• VIDEO

    Me 'Lamborghini' e 'Ferrari', policia ndëshkon shoferët për gara shpejtësie në Tiranë! Hiqen patenta dhe vendosen gjoba (VIDEO)

    Policia Rrugore në Tiranë ka arrestuar 5 shoferë të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa patentë. Mësohet se 23 drejtues mjetesh janë gjobitur për gara shpejtësie në zonat e banuara.

  • VIDEO

    Akuzohet për pastrim parash, Myslim Murrizi në Report Tv: E stisur nga fundërrinat që drejtojnë policinë e Shtetit! Tonin Voci, ish-sigurims

    Ish-deputeti Myslim Murrizi ka mohuar totalisht akuzat që i ka bërë policia në prokurorinë e Tiranës për hetim parash. Ai ka thënë se i ka deklaruar çdo qindarkë dhe ka ftuar prokurorinë të hetojë.

  • VIDEO

    Bie aksidentalisht me biçikletë në një kanal vaditës, mbytet 56-vjeçari në Fier

    Në fshatin Drizë të Fierit është gjetur i mbytur në një kanal vaditës një 56-vjeçar. Fiqeri Muhameti mendohet se ka rënë aksidentalisht në kanal anës rrugës duke lëvizur me biçikletë dhe është mbytur.

  • VIDEO

    'Turp, Gazi!', militanti i Berishës i bërtet para selisë së PD, Bardhi i 'përgjigjet' me dy gishtat lart

     

    Me thirrjen 'turp, Gazi' është pritur Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në selinë blu nga një militant i Sali Berishës. Megjithatë Bardhi u përgjigj qetësisht vetëm duke ngritur dy gishtat lart,, simboli i demokracisë.

    •  
  • VIDEO

    Protesta e Berishës, Baçi: Në 8 janar dyert e PD-së do jenë të hapura, festojmë rikthimin e demokracisë! Komisioni i Rithemelimit nis zyrtarisht punën për zgjedhjen e kryetarit të ri

    Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi beson se protesta e thirrur nga ‘Berishistët’ më 8 janar do të shënojë rikthimin e demokracisë në Partinë Demokratike dhe është dita kur do të nisë punë Komisioni i Rithemelimit

  • VIDEO

    Certifikata me detyrim, rritet interesi për t’u vaksinuar kundër COVID në Vlorë

    ‘Në ditët e para të vitit të ri vihet re ka interes të shtuar të popullsisë për tu vaksinuar, jo vetëm të atyre që kanë për të bërë dozën e tretë, që janë pacientë që ju ka ardhur afati për të bërë dozën e tretë dhe paraqiten vetë në qendër shëndetësore. por kemi interes dhe për dozën e parë të vaksinës, përveç vaksinës Sputnik, ka interes nga banorët jo vetëm për por dhe për tjerat. Nuk e kemi ndërprere punën edhe gjatë ditëve të festave dhe shohim që ka interes sidomos për dozat e para, kjo ndoshta dhe nga udhëzimi i MSH për vaksinimin e punonjësve por edhe për shkak të situatës së Covidit që është e ngarkuar. Aktualisht kemi vënë re shtim të rasteve, janë 37 pozitiv në këtë qendër shëndetësore. Pra janë të dyja bashkë, frika nga sëmundja, por dhe detyrimi për tu pajisur me certifikatë vaksinimi.’- u shpreh mjekja Rajmonda Zoto.

    Kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Vlorë, Lorenc Rexho, tha se drejtuesit e institucionet duhet të marrin masa për punonjësit e pa vaksinuar.  

    "Kemi verifikuar çertifikatën apo për ata që sjanë të vaksinuar do të paraqesin çdo pesë ditë testin molekular Pcr . Nêse nuk kryhet është detyrê  e drejtuesit të institucionit të marr masat ndaj punonjësit. Ne nuk do të tolerojmë në ketë pjesë do të jemi cdo ditë në terren. Deri tani nuk ka punonjës të pa vaksinuar dhe ne bëjmë edhe verifikimin e çertifikatës në e-albania për çdo punonjës që na kanê ofruar drejtuesit."- tha Rexho.

    Në bazë të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, punonjësit e administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve, për t'u paraqitur në punë duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit. Në mungesë të saj, punonjësit mund të paraqiten me certifikatë shërimi të vlefshme për 6 muajt e fundit, në të kundërt test PCR çdo 5 ditë.

