-
VIDEO
Protesta e Berishës, FNSH në gatishmëri edhe para Ministrisë së Brendshme dhe parlamentit
Policia e Shtetit ka marrë masa paraprake sa i përket protestës së thirrur nga Sali Berisha, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur në gatishmëri edhe përpara Ministrisë së Brendshme dhe Parlamentit.
-
VIDEO
Berisha në protestë për të marrë PD! Ka përplasje, militantë të Ish-Kryeministrit tentojnë të qëllojnë mbështetësin e Bashës, s'lejohet të futet në Seli! RENEA, Garda dhe policia në gatishmëri
Protesta e thirrur nga Berisha do të mbahet sot në orën 12:00 para selisë së PD, ku pritet të grumbullohen militantë për të hapur më pas dyert e 'shtëpisë së demokratëve', sikurse ka premtuar ish-kryeministri. Kampi i mbështetësve të Berishës thonë se protesta do të jetë paqësore e ndërsa nga ana tjetër PD-ja zyrtare flet për skenare dhune me banditë e kriminelë. Është vënë re se oborri i PD është i mbushur me makina dhe shikohet si një tjetër masë për të penguar mbështetësit e Berishës.
-
VIDEO
Protesta e Berishës, vendosen bokse të mëdha në tarracën e selisë së PD, për çfarë do të shërbejnë?
Teksa kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e protestës së Sali Berishës, në tarracën e selisë së PD janë vendosur disa bokse. Bokset mund të jenë vendosur për t'u bërë thirrje protestuesve që të shmangin veprimet e dhunshme në rast agravimi të situatës.
-
VIDEO
Çfarë do të ndodhë në PD? Dhjetëra forca policie në gatishmëri, 'rrethojnë' selinë blu! FNSH në lëvizje në zonë
Policia është në gatishmëri për gjithçka që mund të ndodhë sot në Partinë Demokratike. Me dhjetëra forca policie kanë 'rrethuar' ambientet rreth selisë blu. 3 furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë qarkullojnë në zonën rreth godinës së PD.
Policia do të monitorojë të gjithë protestën e ditës së sotme. Ndërhyrja do të bëhet vetëm në raste të nevojshme dhe do të qëndrohet në gatishmëri. Përmes kamerave të sigurisë do të identifikohen element të rrezikshëm që mund të bëjnë trazira.
-
VIDEO
Pak para protestës së Berishës, Basha mbledhje në seli me Kolegjin e Kryetarëve e më pas me Kryesinë për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 18 dhjetorit
Një orë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, Lulzim Basha do të mbledhë në selinë e PD Kolegjin e Kryetarëve, ku do të diskutohet mbi zbatimin e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit. Pas takimit me Kolegjin e Kryetarëve, Basha do të mbledhë edhe Kryesinë për të miratuar programin e diskutuar nga Kolegji.
Kujtojmë se në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit u rrëzuan vendimet e dala nga Kuvendi i 11 dhjetorit i Berishës, përfshirë edhe shkarkimin e Bashës, ndërsa u miratua edhe ndalimi i çdo personi të shpallur 'non grata' në PD që të jetë pjesë e pozicioneve drejtuese në parti.
“Të nderuar Kryetarë,
Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë", thuhet në mesazhin e dërguar nga Gazment Bardhi.
-
VIDEO
Edhe RENEA në gatishmëri pranë PD-së
Situata në Partinë Demokratike duket e tensionuar. Përveç forcave të rendit dhe FNSH, janë parë rreth selisë blu edhe automjete të forcave RENEA.
-
VIDEO
Numër i vakët protestuesish në mënyrë të organizuar, shumica drejt Tiranës me makina private
Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit e mbështetësit e Berishës kanë organizuar militantët nga gjithë vendi për t'ju bashkuar protestës para selisë së PD. Por edhe pse po organizohet nga mbështetësit e PD, në dukje protestuesit e Berishës nuk po vijnë të organizuar, por, siç mëson Report TV, transporti po kryhet me automjete private.
Mësohet se nga Durrësi pritet të nisen rreth 1200-1500 militantë të PD. Sakaq burimet pranë policisë bëjnë me dije se nuk ka masa të shtuara në Durrës, por do të jenë postoblloqet e zakonshme pranë mbikalimit të Shkozetit dhe në autostradë, të cilat ushtrojnë kontrolle tek automjetet përgjithësisht luksoze, me targa të huaja, apo tek ato të cilat duken të dyshimta.
Në Fier, deputeti Luan Baçi ka organizuar militantët e Berishës, por bie në sy numri i vogël i tyre. Para nisjes, Baçi tha se nuk do të hyhet me dhunë në selinë e PD.
Nga Qarku i Gjirokastrës janë nisur 250 demokratë për të marrë pjesë në protestë, po ashtu në udhëtime private të organizuara nga vetë militantët.
Nga Kruja bëhet me dije se janë nisur drejt Tiranës 500 persona.
Në Vlorë, kryetari i PD Vlorë, Genc Deromemaj thotë se në drejtim të kryeqytetit janë nisur rreth 1000 demokratë. Pjesa më e madhe e tyre janë nisur me automjete private dhe në organizime individuale ndërsa katër njësitë administrative të Vlorës janë bashkuar duke vënë në dispozicion të demokratëve një autobusë dhe dy furgona për tu nisur në drejtim të Tiranës. Çdokujt prej tyre i është kërkuar të kenë me vete kartën e anëtarësisë.
Mësohet se nga Korça janë nisur rreth 1000 demokratë, ndërsa transporti u mundësua me mjete private. Atyre iu është kërkuar të kenë edhe kartën e anëtarësisë me vete.
-
VIDEO
Skenar i Bashës për të penguar protestën e Berishës? Oborri para selisë së PD mbushet me makina
Pak orë para nisjes së protestës së Sali Berishës, oborri para selisë së PD është mbushur me makina. Nuk dihet nëse ky është një skenar i kyedemokratit Lulzim Basha për të penguar protestën e Berishës, i cili ka thirrur mbështetësit e tij që të mblidhen para selisë së PD në orën 12:00. Ndërkohë Basha ndodhet në seli, ku po zhvillon një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve të PD.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 8 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Basha thirrje demokratëve se Berisha ka mobilizuar kriminelë e trafikantë te dita e kiametit e deri tek fara e keqe.
-
VIDEO
Aksident në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, të rinjtë humbin kontrollin e mjetit
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ku makina ka humbur kontrollin dhe ka marrë dëmë materiale.
-
VIDEO
Sulaj në ‘Pa Protokoll’: Në protestën e Berishës do ketë kriminelë! Hajdarmataj: Kreu i PD ilegjitim!
Situata e tensionuar në PD ishte tema e diskutimit këtë mbrëmje në emisionin 'Pa Protokoll' të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Blendi Sulaj, tha se në protestën e nesërme të thirrur nga Berisha do të ketë kriminelë që do kryejnë akte dhune. Ndërsa analisti Plator Nesturi është i mendimit se kriza në selinë blu zgjidhet vetëm në gjykatë.
-
VIDEO
Protesta tek PD, orë ankthi për demokratët
Protesta tek PD, orë ankthi për demokratët
Një debat maratone me: Mimoza Hajdarmataj Blendi Sulaj Page Genc Deromemaj Plator Nesturi Arvit Bushati Genti Çela Fatos Klosi