-
VIDEO
Për Gjykatën e Tiranës vjedhja e rrogave të 680 mijë qytetarëve s'është skandal! Gjyqtari pa vetting, Artan Gjermeni liron të arrestuarit! 2 punonjësit e Tatimeve bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë
Me një vendim skandaloz, gjyqtari Artan Gjermeni liroi nga qelia të 4 personat e arrestuar me bujë si përgjegjës të publikimit të të dhënave personale të 680 mijë qytetarëve, duke caktuar masat e sigurisë 'detyrim paraqitje' për eksperten e IT te Tatimet Eni Qirjakon si dhe 'arrest shtëpie' për 3 të arrestuarit e tjerë, ekspertin tjetër të IT te Tatimet, Andi Agaraj dhe dy përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
-
VIDEO
Uji i ndotur dhe i papërdorshëm për konsum, banorët e Postribës dalin në protestë: Çështjen do ta çojmë deri në Strasburg! Drejtori i kanalizimeve Shkodër: Kemi gjetur zgjidhjen
Banorët e Postribës protestuan sot përpara ndërmarrjes së ujësjellësit në Shkodër për sa i përket ujit të pijshëm i cili sipas tyre është i papërdorshëm për konsum pasi vjen i ndotur, problem të cilin e kanë denoncuar edhe më parë. Banorët mbanin pankarta “O drejtësi, o revoltë” në duar ku kanë kërkuar që SPAK të ndërhyjë për të zgjidhur këtë problem.
-
VIDEO
Daja: S’është problem të ngremë armën, po ne s’jemi vrasës! Si mund të hapet kopshti, aty vdiq 1 fëmijë
Daja i fëmijës është shprehur se ato janë gënjyer për të vërtetën e vdekjes së 3-vjeçarit në kopsht. Ai ka zbuluar se në shtëpi ka ardhur edhe një ndërmjetësues për të qetësuar situatën, por edhe ai ka gënjyer. Ajo që ua rëndon edhe më shumë plagën është se sot, kopshti është hapur.
“Na sollën një Vangjel Ndreko si ndërmjetës ,nuk isha dakord që ai të vinte si ndërmjetës se nuk do më mbante fjalën, ndërhyri kryeplaku i fshatit, jemi njerëz të bashkëpunojmë, Unë i thashë je i garantuar, dua vetëm diçka vendi ku është varur fëmija “a ka kamera”. Ai më thotë “ Po vendi ku u është varur fëmija ka kamera, dhe nëse nuk ka kamera ku vend, por survejohen të gjitha lëvizjet nga kamerat na ka thënë”, pa që gjithë vendi ku ka lëvizur fëmija ka kamera. Nuk mund të hedhësh baltë para fëmijës dhe hajde përballu a e ke thënë këtë fjalë apo jo.
Ne nuk jemi vrasës, duam të na zbardhin të vërtetë, s’është problem për të ngritur një armë, ne nuk jemi vrasës, se këta prokuror po na hiqen shumë trima, ne na ka humbur një fëmijë dhe duam që të na zbardhet si ngjarje. Nuk ka qenë aksidentale. Po e marr si të mirëqenë që ai fëmijë është varur, ndoshta gabohemi ne, ndoshta jemi errësuar ne nga sytë, po dua njërin nga ju, na jepni një mendim, shkoni në kopsht, policia kemi bërë kallëzim dhe unë jam i pakënaqur për policinë që kopshti vazhdon të hapet, si mund të hapet kopshti kur një fëmijë ka vdekur atje, mund të hapet kopshti, por të paktën këto ditë jo”, tha daja.
-
VIDEO
Rama 30 minuta mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve në seli: Nesër mblidhet Kryesia e PS
Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Selin e Partisë Socialiste, drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja nisi rreth orës 08:30 dhe zgjati 30 mimnuta
Ndërsa në fokus mësohet të ketë qenë agjenda për sfidat e ardhshme, analiza në cdo qark e kërkuar më herët për secilin drejtues. Në 15 janar caktohet organizimi për 30 vjetorin e FRESH. Ndërkohë është vendosur që ditën e nesërme të ketë Mbledhje kryesie në orën 9:00 të mëngjesit në Selinë e PS.
