-
VIDEO
Punonjësit harrojnë zgarën ndezur, zjarri shkrumbon lokalin në Berat
Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një lokal në Berat, që ndodhej në afërsi të Urës së Goricës. Zjarri ka nisur fillimisht në një nga dhomat e gatimit të lokalit dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë lokalin, kjo për shkak edhe të konstruktit prej druri me të cilin ishte ndërtuar.
Mësohet se shkak për zjarrin ishte bërë zgara në dhomën e gatimit, e cila ishte lënë gabimisht ndezur nga punonjësit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe është pikasur nga banorët që kanë lajmëruar efektivët e Repartit Zjarrfikës të qytetit. Pas mbërritjes, zjarrfikësit kanë bërë të mundur të lokalizojnë në një kohë të shkurtër flakët dhe të shuajnë totalisht zjarrin.
Me gjithë ndërhyrjen në kohë të forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve, zjarri përshiu me shpejtësi të gjithë sipërfaqen e lokalit, duke shkrumbuar thuajse gjithçka. Fatmirësisht gjatë momentit të rënies së zjarrit në lokal nuk ka pasur njerëz por dëmet materiale të shkaktuara janë të mëdha. -
VIDEO
Vijon seanca plenare, Kryemadhi: Përshëndes 12 gratë në qeveri, shtylla kurrizore e Shqipërisë, meritojnë të jenë luftëtare
Seanca plenare ende vijon të jetë aktive pavarësisht orari. Në fjalimin e saj kryetarja e partisë LSI Monika Kryemadhi foli rreth grave në qeverinë Rama 3 të cilat i quan shtyllat kurrizore të cilat meritojnë të jenë luftëtare.
Përshëndes 12 gratë në qeveri, ata janë shtylla kurrizore e Shqipërisë, meritojnë të jenë luftëtar
Zgjedhjet që kaluam na përballën me të pamundurën. Shumë kolegë i përmendën këtu por do dëshiroja që t’i kishin denoncuar të gjitha problematikat që ngritën. Që me shitblerjen e votës, që me ndihmën ekonomike, që me legalizimet, që me hipotekat, që me koncesionet, duke filluar nga Porti i Durrësit dhe duke vazhduar edhemë tej me hidrocentralin e Skavicës.
Do dëshiroja të shikoja se çfarë ndodh me opozitën? Dhe në fakt ndoshta mua nuk më takon kjo pyetje. Por përkundrazi më takon që të marr disa përgjegjësi të tjera. Në radhë të parë, për t’ju uruar grave të qeverisë, që janë 12 gra detyrën. Po për të mos qenë kukulla dhe instrument, thjesht firmosës të koncesioneve që ndahen midis njëri tjetrit.
Gratë në jetën dhe familjen e shqiptarve janë shtylla kurrizore e Shqipërisë. Janë ato që i bëjnë shtëpinë dhe familjet tona të lumtura. Janë gratë ato që rrisin me dashuri fëmijët dhe i mësojnë sesi të duan vendin. Është shumë e rëndësishme që gratë e qeverisë shqiptare të jenë gra me dinjitet, me integritet të kenë personalitetin dhe të bëjnë krenare të gjitha gratë e Shqipërisë. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria nuk ka nevojë për kukulla, qofshin gra apo burra. Sot më shumë se kurrë shqipëria ka nevojë për njerëz të vërtetë.
Sepse grate kanë mundësi të ngrihen për të luftuar për fëmijët e tyre, sepse ndoshta akoma tranzicioni politik nuk i ka lënë hapësirë që të këtë demokraci të vërtetë, asaj së cilës ne i kemi besuar disa dekada më parë., shprehet Kryemadhi.
-
VIDEO
Manja shpalos programin e drejtësisë: Do jem shërbëtor i ligjit! 0 tolerancë ndaj korrupsionit
Ulsi Manja i cili pritet të votohen nga Kuvendi në postin e ministrit të Drejtësisë ka shpalosur programin në Kuvend. Akuzave të hedhura ndaj tij, Manja u përgjigjet duke thënë se ai do të jetë shërbëtor i drejtësisë, jo ai lloj ministri që liron të dënuarit për të kryer masakra zgjedhore, sipas tij si në 2009.