  • VIDEO

    A do e lirojë Basha selinë blu pas ultimatumit të Berishës? Analistët në Report Tv: Po mbajnë peng PD për egon e tyre personale! Partia në fazën e parë të një konflikti të gjatë

    Situata në PD sa vjen edhe tensionohet, ndërsa sot skadon edhe ultimatumi i Sali Berishës për Lulzim Bshën që të lirojë selinë e PD. A do ta bëjë kryedemokrati një veprim të tillë? Për analistët Armand Plaku dhe Erl Murati mesazhet e Bashës janë të qarta, ai ka ndërmend të vijojë betejën me Berishën për të mbajtur pushtetin në PD.

  • VIDEO

    Skadoi ultimatumi për Bashën/ Flamur Nokës e deputetëve të tjerë 'pro Berisha' i mbyllen dyert e PD-së!

    Në përfundim të afatit të vënë nga Berisha që Basha të lirojë zyrën, mbështetësit e tij provuan sot të futeshin në seli por të treja dyert ishin të mbyllura. Flamur Noka tha se Basha e ka kthyer selinë në një burg të sigurisë së lartë por ata do ta marrin godinën në 8 janar, sipas tij në mënyrë paqësore.

    • VIDEO

      Noka: PD është bërë Alkatraz, më 8 janar e kthejmë në shtëpinë e lirisë në mënyrë paqësore

      Flamur Noka tha se selia e PD-së është kthyer në një burg i sigurisë së lartë pasi janë kyçur dyert e blinduar dritaret. Ai tha se ky Alkatraz modern më datë 8 do të kthehet në shtëpinë e lirisë dhe se protesta e demokratëve do të jetë paqësore.

      “Edi Rama i ka krijuar kushtet e një burgu të sigurisë së lartë për të vetëburgosur pengun e tij Lulzim Basha, si mënyra më e mirë për t’i zgjatur jetën e pushteti. Rama nuk mundet kurrë të burgos shpirtin e  lirë të demokrateve. Data 8 do të jetë data kur demokratë do të marrin frymë lirisht jo nga burgu i Alkatrazit, por nga shtëpia e lirisë. Më datë 8 në mënyrë paqësore do të rimarrin burgun e  sigurisë së lartë dhe ta kthejmë në shtëpinë e lirisë. I ka mbyllur dyert dhe ka blinduar dritaret, Alkatrazi nuk mund të jetë shtëpia e demokratëve. Deri më sot ka patur afat për të zbatuar parimin nr 1 të demokracisë, votën e shumicës. Nga data 8 sovrani e kthen këtë godinë nga Alkatrazi në shtëpinë e lirës”, tha Noka.

    • VIDEO

      Mbërrin Komisioni i Rithemelimit në PD, i prin Flamur Noka, por gjen dyert e kyçura

      Komisioni i Rithemelimit me në krye Flamur Nokën ka ardhur në PD, ditën e sotme ku i është vendosur edhe afati i fundit për të liruar PD dhe lënë lidershipin. Noka së bashku me të tjerë kanë tentuar të hapin dyert e përparme të selisë blu, por i kanë gjetur të kyçura.

      •  
      •  
      •  
    • VIDEO

      Tregtaret rom në Elbasan ngrihen në protestë! Llatja: I japim fund tregtisë në rrugë

      Tregtarët rom të produkteve të përdorura në Elbasan u ngritën këtë të mërkurë në protestë para institucionit të bashkisë  pasi kjo e fundit ndërmori aksionin për lërimin e hapësirave publike. Nga ky aksion janë prekur rreth 80 tragtarë të cilët prej gati 30 vitesh shesin në rrugë për të siguruar mbijetesën

    • VIDEO

      2022 nis me vrasje e plagosje, Gledis Nano drejtorëve të policisë: Pa rezultate ikni nga puna

      Siguria, kriminaliteti dhe lufta ndaj kultivimit të drogës janë fokusi i takimit, ku drejtorët e qarqeve do të raportojnë për punën e tyre të bërë gjatë viti të kaluar, por do të jepen edhe udhëzimet e duhura nga kryepolici lidhur me garantimin e jetës së qytetarëve por dhe kapjen e autorëve të atentateve të fundit të ndodhura në vend, që kanë mbetur të pazbardhura.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv