-
VIDEO
Ish-kryeministri tregon bisedën me demokratët: Doktor, nuk e kemi dashur kurrë Bashën, e kemi mbështetur prej teje! U thoshte njerëzve se vendimet s'i marr unë po Berisha!
Sali Berisha ka treguar se demokratët i kanë thënë se nuk e kanë dashur kurrë Lulzim Bashën, por e kanë mbështetur vetëm prej meje.
"Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike. Takohem nga mëngjesi në darkë me demokratë, deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar, demokratë të thjeshtë, nga të gjithë më kanë thënë "doktor ne atë nuk e kemi dashur për këto këto, por ne atë e kemi mbështetur se e mbështet doktori. Nuk e njifja këtë se i kisha mbyllur hesapet dhe doja të punoja vetëm për interesat e PD si i gjykoja unë dhe në 8 vite ju garantoj që nuk janë me gishtat e dorës që t'i promovoj, përkundrazi. Ka ndodhur një spastrim i heshtur, i atyre që kishin punuar me mua dhe nuk i thashë, dakord do të qeverisë me njerëzit e tij, i shija njëri pas tjetrit se si largoheshin, por nuk kisha idenë që njerëzit mendonin kaq shumë se unë isha mbështetësja e tij pa kushte, s'më shkonte mendja. Kam qenë avokat vetëm i demokratëve. Unë sa herë më pyesnin gazetar, nisja ime është pa kthim, isha betuar që njëri po mbetet i dyti do jem unë, nuk kisha projekt, por humbi zgjedhjet e 2017 i kam thënë jep dorëheqjen në zyrën time, jo më tha. U ka thënë të tjerëve që vendimet nuk i marr unë, por Berisha. Kam bërë gjithçka që zgjedhjet të mos bojkotoheshin. Të gjitha vendimet i ka marrë vetë", tha Berisha.
-
VIDEO
Ironia e Berishës për Lulzim Bashën: Kryetari ynë, më falni ish-kryetari jonë u mor me karrigen e tij…. Lapsus! I futi thikën pas shpine PD
Sali Berisha këmbëngul që shpallja e tij 'Non Grata' nga SHBA-ja është bërë pa baza, e ndërsa tha se me përjashtimin e tij, Luzlim Bashai futi thikë pas shpine PD-së.
"Kryetari ynë, më falni ish-kryetari jonë u mor me karrigen e tij…. Lapsus. Zoti Basha u mor me karrigen e tij. Në atë kohë. Berisha doli “non grata” me një akuzë që ajo nuk ka asnjë fakt dokument dhe argument. Akuza për shpalljen Non Grata nuk ka asnjë fakt, dokument, fakt dhe argument. Një njerui që ka bërë gjithçka për luftën kundër korrupsionit, për afrimin e Shqipërinë me SHBA-BE, tani damkoset pasi mafia e Soros dështoi të më dezinjonte Non Grata për konspiracion kundër politikës së SHBA. Del Hashim Thaci në Prishtinw në fund të korrikut 2018, do bëjmë sakrifica të mëdha, Do bënte operacion territorin e Kosovës. unë u ndodha diku me pushime, i kthehem ia kundërshtoj me argumente se kjo është zhbërja e Kosovës, ajo ishte se ishte me dosjen që ishte atje, atë dosje e kishin në dorë serbët, pasi e kundërshtova disa herë, këta e kishin shitur sikur me këtë projekt janë të gjithë dakord. Rama Vucic, donin të masakronin Kosovën, do e bënin Kosovën sallatë. Unë i kam thënë Hashim Thacin, më tha një nga udhëheqësit në Kosovë. Rama i thotë Thacit bëre gabim që e shpalle pa u marr vesh me mua, kërkon takim, jo s'ka takim. Pastaj këtë moment e quajtën veprimtari konspirative, dhe u futa në radhën e seksioneve që Pompeu as nuk do e pranonte kurrë, unë hodha Blinken për shpifje ndaj meje, jo për vendimin, por shpifjet mbi të cilat bazohet vendimi. Basha i them kërkoj transparencë, mos u përzie, Filluan zërat në Partinë republikane, që kemi të bëjmë me hic. I bëj të qartë që unë kurrë, nuk pranoj t'i dorëzoj sovranitetin vendit tim, mund t'i tregojë dhe them shumë gjëra, për ndjenjat e mia proamerikane, por ato nuk me lejonin kurrë mua që të shkonte ndërmend që të cedoja pa marrëveshje dhe Kushtetutë, kurrë, do ishte turpi më i madh që do i liaj vetes dhe unë do jem në parlament, pa asnjë lloj diskutimi. shumë gjëra i keni dëgjuar, por po shkojmë te fundit, Lulzim Basha në një akt të pashembullnë historinë e një vendi apo shteti, diktatorial apo demorkatik, pa pyet asnjë njeri del dhe komunikon përjashtimin e Sali Berishës duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD", tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Në 25 prill vetëm 1/5 e demokratëve votuar PD për Lulzim Bashën, në ndryshim nga PS-ja! Humbe 2 herë, 2 herë duhet të ikësh
Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të lidershipit aktual të PD-së.
