroni i ngjan një varianti “boosteri”, pasi nëse jemi vaksinuar dhe infektohemi, shanset janë që ky mund të na bëjë më të fortë. Omicroni ngjan me variantin që do të përhapet më shumë sesa të sjellë pasoja. Është variant që edhe ata i ka lënë në shtëpi, pa vajtur në shtëpi, është në infeksion që nuk është edhe aq i butë sa pretendohet. Është e rëndësishme ta kapim sa më herë dhe të izolohemi, në mënyrë që të këpusin zinxhirin transmetues dhe ndoshta ko do të jetë trokitja finale e pandemisë.”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër Cenko tha se nuk është i sigurt nëse ky do të jetë varianti i fundit, por tha se kështu ndodh që me kalimin e kohës viruset bëhen më pak agresiv dhe më shpejtë të tranemetueshëm.
“E vërteta është se variante evoluojnë, duke u bërë gjithnjë më pak agresiv dhe gjithnjë më të transmetueshme. Megjithatë a është ky i fundit, apo i parafundit, këtë nuk e dimë kjo është e paparashikueshme.”, tha ai.
-
VIDEO
Sali Berisha në selinë e PD: Basha, njeri pa një grimcë dinjiteti! E shndërroi selinë në bunker dhe e mbushi me kriminelë
Pasi dërgoi njëri pas tjetrit mbështetësit e tij që konfirmuan se dyert e selisë së PD janë të mbyllura, Sali Berisha ishte vetë sot i pranishëm në 'shtëpinë e demokratëve'. Berisha nuk u mundua të hapte derën, teksa u ndal të hedhë akuza të shumta ndaj Lulzim Bashës.
"Prej disa ditësh shqiptarët po përjetojnë në mënyrë të pabesueshme zhvillime të denja si për romanet e Franc Kafkës, skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, nga aktet e turpshme në të tjera po kaq të turpshme, një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë e integritetit moral dhe politik. A mundet kush të imagjinonte se një ish-lider i ri do të mbyllte karrierën e tij politike në vend të nënshtrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij në blindimin dhe shndërrimin në bunker të selisë së PD, bllokimin e saj, bllokimin e hyrjeve për deputetët e PD, mbushjen e kësaj selie me kriminelë që rëndojnë mbi shpatullat e tyre vrasje njerëzish, trafiqe kriminale, akte seriale, deri tek fanatizma dhe ekstremizma të dënueshme", tha ai.
-
VIDEO
Dyert e PD-së prej ditësh të kyçura, Sali Berisha mbërrin vetë në seli
Sali Berisha, pasi dërgoi prej ditësh me radhë mbeshtetësit e tij që të provojnë nëse janë të hapura dyert në PD-së, sot ka vendosur që të shkojë vetë në seli. Ish-kryetari i PD-së ka mbërritur në oborrin e selisë, nga ku pritet që të mbajë një deklaratë për mediat. Sali Berisha shoqërohet nga një grup anëtarësh të Komisionit të Rithemelimit.
-
VIDEO
Gratë mbështetëse të Berishës, shkojnë në selinë e PD-së, trokasin në derë: Jemi Forumi Gruas, por deputeti Basha ka vendosur drynin
Gratë mbështetëse të Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar sot në selinë e PD-së, ndërsa dyert i kanë gjetur të mbyllura. Përfaqësueset nga Forumi i Gruas në PD, i kanë rënë derës, ndërsa nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
'Jemi forumi i gruas'- dëgjohen të thonë. 'Jemi pjesë e Lidhjes Demokratike të Gruas. Kjo nuk ka ndodhur as në vitin e mbrapshtë të '97. Na vjen keq që deputeti Basha na paska vënë drynin'-u shprhën ato.
-
VIDEO
Pa vaksinë dhe test negativ, 4 zyrtarë të administratë publike në Gjirokastër nuk lejohen të hyjnë në zyrë
Katër punonjës në administratën publike në Gjirokastër nuk janë lejuar të futen sot në zyrat e tyre nga Inspektorati Shëndetësor, për shkak se nuk dispononin certifikatën e vaksinimit apo testin e PCR. Kontrollet e Inspektoratit Shëndetësor kanë nisur që prej datës 4 janar, pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve se punonjësit e administratës dhe ata të supermarketeve e qendrave tregtare, duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit apo test PCR.
Drejtuesi i Inspektoratit Shëndetësor Gjirokastër, Edi Sinojmeri tha për Report Tv se punonjësit që nuk paraqesin certifikatën e vaksinimit apo test PCR, nuk do të lejohen të futen në zyrë. Ai theksoi se nga e hëna e javës që vjen do të kryhen inspektime dhe do të merren masa administrative përkatëse për personat që nuk dorëzojnë dokumentacionet përkatëse e po ashtu edhe pe institucionet që nuk i raportojnë.
-
VIDEO
U vra në ‘Don Bosko’ se vodhi kokainën mes bananeve në Romanat? Imeraj: S’e kemi pistë hetimi
Kapja e 119 kg kokainë në kontejnerin me banane në Tiranë dhe atentati i ndodhur në “Don Bosko” pak ditë më pas, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosët 4 të tjerë, dyshohet të kenë lidhje me njëra-tjetrën. Report Tv pyeti drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj për këto dyshime, e cila tha se hetimet vijojnë dhe nëse do kenë fakte do hetojnë dhe në këtë pistë.
-
VIDEO
Berishistët shkojnë sërish në selinë e PD, i gjejnë dyert e kyçura: Më 8 janar u kthejmë demokratëve shtëpinë e tyre
Edhe sot, për të tretën ditë me radhë, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokrtike, me qëllimin që të futen brenda, por dyert i kanë gjetur të kyçura. Ato u shprehën se me protestën e 8 janarit do t'u kthejnë demokratëve shtëpinë e tyre
-
VIDEO
Operacionet e RENEA-s në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, vihen në pranga 19 persona
Pas operacionit të RENEA-s në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe në Gjirokastër, janë vënë në pranga 19 persona