“Falenderoj Etildën për të gjithë konstributin e dhënë në mbarëvajtjen e punëve. Do vazhdojmë të japim kontributin tonë për forcimin e shtetit ligjor. 3 prioritete. Zbatimi i reformës në drejtësi dhe kosolidimi i sistemit të drejtësisë për një drejtësi më të drejtë. Pandëshkueshmëriua dhe lufta ndaj korrupsionit. Administratë me 0 tolerancë ndaj korrupsionit. Sa i përket kosolidimit të sistemit të ri të drejtëisë në shqipëri dhe kosolidimit të shtetit ligjor kemi caktuar objektivat. Projekti i parë i yni do të jetë miratimi i hartës së re gjyqësore.
Procesi i vetingut ka krijuar boshllëk dhe për ta mbushur këtë vakancë ne planifikojmë që në vitin akademik të katërfishojmë numrin e magjistratëve. Në funksion të këtij objektivi janë këto projekte. Platforma drejtësia që duam… Ne synojmë ti japim fund korrupsinit me pronat e luajtshme dhe të paluajtshme. 360 gradë mbrojtje për të miturit. Kodi i ri do inkriminojë të gjitha sjelljet abuzive. Dua tu përgjigjem shqetësimeve me të qënurit në krye të drjetësiës, ulsiu do jetë vetëm shërbëtor i ligjit. Si ish ministër drejtësia nesër në këtë sallë sdo mbahen mend si ministry apo ish ministri që pasi u dha leje e liroi dhjetëra kriminelë të dënuar për vepra të rënda penale për të kryer masakër zgjedhore në zgjedhjet e 2009, që janë të shkruara në raportin e osbe odihr, të kthehem pas 12 vjetësh në këtë salë dhe të predikoj moral për demokracinë zgjedhje të lira dhe sundimin e ligjit. Do jem shërbëtor i ligjit seps eky është formimi im familjar”, tha Manja.
-
VIDEO
Braçe: Të taksohen të pasurit, të rrëzohet sistemi i përjashtimeve e favoreve! Pabarazia është e thellë
Në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë, deputeti Erion Braçe ka bërë thirrje në Kuvend që të rriten taksat për të pasurit dhe të lehtësohet kjo barrë për shtresën punëtore. Ai u shpreh se pabarazia në të ardhura është shumë e lartë, duke kërkuar me forcë që të rrëzohet sistemi i favoreve, që kanë bërë që të pasurit të paguajnë pak taksa.
"Jashtë pabarazia vlon. Statistikat e rrogave që paguhen sot tregojnë pabarazi dhe polarizim të thellë. Paga mesatare mujore në tremujorin e dytë të këtij viti ishte paga mesatare ishte në shtet 56710 lekë, në privat 68 196 në privat, po flas për të ardhurat bazë, ndërsa pabarazia është më e thellë mes tyre dhe pensionistëve. Biznesi vip taksa për të është e shestë dhe tatimi i ulët si në Francë, Itali e Amerikë, Të shohësh xhiron, tatimin mbi fitimin e 100 vipave të ekonomisë shqiptare tregon se kemi shumë shumë punë. Kompania më e madhe private në vend për nga xhiro fshehur pas një emri në anglisht, deklaron fitim 1.1% të xhiros, paguan tatim mbi fitimin 0.2% të xhiros. Kompanitë farmaceutike q ëu kënaqën në para deklarojnë fitim 4.6% të xhiros dhe tatim fitimi 0.6% të saj. Takso të pasurit nuk është urrejtja e Erion Braçes ndaj të pasurve. Është një ekuilibër i ri në sistemin fiskal. Të rrëzohet sistemi i përjashtimeve, favoreve që ka bërë që të pasurit të paguajnë kaq pak. Po kufizohen mundësitë veçanërisht në fshat duke sjellë varfërinë", tha Braçe.
