-
VIDEO
Krim i rëndë në familje, 55-vjeçari vret me kallashnikov bashkëjetuesen në fshatin Nënshat në Vaun e Dejës! Burri tenton vetëvrasjen, përfundon i plagosur në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Nënshat të Bashkisë Vau Dejes. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Niko Hila, 55-vjeç, ka vrarë me kallashnikov bashkjetuesen 40 vjeçare. Mesohet se viktima është Xhuliana Topalli 40 vjeçe. I plagosur është edhe burri 55-vjeçar, Niko Hila i cili është dërguar në spital, ndërsa nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja
-
VIDEO
18 vite nga tragjedia e 9 janarit ku u mbytën 21 shqiptarë dhe u zhdukën 8 të tjerë, familjarët kallëzojnë në SPAK: Të dënohen përgjegjësit
Më 9 janar të vitit 2004, në gjirin e Vlorës u përmbys një gomone që transportonte ilegalisht disa shqiptarë drejt Italisë.
Bilanci i viktimave ishte tejet i rëndë me 21 persona të mbytur zyrtarisht, dhe 8 të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur, pasi trupat nuk u gjetën kurrë. Sot pas 18 vitesh, Shoqata e familjarëve të viktimave të kësaj tragjedie kanë bërë kallëzim në SPAK.
-
VIDEO
Mulliri 700 vjecar i Skënderbeut në Kurbin
Veri Jug ju sjell historinë brilante, por të dhimbshme të një mulliri të vjetër bloje, mulliri 700 vjecar në fshatin Gallatë të Kurbinit, I njohur nga banorët e zonës si mulliri I Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Nuk është një legjendë, por një e vërtetë: mbreti I shqiptarëve Gjergj Kastrioti, vinte vetë në mulli, bluante drithra, grurë dhe misër dhe më pas miellin e dhuronte falas për malsorët e fshatrave të Kurbinit dhe ushtarët e tij. Rrënimi dhe shëndrrimi I mullirit në gërmadhë, për shkak të braktisjes dhe harrimit nga insitucionet vendore në Kurbin dhe nga institucionet qendrore në Tiranë. Personazh I reportazhit, si rrëfimtar, është mësuesi I vjetër Nikoll Balozi. Ndiqni reportazhin “ Mulliri 700 vjecar I Skënderbeut në Kurbin” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Mulliri 700 vjecar i Skënderbeut
Rrëfimi I mësuesit Nikoll Balozi mbi historinë e mullirit të Fallës në fshatin Gallatë, mulli ku Gjergj Kastrioti bluante vetë grurë dhe misër dhe mielli9n jua shpërndante malsorëve dhe ushtarëve të tij.
-
VIDEO
Kurbini, një histori e madhe
Mësuesi I vjetër Nikoll Balozi nga fshati Gallatë I zonës së Kurbinit flet mbi historinë e madhe të zonës, ku mbreti I shqiptarëve Gjergj Kastrioti la gjurmë të arta në vargmalet skënderbejane gjatë viteve të luftës kundër pushtueve osmanë.
-
VIDEO
Apel për shpëtimin e mullirit
Mësuesi Nikoll Balozi I bën thirje institucioneve vendore dhe qendrore të reabilitojnë dhe ringrejnë mullirin e Skënderbeut, braktisur dhe lëbë në harresë nga zyrtarët në Kurbin dhe në Tiranë.
-
VIDEO
Peqin, policia zbulon arsenal armësh dhe drogë në një magazinë! Në pranga 3 persona, 1 në kërkim! Armët mund të jenë përdorur në vrasje dhe krime të tjera
Një arsenal i vërtetë armësh është zbuluar në një magazinë në Peqin. Policia njofton se ka gjetur edhe drogë. 3 persona janë në në pranga dhe 1 është shpallur në kërkim. Arrestohen Ali Çelmeta, Skënder Dudija, Mikael Durrsaku, në kërkim Ergi Tosko
-
VIDEO
I dënuar me 7 vite burg në Itali, arrestohet në Lezhë 27-vjeçari, gati për ekstradim
Policia e Lezhës ka arrestuar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet Italiane.
-
VIDEO
Kanali që merr jetë njerëzish në rrugën Kavajë-Rrogozhinë! Banorët apel ARRSH-së: Të ndërhyjë menjëherë
Një kanal vaditës në aksin Kavajë-Rrogozhinë është kthyer në një shqetësim serioz për drejtuesit e automjeteve por dhe banorët e zonës. Ata kanë protestuar, duke kërkuar nga ARRSH-ja të merren masa të menjëhershme, së paku me vendosjen e sinjalistikës rrugore.
-
VIDEO
Xhama të thyer dhe zyra të shkatërruara, çfarë ka mbetur brenda PD pas protestës së dhunshme
Selia e Partisë Demokratike është kthyer në një skenë dhune ku çdo gjë është shkatërruar nga zyra e kryetarit e deri tek zyrat e administratës. Në korridoret e saj shikohen xhama e dritare të thyera, karrige e tavolina të shkatërruara.
-
VIDEO
Pamjet virale nga protesta e Berishës, qytetari pastron këpucën me flamurin e PD
Pas thirrjeve të ish-kryeministrit për t'u larguar dhe premtimit për t'u riorganizuar, një qytetar ka zgjedhur të pastrojë këpucët me flamurin e Partisë Demokratike dhe videoja është bërë virale në rrjet.
-
VIDEO
Berisha: Rruga që kemi për të bërë s'është e lehtë, kërkon sakrificë! Ju garantoj një rrugë të suksesshme e fitimtare
Në deklaratën e tj të fundit në protestën e dhunshme që thirri sot, Sali Berisha i kërkoi militantëve të tij sakrifica ' në rrugën që kemi për të bërë'. Ai tha se protestat nuk do të ndalen dhe se qëllimi është rikthimi i PD në pushtet me votën e lirë.
"Sot gjithçka doli e qartë si në dritën e diellit. Kjo betejë tregon për të gjithë se rruga që kemi për të bërë nuk është e lehë, ajo kalon përmes sakrificave, një vendosmërie, pro ju garantoj që është një rrugë e suksesshme dhe fitimtare. Sot ne dëshmuam se jemi opozita e vërtetë e këtij kombi. Ky është një revolucion i pandalshëm, ndalet vetëm me përmbysjen e narkoshtetit, synon rikthimin në pushtet nëpërmjet votës së lirë të PD. Në 3 muaj kohë, ne rikthyem votën e lirë në zemrat tona, në PD. Tani mendojnë se mund ta mbajë të mbyllur në bunker Edi Rama, Lulzim Bashën, kurrë! Le të shpërndahemi për t'u rikthyer në betejën tjetër edhe më të fuqishme se kjo", tha Berisha.