" PD në gjendjen më kritike të ekzistencës së saj, kur nuk ka qenë në këtë gjendje, ka 8 vjet që ka humbur cdo nismë përveç ligjit të dekriminalizimit, ka 8 vjet që ka humbur cdo aksion 100%, ka 8 vjet që para syve të saj shkatërrohet mekanizmi elektoral dhe ajo nuk i del Zot, ka 8 vite që kalon nga disfata në disfatë, numëron përveç 2 mandate të përgjithshme, njërën të dhënë afrofe tjetrën të humbur, kjo është PD. PD-ja humbi zgjedhjet e fundit në të cilat EdI Rama, vodhi, bleu dhe grabiti 2 herë më shumë vota, padiskutim, nëse Rama nuk i fitoi zgjedhjet, PD nuk i fitoi zgjedhjet dhe unë nuk mund të them atë që nuk është. Ditën e zgjedhjeve në darkë, pyet zgjedhësin demokrat, për kë votuat në PD, vetëm 1/5 e tyre për Lulzim Bashën, të tjerët për PD, e kundërta ishte raporti në kampin tjetër. Pra s'mund të them që fituam, pa lider. I thashë në zyrë, që unë s'do e kapërdija, po kisha disa probleme të mijat. hymbye dy herë zgjedhjet duhet të ikësh 2 herë. Vuri përpara karriken e tij dhe doli dhe u tha keni votuar, mashtronte, propagantë mashtruse, PD me aleatët ka marrë 74 mija vota më pak se në 2013", tha Berisha.
-
VIDEO
Salianji replika nga vendi, Rama: Kam vendosur të bëj çmos për të krijuar kushte psikologjike pozitive, por mos abuzoni me tolerancën
Me durim dhe qetësi i është përgjigjur Rama replikave të Ervin Salianit nga vendi, pasi kryeministri mori fjalën në foltoren e Kuvendit. Rama u shpreh se do bëjë çmos për të krijuar kushte psikologjike pozitive, por i bëri thirrje opozitës që të mos "abuzojnë" me tolerancën. Ai iu drejtua opozitës duke theksuar edhe njëherë se nuk do të arrijnë asgjë nëse përsërisin këto sjellje.
"Do ta kalojmë me durim, e kam vendosur që realisht do bëj çmos për të krijuar kushte psikologjike pozitive, por mos abuzoni as tolerancën, as mirësjelljen dh epo ju them keni 8 vite që përsërisni të njëjtën gjë me shpresën se do arrini rezultat tjetër. Keni 8 vite që e bëni këtë gjë. Nuk kam asnjë nevojë të justifikohem dhe sa për frikën apo trimërinë, zgjidhja është e qartë, unë kam zgjedhur frikën, si trima ju kam lënë ju, por mos fyeni inteligjencën tuaj, të prindërve tuaj, keni mbajtur 2 orë foltoren bllokuar pa arsye. Me njerzëllëk çdo gjë mund ta flasim, por që të mos kemi herë tjetër këtë çështje, se kur unë qëndroj këtu, se kur largohem, se ju u larguat 2 vjet e ne nuk bllokuam foltoren duke ju kërkuar ju. Çdo njeri e vendos vetë. Në respekt të kërkesës suaj që të jem i pranishëm, se nuk kam asnjë detyrim. Kryetar hajde, unë jam mbrapa për të dëgjuar", tha Rama.