-
VIDEO
Berisha nis lëvizjen “Basha ik”- Rama prezanton programin e qeverisë në Kuvend
Emisioni Repolitix trajtoi lëvizjen e Sali Berishës kundër Lulzim Bashës. Cfarë synon kjo lëvizje dhe si cfarë do të brenda PD-së? Të ftuar në studio Petro Koçi, Fatos Klosi, Bislim Ahmetaj dhe Andi Përmeti.
-
VIDEO
Programi dhe kabineti/ Opozita bllokoi foltoren, rinis seanca pas 2 orësh! Basha: Rama ekzekutori i zgjedhjeve, demokracia ka vdekur!
Rreth dy orë e priti Lulzim Basha kryeministrin Edi Rama për ti thënë se ka ekzekutuar demokracinë në vend, ndërsa kreu i qeverisë i tha kryedemokratit se boll kumrie ka mbi kokë, duke ju referuar përplasjes që ka në parti më Sali Berishën. Më herët, Rama shpalosi programin me në fokus rritjen e pagave, të pensioneve, investimet në infrastrukturë, por dhe fuqizimin e rolit të gruas, në seancën që u ndoq dhe nga bashkëshortja e tij Linda.
-
VIDEO
Berisha e quan Bashën ish-kryetar të PD: Mbledhim 1500 firma të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për Referendum! Ju kërkoj falje se nuk e dija që e mbështesnit vetëm prej meje!
Mbledhja e 1500 firmave e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar është hapi i parë që pritet të bëjë Sali Berisha për të hedhur poshtë vendimin që Basha mori për ta larguar nga grupi parlamentar. Ditën e sotme në një mbledhje me demokratët, ai e akuzoi Bashën se i nguli një thikë pas shpine demokratëve, ndërsa e quajti atë ish lider të PD. Mes militantëve të tij, Berisha u mbështet edhe nga Edi Paloka, deputetët Tritan Shehu e Flamur Noka braktisën fjalimin e Bashës në parlament dhe iu bashkuan ish-kryeministrit.
-
VIDEO
Bislim Ahmetaj në 'Repolitix': Basha erdhi në krye të PD-së me dosje për vrasjet e pasluftës në Kosovë!
TIRANË- U desh përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së që të dilnin në pah disa të vërteta që për opinionin publik ishin servirus si thashetheme, por sot konfirmohen goja e vetë protagonistëve. Anëtari i "grupimit për PD", Bislim Ahmetaj tha sot në studion e 'Repolitix' se Lulzim Basha ka ardhur në krye të PD me dosje që kanë të bëjnë me vrasjet në Kosovë, si person në dijeni si pjesë e punës me UNMIK dhe për këtë e dinte edhe Sali Berisha madje shantazhonin njëri-tjetrin, por nuk dha më shumë detaje.
-
VIDEO
Manastirliu: Modeli i Autonomisë Spitalore, kryefjala e reformës në shëndetësi! Do të sigurojmë vaksinat antiCOVID për të gjithë popullatën e targetuar
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në prezantimin e programit për shëndetësinë dhe mbrojtjes sociale, tha se programi i transformimit të shëndetësisë 2030, do të prekë të gjitha hallkat e sistemit shëndetësor, duke theksuar se është koha të ridimensionohet çdo qelizë e sistemit shëndetësor.
“Zbatimi i Modelit të Autonomisë Spitalore do të jetë kryefjala e kësaj reforme. Do ta pilotojmë gjatë 2022, dhe deri në 2025 ky model do të jetë eksportuar në spitalet e tjera. Objektivi ynë është që spitalet tona publike të administrohen, sipas një sistemi që shpërblen mbi bazën e performancës. Një sistem që eleminon çdo abuzim dhe papërgjegjshmëri në kurriz të qytetarëve”, tha Manastirliu.
Manastirliu në fjalën e saj tha se kantieri i shëndetësisë do të zgjerohet me vepra të infrastrukturës në gjitha rajonet, duke theksuar se brenda vitit 2025 do të kemi katër pole spitalore.
