-
VIDEO
Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, banorët njoftojnë zjarrfikësit dhe policinë! Shkak dyshohet shkëndija elektrike
Kanë qenë banorët ata që kanë parë tymin që po dilte nga makina dhe kanë njoftuar zjarrfiksit të cilët bënë te mundur fikjen e zjarrit.
-
VIDEO
Elbasan, policia kontrolle blic në lokalet që frekuentohen nga personat me precedent dhe të rrezikshëm! Disa të shoqëruar
Policia e Elbasanit ka zhvilluar disa kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente që mendohet se përdoren dhe frekuentohen nga personat me precedent penal dhe me rrezik të lartë.
-
VIDEO
Aksident në aksin Vlorë-Fier, një i plagosur
Një aksident ka ndodhur në aksin Vlorë-Fier, ku ka mbetur një person i lënduar. Aksidenti ka ndodhur te mbikalimi i Novoselës, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera.
-
VIDEO
Aksident në Lushnjë, plagosen 3 persona! Përplasja e dy makinave shkakton radhë kilometrike
Aksident i rëndë në Lushnjë, plagosen 3 persona! Përplasja e dy makinave shkakton radhë kilometrike.
-
VIDEO
Qytetarët zgjedhin Manastirin e Zvërnecit pas festës së Vitit të Ri: Shpresojmë që të çlirohemi nga pandemia në 2022
Kjo e dielë ka shënuar fluks në zonat turistike. Të shumtë janë qytetarët vendas por edhe të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë Manastirin e Zvernecit në Vlorë. Vizitorët shprehen se është një vend i mrekullueshëm.
"Jam nga Vlora por nuk jetoj në Vlorë. S'kam ardhur në Shqipëri prej 7 vitesh dhe erdha të vizitoj mamin e babin". Erdha në Manastirin e Zvernecit se është vend i mrekullueshëm, bën foto të bukura është bukur dhe pastër. Jam nga Fieri dhe erdha në Zvernec për pushim se është ditë e mrekullueshme." - shprehen disa nga vizitorët.
-
VIDEO
Policia ‘tolerante’ me shoferët 'shembullorë' gjatë 2 ditëve të para të 2022, asnjë i dehur në timon: Qytetarët i janë përgjigjur apelit tonë
Edhe pse e pabesueshme, por e vërtetë, asnjë drejtues mjeti nuk është ndaluar i dehur në timon gjatë 31 dhjetorit dhe 1 janari, edhe pse ishte festa e ndërrimit të viteve. Ky fakt është vërtetuar nga vetë Policia e Shtetit, e cila edhe pse ishte me masa të shtuara gjatë ditëve të festa, pikërisht për të garantuar rregullin dhe sigurinë në vend, nuk ka pasur asnjë incident të tillë qoftë me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, asnjë aksident me pasojë vdekjen dhe asnjë ngjarje kriminale.
-
VIDEO
Tentoi të parakalonte një mjet, përfundon në kanal ‘Volkswagen’-i në Lezhë, plagoset drejtuesi
Një aksident rrugor është regjistruar në fshatin Rrile, në qytetin e Lezhës. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se një makinë tip ‘Volkswagen’ teksa po udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
-
VIDEO
119 kg kokainë në konteinerin me banane në Tiranë, lihen në burg 3 të arrestuarit! Report Tv zbardh dosjen, rrugës mund të jenë hequr sasi droge nga ngarkesa! Si u kërcënua shoferi
3 të arrestuarit nga operacioni që zbuloi 119 kilogramë kokainë në një magazinë në Vaqarr të Tiranës fshehur mes arkave me banane ardhur me kontejner nga Ekuadori, janë lënë në burg nga SPAK. Arrest me burg jep gjykata penale për Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu. Kontejneri me banane u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Durrës.
-
VIDEO
'I rrezikshëm dhe i paskrupullt', ja kush është i burgosuri shqiptar i arratisur nga burgu në Itali! Anëtar i bandës që terrorizoi Piemonten
Quhet Kristjan Mehilli 27-vjeçari i burgosur shqiptar që u arratis nga burgu i Vercellit në Itali natën e Vitit të Ri, duke sharruar hekurat e qelisë dhe duke zbritur me çarçafë nga kati i katërt i burgut.
-
VIDEO
Nga fëmijëria te sfidat në karrierë, rrëfimi “sekret” jashtë kostumit të politikës i Erisa Xhixho në ‘N’kohë’ në Report Tv: Asnjëherë se kam menduar largimin nga Shqipëria
Ish kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim, ish-zëvendësministre e Integrimit, sot deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Për të gjithë këtë rrugëtim por jo vetëm, për fëmijërinë, studimet në Britaninë e Madhe, Erisa Xhixho i është rikthyer kujtimeve në rrëfimin për emisionin ‘N’kohë’ në Report Tv.
Për herë të parë Xhixho ka treguar peripecitë në Mbretërinë e Bashkuar, momentet pikante të bisedave me kolegët studentë për gatimet tradicionale shqiptare, rrëfen arsyet se pse u kthye në Shqipëri, si iu fut karrierës politike e deri te nismat e fundit në mbrojtje të viktimave të dhunës në familje dhe abuzimeve seksuale.
-
VIDEO
Gjithçka shkrumb e hi, një qiri djeg një banesë në Vlorë! Ishte e marrë me qira
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një banesë është përfshirë nga flakët. Një qiri është bërë shkak që banesë të bëhej shkrumb e hi në 5 të mëngjesit, ndërkohë që mësohet se personat që banonin aty e kishin marrë me qira.
-
VIDEO
Bebi i parë në Shkodër për 2022 është djalë! Historia e veçantë e nënës: Të dy fëmijët i kam lindur më 1 janar
Pas Tiranës dhe Fierit, edhe në Shkodër fëmija i parë për vitin 2022 është djalë. Fëmija i cili quhet Arenc Kukaj lindi në orën 7:45 dhe është fëmija i dytë i Arjeta Kukaj.
Historia e Arjetës është e veçantë sepse të dy fëmijët e saj kanë lindur në datën 1 janar. Dy vite më parë Arjeta në 1 janarin e vitit 2020 lindi djalin e saj Harisin i cili sot mbush dy vjeç ndërsa në ditën e parë të këtij viti lindi djalin e dytë, Arencin.
“Është një emocion i madh pasi të dy fëmijë më kanë lindur më 1 janar. Edhe djali tjetër i madh ka lindur më 1 janar”, tha nëna e lumtur që mbante në krahë foshnjën e saj të porsalindur.
Mjekia Armela Troshani e cila ka asistuar Arjetën edhe në lindjen e saj dy vite më parë në 1 janar shprehet se gjendja e nënës dhe fëmijës të porsalindur është shumë e mirë.