-
VIDEO
PD bojkotoi foltoren, Rama vjen në Kuvend: Me të keq e me përdorimin e forcës me ne s’keni fituar asnjëherë dhe s’do fitoni! I gatshëm të dëgjoj Bashën
Pasi Pd bojkotoi foltoren dhe nuk merrte fjalën pa ardhur kryeministri Edi Rama ky i fundit ka mbërritur në Kuvend. Në përgjigje të deputetëve të Pd thotë se nuk e ka detyrim të vijë se do opozita por thekson se e pa të arsyeshme që të kthehej.
“Dy fjalë ju detyrohem, kam detyrimin të qëndroj në sallë kur për një arsye dhe një tjetër nuk mund të jem në sallë. Shiko keni 2 orë që më kërkoni tani vij do më lini të flas. Së dyti dëgjon e gjithë qeveria këtu dhe sigurisht që një debat i zgjatur me aq humor që është kërkuar nuk mund të jetë një debat i ndjekur nga të gjithë dhe gjithçka që ka interes për ne shënohet dhe analizohet më pas. Unë nuk erdha në 4 për shkak të ngarkesës së punës si rezultat i paktit që pasnesër duhet të largohem për shumë ditë dhe për këtë arsye janë shumë detyra për tu ndjekur. Megjithatë kur mora mesazhin nga kryetarja që ju kishi ngroitur çëhstjen që të jem i pranishëm gjatë fjalës së kryetarit të Pd thashë që do vij në.
Ju bllokuat foltoren dhe ajo që thashë dhe më parë dhe po e përsëris, me të keq me akte që vënë përpara forcën fizike përdorimin e trupit si pengese me ne as nuk keni fituar asnjëherë dhe as nuk do të fitoni asnjëherë. Jam i gatshëm ta dëgjoj Bashën. I dëgjoj atyre që thashë sot dhe po iu them e gjykova të drejtë kërkesën tuaj të jem këtu sot por skam asnjë detyrim kushtetues dhe ligjor që të qëndroj këtu kur mendoni ju se duhet të qëndroj dhe sa mendoni ju që duhet të qëndroj. Unë ju thashë që do jem në 5 dhe ju bllokuat foltoren, u detyrova të pres që ju ti hapni rrugë arsyes dhe ja ku më keni. Do iu krijoj kushte të favorshme psikologjike”, tha Rama.
-
VIDEO
Fjala në Kuvend/ Rama: Patriotizmi është të duash vendin tënd, të sillesh me të si me shtëpinë tënde… të ruash mjedisin që s'të takon ty, por gjeneratës tjetër
Për të garantuar një stimulim të qenësishëm të sektorit të teknologjisë digjitale, ne do të vëmë në dispozicion të kompanive një garanci sovrane prej 50 milionë eurosh si dhe 10 milion euro mbështetje buxhetore në funksion të këtyre hapësirave edukimi të avancuar informatik të të rinjve dhe për start up
-
VIDEO
Berisha në takim me demokratët: Kjo është përpjekja më e madhe për një PD më të fortë e të sigurt për të ardhmen
Në mbledhjen e parë me demokratët, Sali Berisha tha se kjo është përpjekja më e rëndësishme për një PD më të bashkuar. Ai ka hedhur edhe akuza në drejtim të Edi Ramës.
"Një përshëndetje shumë të përzemërt për të gjithë ju, foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur, e më të sigurt për të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se cdo kohë tjetër për vendin, sot në parlament betohet për të tretën herë kreu i meduzës së krimit të organizuar, një ganster që nuk njeh normë e ligj, por që ndërtoi në këtë tokë të bekuar narkoshtein e parë dhe të vetmin në Europë, sot është ditë jo fatkeqësie por mynxyrë kombëtare me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeminisër i vendit, pasi në 8 vite ka mjeruar, varfëruar shqiptarët", tha ndër të tjera Berisha.