“Kantieri i shëndetësisë do të zgjerohet me vepra të tjera të infrastrukturës spitalore. Do të finalizojmë brenda këtij mandati projektet e mëdha të modernizimit të spitaleve universitare dhe rajonale. Do zgjerojmë kapacitetet në spitalet universitare dhe rajonale për të përballuar urgjencat kardio-vaskulare dhe cerebrale-vaskulare. Viti 2025 do ta gjejë tërësisht të rehabilituar infrastrukturën e të gjithë rrjetit të qëndrave shëndetësore dhe ambulancave në çdo cep të Shqipërisë”, bëri me dije Manastirliu.
Duke theksuar filozofinë e qeverisë së Partisë Socialiste, drejt mbulimit shëndetësor universal, duke e konsideruar shëndetin si një e mirë publike, Manastirliu bëri me dije angazhimin për financimin për shëndetësinë.
“Deri në vitin 2030, ne synojmë ta çojmë financimin publik për kujdesin shëndetësor, në 70% të shpenzimeve totale për shëndetësinë. Eshtë një objektiv ambicioz, por ne jemi të qartë dhe të vendosur: asnjë familje shqiptare nuk duhet të bjerë në varfëri, për shkak të pagesës për kujdes shëndetësor”, u shpreh ministrja Manastriliu në fjalën e saj.
Ministrja e Shëndetësisë tha gjatë fjalës së saj se, programi i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale parashikon zgjerimin e programeve për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve tumorale. Programi parashikon edhe krijimin e 10 qendrave model të mjekësisë familjare, me shërbime të integruara socio –shëndetësore, me fokus problemet e shëndetit mendor, shërbimet për fëmijët dhe të rinjtë dhe kujdesin paliativ brenda 2024.
Teksa ka vënë theksin ne sigurimin e aksesit periodik të shërbimit shëndetësor për qytetarët, Manastirliu tha se do të investohen ne modernizimin me tej të rrjetit të Urgjencës Kombëtare dhe do të ndërtohet Programi Kombëtar i mjekësisë së specializuar të lëvizshme, me qëllim që qytetarët në zonat më të thella të vendit të kenë akses periodik në shërbimin shëndetësor.
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se siguria dhe cilësia e barnave që qarkullojnë në treg mbetet prioriteti i punës së strukturave të MSHMS, duke rritur gjithashtu alternativat dhe disponueshmërinë e barnave. Gjithashtu Manastirliu bëri me dije se brenda këtij mandati do të ndërtohet Platforma e Integruar e Shëndetit që zgjeron sistemet e shëndetësisë elektronike, sistemet e përgjigjes ndaj epidemive, tele-konsultat, me qëllim përmirësimin e efiçencës së sistemit shëndetësor dhe reduktimin e barrierave gjeografike dhe financiare për përfituesit.
Duke u ndalur tek situata e pandemisë, Ministrja Manastirliu ka deklaruar se fokusi i mandatit të tretë qeverisës në këto sektorë, do të përqëndrohet në vaksinimin e popullatës së targetuar dhe mirëmenaxhimin e pasojave post-COVID. -
VIDEO
Grida Duma: Programi qeverisës, një paçavure! Nëse ka ndonjë shifër e keni marrë nga ai i PD-së
Një paçavure e ka quajtur nënkryetarja e PD, Grida Duma programin e PS për 4 vitet e ardhshme.
Më tej Duma ka akuzuar kryeministrin Rama për racizëm politik duke i vënë lakun në fyt qytetarëve.