-
VIDEO
Fëmija iu mbyt në kopësht, nëna: Punonjësit më thanë se djali ishte përmendur, doktori më njoftoi se kishte ardhur pa jetë në spital
Nëna e 3-vjeçarit që u mbyt në kopështit ka zbuluar si ka mësuar lajmin e trishtë se fëmija i saj kishte humbur jetën. Ajo thotë se është mashtruar nga punonjësit e kopështit dhe se ka qenë doktori që e ka njoftuar se djali i saj ka mbërritur i pajetë në spital.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 10 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, nga policia arreston 34 persona për sulmin mbi selinë e PD e kallëzon dy deputetë te "e ndjeva veten në rrezik për jetën" e deri tek Berisha Deja Vu All over again.
-
VIDEO
Basha nxjerr videon: Berisha urdhëroi mercenarët që të godasin selinë e PD-së
Për Lulzim Bashën sulmin ndaj selisë se Partisë Demokratike e ka urdhëruar Sali Berisha. Kryetari i PD-së ka nxjerrë një video, ku sipas tij Berisha paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi sulmin kundër PD
-
VIDEO
Zbulohet shkaku, 50-vjeçari e vrau ish-gruan për kujdestarinë e vajzës
50-vjeçari Niko Hila, ka vrarë ish-gruan e tij Xhuliana Topalli, pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të kujdestarisë së vajzës së tyre 4-vjeçare. E gjithë skena ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të gruas, në fshatin Nënshat të bashkisë së Vaut të Dejës, ku dhe viktima jetonte së bashku me vajzën dhe babanë e saj të sëmurë pas ndarjes.
-
VIDEO
Tërmet 5.8 ballë në Greqi, lëkundjet ndihen në disa qytete të vendit! Sizmiologu për Report Tv: Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar, dëmtime mund të ketë në banesa të vjetra
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit mbrëmjen e sotme. Ndihen lëkundje tërmeti në disa qytete të Shqipërisë, epiqendra në Follorine të Greqisë
-
VIDEO
'Është qëlluar nga pas', kushëriri i Gentjan Bejtjas tregon si i ka shpëtuar atentatit: Ka bërë manovra me makinën
'Është plagosur në Larushk, nuk ka njohur njeri se kush ka qenë, atentat i është bërë edhe më para. tani ka një gërvishtje në dorë, rrethanat nuk dihen, i kanë bërë dy herë atentat. sot me automatik më parë më dinamit në makinë, se kush ka qenë nuk di gjë. Kështu tha nuk kam parë gjë. Nuk e ka parë. Ka manovruar ka ikur me makinë. Edhe tjetrin e ka kapur plumbi. Kanë shpëtuar të dy. Tani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Nuk kam asnjë dyshim se kush mund t'ja ketë bërë atentatin. Genti dikur ka qenë ish-polic, më pas ka jetuar në Itali për një kohë të gjatë. Ka parë personin kur i kanë qëlluar nga pas dhe më pas ka manovuar me makinë, pasi ka ikur me makinë.'- tha ai për Report Tv.
-
VIDEO
Burri vret ish-gruan në Vaun e Dejës, pas sherrit për kujdestarinë e vajzës!
Një tjetër grua është ekzekutuar me armë zjarri nga dora e ish- burrit të saj! 50-vjeçari Niko Hila, pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të kujdestarisë së vajzës së tyre 4-vjeçare ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar 40-vjeçaren Xhuliana Topalli.
-
VIDEO
Atentat në Fushë Krujë, qëllohet me breshëri kallashnikovi në drejtim të Gentjan Bejtjas dhe Klodian Stafukës, mbesin të plagosur! Njëri prej të lënduarve në 2016 i shpëtoi një atentati me minë me telekomandë
Gentjan Bejtja dhe Klod Stafuka, nga Fushë-Kruja, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë