-
VIDEO
Gënjeu policinë? 34-vjeçari tha se u plagos tek ‘Ura e Bunës’, blutë shkojnë në vendngjarje por nuk gjejnë asnjë provë
Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin ku mendohet se ka ndodhur plagosja e 34-vjeçarit Vinçens Piroli mbrëmjen e djeshme sipas dëshmisë së tij. Por blutë nuk kanë gjetur në vendin e ngjarjes asnjë provë, asnjë gjurmë gjaku dhe asnjë një gëzhojë plumbi. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nëse Piroli ka thënë të vërtetën se ku është qëlluar me 3 plumba pas shpine.
-
VIDEO
Tritol makinës në Vlorë, tre të shoqëruar në polici! Benard Sinomati një vit me parë kishtë dalë nga burgu në Belgjikë
Tre persona janë shoqëruar për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Vlorë, ku një sasi tritoli u vendos në makinën në pronësi të Bernard Sinomatit. Nga policia konfirmohet se nuk ka ende një pistë hetimi për faktin se automjeti kishte kohë që ishte i braktisur.
-
VIDEO
2 muaj pas afatit, punimet për tregun agro-bujqësor në Durrës s'kanë mbaruar ende! Tregtarët: Na kanë lënë në shi e të ftohtë si skllevërit para 500 vitesh
Tregu agro-bujqësor në Durrës ka tejkaluar me 2 muaj afatet e përfundimit të punimeve për rikonstruksionin e saj, ndërsa 227 tregtarë po zhvillojnë aktivitetin në kushte të vështira që prej korrikut të 2021. Bashkia Durrës tregon se vonesat nuk lidhën vetëm me punimet por edhe me problematika pronësie.
-
VIDEO
Plagosja tek 'Ura e Bunës'! U qëllua pas shpine me pistoletë me silenciator, 34-vjeçari: Erdha nga Shkodra në Spitalin e Lezhës, ndihesha më i sigurt
SHKODËR-Plagosja me tre plumba e Vinçens Piroli është bërë me pistoletë me silenciator. Ai është qëlluar nga pas shpine teksa po ecet në këmbë, me 3 plumba që e prekën një në shpatull dhe dy në pjesën e brinjëve. I plagosuri, i cili dyshohet se është vrasës me pagesë, pas plagosjes ka marrë në telefon një familjarin e tij, i cili e ka dërguar në spitalin e Lezhës, edhe pse plagosja ka ndodhur në Shkodër.
Sipas dëshmisë së parë të 34-vjeçarit për policinë tha se erdhi në Spitalin e Lezhës pasi ndihej më i sigurt.
-
VIDEO
Basha veshi dyert e selisë së PD me logon e partisë, alarmohet Berisha: Po i blindon, po shndërron shtëpinë e demokratëve në bunkeri e tij
Veshjen e xhamave të përparmë të derës kryesore të selisë së PD me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e partisë duket se ka alarmuar Sali Berishën i cili e ka interpretuar si blindim dyersh.
I ashtuquajturi Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD ka reaguar nëpërmjet një deklarate, ku shkruhet se Basha po tenton të shndërrojë selinë e PD në 'bunkerin e tij privat'.
-
VIDEO
Ishin kthyer në tmerrin e banorëve të Korçës, përmes vjedhjes së banesave dhe biznese, arrestohen 3 hajdutët
Tre persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë vjedhur disa banesa dhe biznese në qytetin e Korçës në periudha të ndryshme. Në pranga kanë rënë O. K., 43 vjeç; M. Q., 42 vjeç dhe Xh. P., 37 vjeç, të tre banues në Korçë.
-
VIDEO
Ermira Xhomaqi: Pak dritë për gjyshërit e mi
Ermira Xhomaqi ishte foshnje 2 vjeç kur gjyshi i saj Abdulla Rami, avokati i diplomuar në Montepelier, u nda nga jeta, në internim, në një kasolle qerpiçi në Gosë të Kavajës.Gjyshi tjetër i saj Zenel Xhomaqi ishte pushkatuar që në vitin 1945. Të dyja familjet, prej nga Ermira rrjedh, ishin pre e një persekutimi të ashpër e të gjatë. Të ishe mbesë e dy gjyshërve të tillë, do të thoshte, se fati të kishte shenjuar për të qenë në qendër të persekutimit. Gjatë gjithë viteve që jetoi nën regjimin komunist, Ermira ndjeu peshën e represionit, e cila më vonë i shërbeu si forcë për të dalë në sipërfaqe e për të ecur në rrugët, ku mund të ndriçonte emrat e dy gjyshërve të saj
-
VIDEO
U plagos me tre plumba në brinjë dhe shpatull, 34 vjeçari në gjendje të rëndë! Kush e la në urgjencës e Lezhës? Policia sekuestron kamerat
Tre plumba kanë depërtuar trupin e Vincens Piroli një në shpatull dhe dy në brinjë, 34-vjeçarit që u la në spitalin e Lezhës pasditen e kësaj të hënë nga një automjet tip "Ford" nga persona ende të paidentifikuar.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë nga spitali i Lezhës për të identifikuar personin që solli në spital të plagosurin, çka mund të çojë edhe në zbardhjen e një pjese të ngjarjes.
-
VIDEO
Mesazh?! Shpërthim tritoli në Vlorë, makina e parkuar prej kohësh, pronari jeton jashtë shtetit! Sekuestrohen kamerat e sigurisë
Shpërthim tritoli në Vlorë. Lënda plasëse në makinën në pronësi të Benart Sinomataj, i cili jetonte prej kohësh jashtë shtetit. Ky duket si një mesazh për 36-vjeçarin, e ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Sinomataj i arrestuar në 2012 për armëmbajtje pa leje.
-
VIDEO
Ishte në kërkim për vrasje në Ulqin, 34-vjeçari shkon i plagosur me armë zjarri në spital! I riu s’tregon si u plagos, ngjarja plot mister
Një 34-vjeçar është dërguar në spitalin e Lezhës i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta. I plagosuri është identifikuar si Vincens Piroli, teksa nuk dihet ende nëse është vetëplagosur, është qëlluar pas një konflikti të çastit, apo edhe një atentat.
-
VIDEO
Shpërthim tritoli në një makinë në qytetin e Vlorës
Shpërthim tritoli në Vlorë. Lënda plasëse është vendosur në një makinë, nuk dihet nëse ka të lënduar.
-
VIDEO
315 magjistratë, 6 muaj afat për t’iu nënshtruar vettingut! Amendamenti Kushtetueses për zgjatjen e afatit, pritet votimi në Kuvend
6 muaj afat ka komisioni i pavarur i kualifikimit për të kaluar në vetting 315 gjyqtarë e prokurorë të cilët nuk i janë nënshtruar ende kontrollit. Ndërsa në parlament ndodhet drafti për zgjatjen e afatit të “vetting” deri në 2024 ky proces do të nis me seancën e parë për vitin 2022 më datë 6 Janar.
Subjekti që do të çelë siparin e vettingut për 2022 është gjyqtarja Rudina Palloj e gjykatës së Beratit. Përgjatë 4 vite e gjysmë që lamë pas procesit të vetting i janë nënshtruar 487 subjekte ku mbi 40 % e tyre janë shkarkuar për probleme me pasurinë.