-
VIDEO
Vrasja në Don Bosko, 3 autorët u larguan me një Benz me targa të vjedhura të një Smart-i!
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati mafioz në 'Don Bosko'. Mësohet se makina me të cilën janë larguar autorët është Mercedez Benz E Class me AA 125 UK i zi, të cilat dyshohet se i janë vjedhur një Smart-i. Në makinë kanë qenë 3 persona, bëjnë me dije burimet për Report Tv.
-
VIDEO
Vrasje mafioze në Tiranë/ Ekzekutohet 35-vjeçari, 4 të plagosur! Viktima po pinte kafe në 'Don Bosko', autorët qëlluan nga jashtë lokalit, u larguan me 'Benz' të zi, dyshohet me targa të vjedhura
4 janari ka shënuar viktimën e parë për 2022 si rezultat i një atentati mafioz! Një person është ekzekutuar me armë zjarri. Ai po pinte kafe në një lokal në 'Don Bosko', teksa ështe qëlluar nga jashtë lokalit, e ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
-
VIDEO
Vrasja në Tiranë, policia ngre pika kontrolli në Elbasan për të kapur autorët
Policia e Elbasanit ngre postoblloqe në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan për kontroll për autorët e dyshuar për ngjarjen në kryeqytet. Sipas burimeve dyshohet se autorët kanë lëvizur me një mjet tip ‘Benz’ të zi. Një person ndërroi jetë nga të shtënat me armë ndërsa tre të tjerë u plagosën.
-
VIDEO
'Skenë krimi'...ky është lokali në 'Don Bosko' ku u vra 1 person dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur! Autorët largohen me 'Benz' të zi
Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarje, nga lokali i pas një sherri u vra me armë zjarri një person, e ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Siç shihet edhe në pamje, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, e ndërsa lokali është rrethuar me shiritin 'skenë krimi'. Nga ana tjetwr, mwsohet se autorwt janw larguar nga vendi i ngjarjes me njw 'Benz' tw zi!
-
VIDEO
21 bashki marrin 500 mln lekë për trajtimin e mbetjeve! Bashkia e Durrësit përfiton 221.6 mln lekë! Kavaja e dyta më problematike, merr 53.4 mln lekë
21 Bashki do të marrin 500 milionë lekë për trajtimin e mbetjeve, të cilat vitin e kaluar sollën edhe dëmtimin e sezonit turistik. Pjesën më të madhe të buxhetit e merr bashkia e Durrësit, e cila do t’i çojë mbetjet tek inceneratori i Tiranës.
-
VIDEO
Vettingu në Polici po ecën me ritme të ngadalta, prej vitit 2019 vetëm 56 efektivë të filtruar, 25 prej tyre vitin që lamë pas
Procesi i vettingut në Polici po ecën me ritme mjaft të ngadalta. Që prej vitit 2019, vetëm 56 efektivë kanë kaluar në filtrin e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.
-
VIDEO
119 kg kokainë në kontejnerin me banane në Tiranë, shoferi i kamionit rrëfen 30 minutat e kontrollit nga 4 persona të maskuar: Më thanë do të zhdukim familjen! S'njoftova policinë se kisha frikë
Report Tv ka siguruar dëshminë e plotë të shoferit Hasan Salihu, i cili kishte shkuar për të marrë konteinerin me banane në Portin e Durrësit, ku u gjetën 119 kilogramë kokainë. Salihu ka deklaruar se është ndaluar nga 4 persona të maskuar, të cilët kanë kryer në kontenierin me banane një kontroll për rreth 30 minuta.
-
VIDEO
Shoqëroi Vincenso Pirolin në spitalin e Lezhës, zbardhet dëshmia e të afërmit të tij: Kishte lënë takim me një person, por erdhi i plagosur
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e 34-vjeçarit Vinçens Piroli, i cili mendohet se kishte lënë takim me një person, i cili dhe e ka qëlluar 3 herë me pistoletë me silenciator.
Në dëshminë e të afërmit të Pirolit, Mark Nika, i cili e ka transportuar në Spitalin e Lezhës të plagosurin, tha se nuk e di se kush ka qëlluar ndaj tij apo për çfarë arsye. Nika dëshmon para bluve të Shkodrës se pasi e la 34-vjeçarin te ura e Bahçallekut, kishte pritur në makinë, ndërsa Piroli ishte futur në një rrugë dytësore për të takuar personin, por ishte kthyer i plagosur.
-
VIDEO
Rekrutimi i të rinjve për Forcat e Armatosura në Vlorës, kapiteni Kaja: Është rritur interesi, mundësi për t’u bërë pjesë e misioneve të NATO-s
Fushata promovuese e Ministrisë së Mbrojtjes për rekrutimin e të rinjve që duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, pati ndalesën e radhës në Vlorë. Me një ftesë drejtuar të rinjve nga mosha 18-27 vjeç, kapiten Edison Kaja tha se kjo është një mundësi e mirë për ata që duan të bëhen pjesë e misioneve të NATO-s.
-
VIDEO
Zef Mazi për Report Tv: Shqipëria ‘peng’ i integrimit, gabim strategjik i BE! 6 muaj ‘pritje’ për të kërkuar ndarjen nga Maqedonia e Veriut
Gabim strategjik të Bashkimit Europian e cilëson kryenegociatori i Shqipërisë Zef Mazi, pengesën që po i bëhet vendit tone në rrugën drejt anëtarësimit. Zgjidhja e ngërçit Sofje-Shkup, për Mazin kërkon kohë, ndaj vendi ynë duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut.
-
VIDEO
Luan Daci kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e tij: Janë dënuar pa fakt penal, është shkelur Kushtetuta
Luan Daci, ish anëtari Kolegjit të Apelimit, kërkon nga Parlamenti të ngrejë një komision hetimor pasi ai pretendon se është dënuar padrejtësisht dhe shkarkuar pa fakt penal e ligj të shkelur.
-
VIDEO
I shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari 22 vite më parë, arrestohet në Gjermani Genc Tafili
Burime nga Interpol bëjnë me dije se Genc Tafili kishte planifikuar të udhëtonte për në Stamboll ditën e Vitit të Ri kur u arrestua nga autoritetet gjermane.Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2000.