“Në këtë maskaradën që ndoqëm, i rilinduri më i rilindur tha se ka disa që mbajnë shënime këtu. Jeta e shqiptarëve nuk është procedurë. Kjo nuk është çështje shënimesh, është çështje llogaridhënie. Keni sjellë programin qeverisës. Fjalë e madhe është. Ne si grup Parlamentar kërkuam kohë ta lexonim. Në fakt keni pasur të drejtë ju, nuk duhet as edhe një minutë. Jam e bindur që këtij programit tuaj i kushton më shumë kopertina se ajo që ka brenda. Do flas me gjuhën tuaj se nuk jemi kundër për kundërshti. Kjo mënyra e të shkruarit do të dëgjoni rilindje, rimëkëmbje, rindërtim, por ngadhënjen vetëm ringinje. Ky është materiali juaj. Në faqen 10: Shqipëria e fortë. Ju në të gjithë programin tuaj 70% ia keni dhënë të shkuarës sepse më shumë e shkuar jeni. Sa i përket 2013-2025 ju keni bërë apo s’keni bërë hapa drejt integrimit. Ky është programi juaj, 2013. Ju mendoni se silleni si Zota. Jeni kaq të çuditshëm të ndjerë mirë në mëkat që edhe fatkeqësitë ju vijnë fat. Ju mendoni se tërmetin ua solli Zoti për të kuptuar se sa shtetlartë jeni ju. Padyshim që të rilindurit e rilindur në këtë paçavure që në cilëndo faqe të hapni nëse ka ndonjë shifër e keni marrë nga ai i PD-së. Do ta përdorni edhe lakun e varfërisë si një kushtëzim për votën. Nuk ka gjë më të shëmtuar se njerëz që llogarisin bukën e gojës. Racizëm politik bëni ju duke i vënë lakun në fyt qytetarëve. Juve ju lumtë që e keni ndërgjegjen nën shollë. Turp i zi në politikën e jashtme jeni duke bërë patronazhistin e Kosovës”, tha Duma.
-
VIDEO
Xhaçka: Imazhi i Shqipërisë ka pësuar transformim rrënjësor! Zhvillimi i rajonit do të ecë paralelisht me integrimin europian
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha sot nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria imazhi i Shqipërisë ka pësuar transformim rrënjësor. Sipas Xhaçkës, angazhimi i politikës sonë të jashtme do të jetë konsolidimi i vendit si një faktor kyç për paqen e stabilitetin e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor. Ndalur te "Open Balkan", Xhaçka u shpreh se nuk ka asnjë kontradiktë mes thellimit të integrimit brenda Rajonit dhe objektivit për t'u anëtarësuar në BE.
"Jemi një vend që me shumë punë ka ngritur Politikën e Jashtme. Zanafilla e këtij transformimi është politika që Shqipëria ka ndjekur prej dekadash në Rajon. Angazhimi ynë të vazhdojmë të konsolidojmë rolin e vendit tonë si një faktor kyç për paqen e stabilitetin e zhvillimin e BP. Është një qasje e guximshme. Është një qasje që synon të forcojë marrëdhëniet mes vendeve të BP dhe t'i çojë në një fazë të re marrëdhëniet dy palëshe e shumëpalëshe. Të punojmë për të krijuar Rajonin tonë një hapësirë të përbashkët ekonomike dhe njerëzore, në përputhje me Procesin e Berlinit, duke punuar për arritjen e 4 lirive, të njerëzve, mallrave, të shkëmbimit dhe kapitalit përmes nismës së Open Balkan, në mekanizëm për të përshpejtuar këto procese. Nuk ka asnjë kontradiktë mes thellimit të integrimit brenda Rajonit dhe objektivit për t'u anëtarësuar në BE. Marrdhëniet me SHBA gurë themeli për politikën tonë të jashtme do të jetë prioritet absolut i punës sonë në mandatin e tretë", tha ajo.
-
VIDEO
Aktivizohet vatra e zjarrit në masivin pyjor të fshatit Raboshtë të Lezhës, flakët i afrohen banesave! E pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit për shkak të terrenit malor
Pas një vere në “luftë” me flakët dhe qindra hektarë të djegur, gjatë pasdites së sotme një vatër e re zjarri është aktivizuar në njësinë Administrative të Kallmetit, në Lezhë. Fakët i janë afruar edhe banesave, ndërsa ndërhyrja nga zjarrfikësit është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor