• VIDEO

    Yzeiri: Sektori privat i detyruar të bëjë ndryshime në paga!

  • VIDEO

    Historia e rrallë e Mirelës/Zbuloi të vërtetën,por gruan që sakrifikoi jetën për të s'e gjeti gjallë

    Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua historia e pazakontë e 55-vjeçares Mirela Gjoni, e cila emrin e vërtetë e ka Dallëndyshe Ahmetaj. Ajo ka zbuluar pas shumë viteve misterin e jetës së saj dhe dy identiteteve. Zef dhe Elizabeta Leci e birësuan në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, kur ajo ishte 2 vjeçe. Këtë 55-vjeçarja e mësoi gjatë adoleshencës, pasi i ra në dorë një certifikatë familjare. Ajo zbuloi identitetin e vertëtë të saj, se ishte e regjistruar me emrin Dallëndyshe Ahmetaj dhe se vendlindja ishte qyteti i Elbasanit. Fillimisht prindërit birësues ia mbajtën të fshehur këtë të vërtetë, por adoleshetja nuk ishte më fëmijë, ndaj dyshimet shtoheshin çdo ditë e më shumë. “Isha adoleshente kur mësova se isha fëmijë i birësuar Bisedën e parë e bëra me tezen time nga ana e nënës birësuese. Ajo më tha fillimisht se nuk është e vërtetë. Të gjithë e dinin, por askush nuk tregonte. Prindërit birësues kanë ndërruar jetë 24 vite më parë, por unë nuk ju tregova kurrë çfarë kisha zbuluar”, thotë ajo. Në moshën 24-vjeçare, kërkimin me ngul e nisi tek shtëpia e fëmijës në Shkodër, të cilët e drejtuan në Maternitetin e Elbasanit. Kur mori në dorë regjistrin e lindjeve, zbulon se nëna biologjike quhej Bajame Ahmetaj, e cila e kishte sjelle në jetë më 21 korrik 1966 në Maternitetin e Elbasani duke i vendosur emrin Dallëndyshe Ahmetaj. “Kërkimet i nisa nga shtëpia e fëmijës në Shkodër, ku zbulova vetëm emrin Dallëndyshe dhe ditëlindjen time. Unë kisha lindur në Elbasan në 21. 07. 1966. Pastaj shkova tek një zyrë në Elbasan dhe zbulova aty pasi shfletova emrin Dallëndyshe në regjistra. Gjeta emrin e nënës; Bajame Ahmetaj, ndërsa unë kisha lindur në orën 4 të mëngjesit të enjten”, shtoi 55-vjeçarja. Pikëpyetjeve të shumta në kokë u ktheu përgjigje njëra nga kushërirat, e cila i pohoi se ajo ishte një vajzë e birësuar. Me kalimin e viteve Mirela krijoi edhe ajo familjen e saj, por pengu më i madh në jetë ishte të gjendte rrënjët biologjike. “Unë jetoj në Itali për momentin. I jam shumë mirënjohëse tezes sime që më ka hapur derën e shtëpisë. Kam mësuar se emrin ma ka vënë gjyshi dhe e ka lënë me amanet se ka thënë ju do ta gjeni. Se mali me malin nuk piqen, njeriu me njeriun po. Është përmbushur amaneti i gjyshit. Këtu kam ardhur të kërkoj varrin e nënës”. Kur mendoi se e ëma e kishte braktisur, ajo zbuloi se nëna sakrifikoi jetën e saj për të mbijetuar ajo. “Nëna kishte vdekur në lindje dhe nuk kishte patur kush ta regjistronte dhe emri i atësisë kishte mbetur bosh. Unë nuk jam braktisur, por kur nëna ndërroi jetë spitali më dërgoi në shtëpinë e fëmijës. Të parën që takova nga familja ishte Shpresa, një nga motrat e nënës. Nga ajo mësova historinë. “Ku është nëna?”, e pyeta, ajo lëshoi lot dhe tha se kishte ndërruar jetë. Ajo ishte me epilepsi, por nuk pranoi të bënte abortin dhe ndërroi jetë në lindje. Tezja nuk arrin të kujtojë episode të tjera dhe nuk di të më thotë se kush ishte babai im biologjik. Tezes nuk i kujtohet as vendi ku prehen eshtrat e nënës. Unë kërkoj t’i çoj një tufë me lule te varri. Unë mësova historinë e saj, por nuk e pashë kurrë me sy imazhin e saj”, përfundoi me lot në sy Dallëndyshja.