-
VIDEO
Deputeti i opozitës: Me aeroplan të ikim te selia e PD? Rama ka futur tavën në furrë
Një nga deputetet e opozitës ka kërkuar sërish shtyrjen e seancës parlamentare për të zhvilluar mbledhje grupi. Ai tha se mbledhja u zhvillua në seancën e Kuvendit sepse koha e vënë në dispozicion nuk mjaftoi.
" Me aeroplan do ikim te selia e PD, ne kërkojmë kohën e nevojshme, 15 minuta nuk janë të mjaftueshme për të ikur dhe kthyer. Rama ka futur tavën në furrë, insAllah nuk i digjet", tha ai.
-
VIDEO
Mbërrin Sali Berisha te 'Rogner'! Duartrokitet nga demokratët: O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do
Mbërrin Sali Berisha te 'Rogner'. Duartrokitet nga demokratët. Ato e kanë thirrur "O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do".
-
VIDEO
Rushaj llogari Nikollës: Na thatë që Rama do vinte në 17:00 ku është?
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj ka kërkuar llogari pse nuk është i pranishëm në sallë Edi Rama.
"Na thatë që Rama do vinte në 17:00 ku është, mirë ne dhe shqiptarët na gënjeu, po dhe juve. Rama t'u dal Zot atyre që ka thënë, na thoni pse s'erdhi Rama në orën 17:00, pse gënjeu prap, duan ta dinë qytetarët se s'është fjala për Ramën, por për kryeministrin e Shqipërisë", tha ai.
-
VIDEO
Mesila Doda kërkon 30 minuta pushim për grupin parlamentar 'Demokraci dhe Integrim': Ne jemi të pranishëm dhe të përgatitur, kryeministri mungon
Pas PD-së, edhe grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim ka kërkuar ndërprerjen për 30 minuta të seancës në Kuvend. Kryetarja e këtij grupi parlamentar, Mesila Doda tha se opozita erdhi në Kuvend e përgatitur rreth programit qeverisës të prezantuar nga Rama, por shtoi se seanca nuk mund të zhvillohet pa praninë e Ramës, duke kërkuar 30 minuta pushim, për të zhvilluar një mbledhje të grupit.
"Është një respekt për të gjithë ne që të jemi të përkushtuar në ditën e parë që diskutohet programi qeverisës. Programi u shpërnda dje., nuk patëm më shumë se 24 orë, por opozita bëri punën duke qenë të pranishëm dhe të përgatitur. Ne kërkuam vetëm që të jetë kryeministri, për këtë kërkoj 30 minuta pushim në emër të grupit për Demokraci dhe Integrim", tha ajo.
-
VIDEO
Ahmetaj: Duhet kontribut majtas dhe djathtas! Programi qeverisës i konceptuar si një plan i detajuar reformash! Vizioni ynë, Shqipëria në një tjetër nivel
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për programin e qeverisë në mandatin e 3, duke theksuar se sipas tij do të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike.
“Përgjegjësia dhe privilegji janë njëlloj si për ne majtas dhe për ju djathtas për të kontribuar në një moment tejet të vështirë jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë vendin tonë. Të hedhim hapa që se dëmtojnë përkatësinë politike, përtej përkatësive politike. Programi ynë është i konceptuar si një plan i kujdesshëm i detajuar reformash dhe aksionesh që synon të materializojë në çdo qelizë të qeverisjes programin tonë për të çuar vendin në një nivel tjetër. Shqipëria 20-30 do jetë një vend me një rritje ekonomike të qëndrueshme. Mandati i 3 shpalos planin tonë të punës që bazohet në 5 shtylla. Një shifër për të kuptuar dimensionin e goditjeve. Falë ndërhyrjes së qeverisë ndaj të punësuarve dhe bizneseve ekonomia sot ka kapur ritmin e para krizës. Sot kemi rifituar të gjitha vendet e punës që humbëm nga pandemia”.