-
VIDEO
'Omicron' bind edhe skeptikët për t’u vaksinuar! Fluks të moshuarish për dozën e tretë në pikat e vaksinimit anti COVID
Ndonëse aktivitetet pothuaj janë pezulluar për shkak të festës së ndërrimit të viteve, kjo nuk i ka penguar qytetarët të paraqiten pranë pikave të vaksinimit për të marrë vaksinën anticovid. Lindita është një prej skeptikeve të para të vaksinimit, por shtimi i infektimeve ka bërë që më në fund të marrë dozën e parë. Pyetjes nëse e bëri vaksinën për shkak të vendimit për vaksinim të detyrueshëm, ajo përgjigjet se:
“S’e dija fare, absolutisht nuk e dija për Zotin. Unë e bëra sepse duhej ta bëja, e ndjeja se duhet ta bëja. E kisha me shumë frikë sepse unë punoj këtu tek Arena, e kisha shumë frikë për ta bërë ,por sot e vendosa dhe e bëra. Unë bëra Pfizer, isha e vetmja nga familja që nuk e kisha bërë,sepse burri dhe goca e kishin bërë,vetëm unë nuk e kisha bërë", tha ajo.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Dibër, makina del nga rruga, humb jetën një person! Plagosen 3 të tjerë
Një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Dibër si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ku automjeti tip 'Volkswagen Pasat' ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
-
VIDEO
Fotot ekskluzive/ 119 kg kokainë në arkat me banane, mister si nuk u dalluan 100 pako nga skaneri në Durrës! Pronari i kompanisë njoftoi vetë Gledis Nanon 1 ditë me vonesë! Në hetime edhe SPAK
Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të skanimit që i është bërë kamionit në Portin e Durrësit tek i cili ishin 119 kilogramë kokainë. Është mister fakti se si është e mundur që skaneri s'ka kuptuar asgjë edhe pse brenda në kamion ishin 100 pako kokainë. Ky është kontejneri i dytë që ka marrë kompania në port në të njëjtën ditë, ku i pari kaloi pa probleme.
-
VIDEO
Pas festave, emigrantët shqiptare rikthehen drejt Greqisë, 3908 qytetarë kalojnë në pikën kufitare në Kapshticë
Ditët e para të janarit kanë rikthyer në Greqi në vendin ku punojnë dhe jetojnë shtetasit shqiptarë të cilët kaluan festat e fundvitit në Shqipëri.
Pika e kalimit kufitar të Kapshticës ka regjistruar një numër të madh personash në dalje të territorit tonë. Sipas autoriteteve doganore gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 3908 qytetarë ndërkohë që situata në këtë pikë kalimi është e qetë.
Sipas policisë nuk janë krijuar radhë të gjata pasi po punohet me sportelet maksimale për të përballuar gjithë fluksin e këtyre ditëve.
Nga ana tjetër në këtë pikë kalimi është e domosdoshme që të gjithë shtetasit shqiptarë apo edhe të huaj që do të hyjnë në territorin grek duhet të kenë bërë testin e shpejtë, apo PCR në të cilat duhet të rezultojnë negative.
Këto masa përveç të rriturve vlejnë edhe për fëmijët mbi 5-vjeç, pavarësisht vaksinimit.
-
VIDEO
Kosova nuk pranon të pavaksinuarit, nga sot për të hyrë në vend kërkohet certifikata me dy doza! Kthehen dhjetëra qytetarë nga Shqipëria në Morinë
Nga sot, për të hyrë në Republikën e Kosovës, secili qytetar duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me dy doza të vaksinës anti-COVID, në të kundërtën, nuk do të mund të hyjë. Dhjetëra qytetar nga Shqipëria që kanë kryer një dozë vaksine, apo me test PCR, janë kthyer mbrapsht nga policia kufitare e Kosovës në Morinë. Kjo pasi nga sot nuk vlen asnjë dokument tjetër, apo test PCR, por vetëm vaksinimi me dy doza. Qeveria e Kosovës më datë 1 dhjetor të vitit të kaluar ka miratuar masat anti-COVID, të cilat kanë hyrë në fuqi menjëherë, mirëpo, një pikë e këtij vendimi ishte lënë për datën 3 janar të vitit 2022. Sipas këtij vendimi, nga sot, për të hyrë në Kosovë, secili person duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19. Ndërkaq personat të cilët nuk i kanë bërë dy dozat e vaksinës, do të kenë mundësi të vaksinohen në pikën kufitare aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vermicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit. Sipas masave anti-COVID që janë në fuqi, lëvizja e qytetarëve lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit, deri në orën 00:00 të mesnatës. Lokalet e gastronomisë lejohen të punojnë deri në orën 23:00, ndërkaq muzika duhet të ndalet në orën 21:30.
-
VIDEO
Ngricat në rrugë, makina kthehet përmbys dhe del nga rruga në aksin Bulqizë-Fushë-Bulqizë
Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutave në aksin rrugor Bulqizë- Fushë Bulqizë në vendin e quajtur ‘Pishat’.
Shkak është bërë shtresa e akullit në rrugë, ku një makinë ‘Fuoristradë’ dhe një tjetër tip ‘Suzuki’, kanë dalë nga rruga. Ndërsa një nga makinat është kthyer përmbys. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
-
VIDEO
Efektivët e transferuar në administratë do të mund të rikthehen në polici! Për ata që kanë mbi një vit larg, do të riaplikojnë me vërtetim besueshmërie
Me vendin të Këshillit të Ministrave, pas mbarimit të afatit të transferimit në administratë, polici emërohen në detyrë brenda strukturave të Policisë së Shtetit, në përputhje me kualifikimin profesional dhe gradën policore që mbajnë.
-
VIDEO
Me armë zjarri kallashnikov në bagazhin e ‘Range Rover’, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë, të dënuar më parë për trafik lëndësh narkotike
Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi janë kapur duke qarkulluar në makinë me armë zjarri. Policia ka ndaluar në vendin e quajtur ‘Rrethrrotullimi i Shëngjinit’, mjetin ‘Range Rover’ me drejtues Astrit Shekaj dhe pasagjerin Armando Vulaj
-
VIDEO
Emigrantët shqiptarë kthehen drejt Greqisë, krijohen radhë të gjata makinash në palën greke
Radhë të gjata makinash janë krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi emigrantët shqiptarë po kthehen drejt Greqisë
-
VIDEO
Kosova nis aplikimin e masave të reja në kufi, dhjetëra qytetarë nga Shqipëria kthehen pas! Nuk kanë marrë dy doza të vaksinës anti-COVID
Kosova ka nisur aplikimin e masave të reja anti-COVID, në kufi, ku asnjë qytetar nuk do të lejohet që të futet në territor pa certifikatën me dy doza të vaksinës. Dhjetëra qytetar nga Shqipëria që kanë kryer një dozë vaksine, apo test PCR, janë kthyer mbrapsht nga policia kufitare e Kosovës. Kjo pasi nga sot nuk vlen asnjë dokument tjetër, apo test PCR, por vetëm vaksinimi me dy doza.
-
VIDEO
Rrëshqitja e gurëve nga mali në Torovicë, Ndreu: Është detyrë e institucioneve qendrore për t’i dhënë zgjidhje problematikës
Rrëshqitja e gurëve nga mali në zonën e Torovicës në Lezhë është një problem mjaft i madh që duhet t’i japë zgjidhje qeveria Shqiptarë bashke me Autoritetin Rrugor. Kështu shprehet kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, sipas të cilit shqetësimi ju është përcjelle institucioneve qendrore, pasi ndërhyrja nuk është në varësi të bashkisë
-
VIDEO
Nga përplasjet e trefishta te ecja indietro në autostradë, 2022 nis me aksidente rrugore, por pa viktima! Në pak orë 9 të plagosur në vend, mes tyre një 5-vjeçare
Gjashtë aksidente, dy prej të cilave të trefishta kanë ndodhur brenda pak orëve në vend. Për pasojë, 9 persona janë plagosur. Report Tv sjell një përmbledhje të këtyre aksidenteve.