  • VIDEO

    Policia rrugore në ‘aksion’! Shpejtësi ‘skëterrë’ dhe drejtues ‘tap’, në pranga 15 persona, pezullohen 132 leje dhe ndëshkohen me gjobë 2531 të tjerë

    Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, policia e vendit duke përdorur radarë, drone, kamera dhe alooteste ka dal në terren për të ndëshkuar drejtuesit e pabindur dhe që veprojnë në kundërshtim me ligjin.

    Gjatë 24 orët e fundit, janë arrestuar 15 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.   

  • VIDEO

    Armët pa leje në Shqipëri/ Eksperti për Report TV: Grupet kriminale mund të sjellin edhe raketa! 200 mln të ardhura në vit

    Nga gushti deri në mesin e muajit shtator, policia ka sekuestruar 130 armë zjarri, por sipas ekspertëve kriminalistikë, pjesa më e madhe e tyre posedohen nga grupet kriminale të cilët për nga fuqia financiare janë në gjendje të blejnë armë të shtrenjta deri edhe raketa.

  • VIDEO

    Zjarr në pishat e Poradecit, digjet një sipërfaqe e madhe

    3 vatra janë aktivizuar në pyjet dhe bimësinë e Pogradecit pranë kodrave të kalasë së qytetit.

    Sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme dhe aktualisht zjarri ka përfshirë pisha dhe shkurre.

  • VIDEO

    IKMT vijon shembjet e ndërtimeve pa leje në Dhërmi, Çuçi: Gabohet rëndë kush ka menduar se ky është thjesht një aksion

    Në Dhërmi vijon operacioni “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka publikuar një video ku shihen fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit teksa shembin një godinë një katëshe. Nisjen e fazës së dytë të operacionit Çuçi e njoftoi në fillim të muajit shtator, ku po në Dhërmi u shemb me tritol një tjetër objekt pa leje. Ai thotë se ky nuk është një aksion, por një punë që do të vazhdojë kudo ku ka abuzim me ndërtimet.

     
  • VIDEO

    Vizita e Merkel në Tiranë, eksperti i çështjeve ndërkombëtare për Report Tv: Tregoi përkushtim e saj në rajon! Procesi i Berlinit e bëri Ballkanin pjesë e tryezave në Bruksel

    Eksperti Ardian Haçkaj, Drejtor i Hulumtimit dhe Koordinator i Tirana Connectivity Forum, e konsideroi vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë si përkushtimin e saj personal por dhe të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit. Në një intervistë për Report Tv, Haçkaj tha se fakti që Ballkani u bë pjesë për herë të parë e tryezave në Bruksel ndodhi fal investimit të Merkel dhe incimit nga ana e saj e procesit të Berlinit.

  • VIDEO

    Presidentja e Komisionit Evropian, në fund të shtatorit nis një tur ballkanik! Von der Leyen për pandeminë: Kemi vepruar si një Evropë e bashkuar

    Pandemia tregoi se evropianët mund të bëhen së bashku dhe të tejkalojnë vështirësitë, ka deklaruar kështu Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen në fjalimin e saj vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Evropian para Parlamentit të BE -së.

     
  • VIDEO

    Shembet masivi kromit në një minierë në Bulqizë, bllokohet brenda galerisë një minator, nuk dihet gjendja e tij

    BULQIZË- Një masiv minerali ka rënë në një galeri në një minierë në Bulqizë. Për pasojë dyshohet se ka mbetur i bllokuar brenda saj një minator.

    Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, ku sipas punëtorëve brenda në galeri ka mbetur i bllokuar një minator. Mësohet se grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

  • VIDEO

    Punimet për portin e Vlorës, punonjësit gjejnë 15 predha të Luftës së Dytë Botërore! Largohen nga Forcat e Xhenios

    15 predha të Luftës së dytë Botërore janë gjetur në Vlorë. Ata u zbuluan nga punonjësit që po kryejnë punimet për Portin e Vlorës në zonë  e Skelës.

    Predhat janë gjetur brenda kantierit të ndërtimit nga punëtorët që po punojnë aty.

  • VIDEO

    Lushnje, tentoi të kalonte rrugën, fugoni përplas për vdekje të moshuarën

    Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Lushnje-Berat, ku një e moshuar ka humbur jetën. 70-vjeçarja po tentonte të kalonte rrugën, në momentin që fugoni tip 'Ford' e ka përplasur për vdekje atë.

    Aksidenti ka ndodhur në mesditë në afërsi të fshatit Karbunarë, ndërsa drejtuesi i fugonit A. Z., është shoqëruar në polici.

  • VIDEO

    Meta i dekretoi, nesër pritet miratimi i ministrave të rinj të kabinetit 'Rama 3' dhe programit qeverisës nga Kuvendi

    Pasi presidenti Ilir Meta ka dekretuar qeverinë e re ‘Rama 3’, ditën e nesërme pritet miratimi nga Kuvend gjatë seancës plenare.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv