-
VIDEO
Rama prezanton programin dhe kabinetin: Bëmë historinë, vendi numër 1 në botë për numrin e grave në qeveri!
Kryeministri Rama nuk e fshehu krenarinë për faktin se qeveria e re që pritet të votohet do e rendisë Shqipërinë në vendin e parë në botë për numrin e lartë të grave në qeveri. Rama u bëri thirrje të gjitha deputetëve në Kuvend që të bëhen një zë i fuqishëm në betejën e fuqizimit të vajzave dhe grave.
-
VIDEO
Minatori prej 24 orësh ende në galeri, ende nuk dihet fati i 60-vjeçarit të bllokuar në minierën në Bulqizë! Pronarë të kompanisë që kanë galerinë 3 vëllezërit Duriçi
BULQIZË- Minatori Muharrem Plaku i cili mbeti i bllokuar, pasi galeria e kromit ku punonte u shemb në Bulqizë, ende nuk është gjetur. Pas më shumë se 24 orësh, 60-vjeçari, me detyrë zjarrmëtar, ka mbetur në galeri prej orës 12:00 të një dite më parë dhe ende nuk dihet fati i tij.
Burimet thanë se në Galerinë 3, që menaxhohet nga kompania minerare "KADURTEX" kanë qenë duke punuar 6 minatorë. Në rrethana ende të panjohura është shembur masivi i kromit duke bllokuar hyrjen e galerisë. Pesë prej minatorëve kanë arritur të shpëtojnë, me dëmtime të lehta. Ndërsa kolegu i tyre ka mbetur i bllokuar. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave që po punon për largimin e masivit të gurëve në hyrje të galerisë.
-
VIDEO
Dhunonte gruan, arrestohet 39-vjeçari në Kamëz! Në shtëpitë në Babrru dhe në Gramsh i gjenden armë zjarri dhe fishekë
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Blutë e kryeqytetit janë njoftuar se në një familje në Babrru, 39-vjeçari po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Algert Seda është prangosur nga efektivët dhe gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjahu dhe 65 fishekë gjuetie
-
VIDEO
Berat/ Mjeti përplas 72-vjeçarin mbi biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë! Shoqërohet drejtuesi
Një 72-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë ka mbetur i plagosur në qytetin e Beratit. Teksa po përpiqej të kalonte në anën tjetër të rrugës, ai është përplasur nga mjet tip 'Ford'. Mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë, ndërsa shoqëruesi i mjetit është shoqëruar në Polici për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes.
-
VIDEO
Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 të rinjtë në Morinë
MORINË- Dy të rinj kanë rënë në pranga pasi janë konstatuar në Morinë duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Ata po i transportonin emigrantët me një furgon tip "Volksëagen" në drejtim të Kosovës, ndërsa destinacioni i tyre final ishin vendet e BE-së.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e enjte 16 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Blendi Fevziu thotë se konflikti Basha-Berisha është i vërtetë te Rama fshin bilancin e tetë viteve në programin qeverisës e deri tek Reali djeg Interin e Milani e bën dramë me Liverpulin.
-
VIDEO
5 piktorë të mëdhenj “çelin” Beratin me punimet e tyre
60 punime artistike në pikturë janë prezantuar këtë herë nga 5 artistë bashkëkohorë shqiptarë në një ekspozitë me titull "Studio e hapur” në Berat. Punuar me teknika të penelit dhe akuarelit në piktura dominojnë portretet dhe peizazhet më të bukura të zonave turistike në vendin tonë.
-
VIDEO
Turistët e huaj me kroçerë në brigjet e jugut të Shqipërisë
72 të huaj, nga Franca, Italia, Çekia dhe Belgjika mbërritën me kroçere në portin e Vlorës. Pas qëndrimit për disa orë do vazhdojnë turin drejt Sarandës.
Brigjet e jugut janë tashmë pjesë e itenerarit të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun. Për një muaj e gjysmë kroçera "La bele Adriatik" ka ardhur tre herë në Vlorë. Turistët e huaj vlerësojnë bukuritë e bregdetit, por nxjerrin në pah dhe problematikat.
-
VIDEO
Nesër mbldhje e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe RMV
-
VIDEO
Qirinj të ndezur në kujtim të Sabrinës, qytetarët marshojnë drejt ministrisë së Drejtësisë
Me pankarta nëpër duar, qindra qytetarë të pranishëm në protestën e zhvilluar sot në kryeqytet, kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë. Fëmijë, gra dhe burra, kanë lënë pankartat në tokë dhe kanë ndezur qirinj pranë godinës së ministrisë, në nder të Sabrinës, vajzës që u ekzekutua disa ditë më parë nga bashkëshorti i saj në Fier. Marshimi drejt ministrisë, ishte një shenjë e qytetarëve që kërkojnë me ngulm që drejtësia t’i tregoi vendin vrasësit të vajzës së 23-vjeçare, dhe çdo autori të krimit në familje.
-
VIDEO
Prej dy ditësh, flakët vijojnë të djegin pemët në pyllin e fshatit Osnat të Pogradecit! Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve
Një vatër zjarri masive prej 2 ditësh ka përfshirë një sipërfaqe pylli në fshatin Osnat, njësia Dardhas, në zonën e quajtur Qafë Panjë në Pogradec. Prej dy ditësh punonjës të pyjores, zjarrfikës dhe punëtorë shërbimesh po punojnë për fikjen e vatrës së zjarrit. Këtë pasdite është arritur të izolohet një pjesë e tij, por vatra e zjarrit vijon të jetë aktive.
-
VIDEO
Drejtësi për Sabrina Bengaj! Protestë në Tiranë e Fier: Vrasja e grave është pandemi, ku janë vaksinat? Dështuan të gjitha institucionet, këtë vit 12 gra ministre 14 gra të vrara
TIRANË- “Vrasja e grave dhe vajzave është pandemi, ku janë vaksinat?!”, kjo është një ndër dhjetëra pankartat që gjejmë në rrugët e kryeqytetit dhe Fierit, gjatë protestës ku kërkohet drejtësi për Sabrina Bengaj, e ekzekutuar nga ish-burri i saj, Elton Meta.
Kjo protestë i dedikohet çdo vajze dhe çdo gruaje, që ka humbur jetën tragjikisht nga duart e bashkëshortit të saj, ose jeton nën frikën e dhunës.