• VIDEO

    Aldo Bumçi, Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Klevis Balliu në takimin e Berishës te 'Rogner'

    Aldo Bumçi, Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Klevis Balliu në takimin e Sali Berishës.

    •  
  • VIDEO

    Humbën kontaktin me kapitanerinë e portit te Vlorës prej ditës së djeshme, identifikohet peshkarexha me 2 peshkatarët në bord

    VLORË- Një peshkarexhe me dy peshkatarë në bord prej mbrëmjes së djeshme, nuk kanë pasur asnjë kontakt me kapitanerinë e portit te Vlorës.

    Gjatë ditës së sotme, në lëvizje është vënë policia kufitare e cila ka mundur ta identifikojë dhe ta gjejë peshkarexhen rreth 15 milje larg ishullit të Sazanit, me dy peshkatarët në bord.

  • VIDEO

    Alibej bllokon foltoren: Rama na shtriu dorën, tha që gjithçka do ndryshojë, urdhëro tani! Spaho: Po tallet me opozitën

    Opozita ka penguar vijimin e seancës pa praninë e kryeministri Edi Rama në Sallë, ndërsa Enekelejd Alibej bllokoi foltoren. Ai përmendi premtimin e Ramës në Kuvend më herët gjatë ditës së sotme, ndërsa tha se situata vijon të jetë po njësoj.

    "Na shtriu dorën qëparë që gjithçka do ndryshojë, urdhëro tani, ja kaq e thjeshtë është", tha Alibeja.

    Nga ana tjetër, Edmond Spaho akuzoi Ramën se "po tallet me opozitën".

  • VIDEO

    Alibeaj bllokon foltoren, ndërpritet sërish seanca për 10 minuta

    Deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj ka bllokuar foltore, për këtë arsye seanca u ndërpre për 10 minuta.

    •  
  • VIDEO

    Salianji: Rama paradite flet si baba i kombit, por pengon opozitën! Duam të zhvillojmë mbledhjen në parlament! Balla: Sallën s'mund ta marrë peng askush

    Vijojnë debatet në Kuvend. PD kërkon të zhvillojë mbledhjen e grupiy të PD në sallë derisa të vijë kryeministri Edi Rama, kurse një gjë e tillë kundërshtohet nga mazhoranca.

    Fjala e Salianjit dhe Ballës:

    Ervin Salianji: Smund tju japim as taktikën parlamentare as mënyrën si votojmë. Ose na jepni mundësinë të zhvillojmë mbledhjen këtu ose ndërpriteni të shkojmë në mbledhje në selinë e Pd dhe të kthehemi me vendimmarrje të grupit të PD. Çdo qytetar që na ndjek ndihet i fyer se si kryetarja e kuvendit që mund të kishte tjetër mentalitet dhe sjellje të bëjë të mundur realizimin e një kërkese minimale. Ska debat dhe as ta marrë fjalën dikush tjetër. Kemi që në 10 që presim ti vijë rradha opozitës dhe në momentin që vjen fjala për të folur.... Nëse pengoni fjalën e lirë dhe të drejtën më minimalistë të opozitës për çfarë diskuton. Flet si babai i kombit paradite dhe përdor të gjithë instrumentat në mënyrë të turprshme për të penguar opozitën.

    Taulant Balla: E para për procedurë nuk merret 2 herë për 1 çështje. Neni 52 ia ka dhënë të drejtën e ndërprerjes së seancës vetëm drejtuesit të seancës. O zot po lexoni mo...

    Drejtuesi mund ta ndërpresë seancën deri në 60 minuta e vendos drejtuesi i seancës, drejtuesi foli dhe tha 15 dhe nuk u kundërshtua. Nuk shkruhet asgjëkundi në këtë rregullore që mbledhjet e grupit parlamentar zhvillohen në këtë sallë.

    Se kështu i bie 4 grupe parlamentare të opozitës të marrin nga një prë dhe të rrimë 4 porë të presim ndërmarrjet historike të opozitës. Dikush  tha se kundërfirmëtari duhet të ishte këtu në sallë. Po thirreni dhe metën se ai është kundërfirmëtari. Marrja peng nga askush  e sallës së kuvendit nuk  është sanksionuar në asnjë vend. Nëse do ni të bëni mbledhje grupi shkoni dhe bëjini atje ku bëhen.

  • VIDEO

    Koncerti në 'Air Albania', Ermal Meta konferencë për shtyp: Nder i madh, po dridhem që sot! Nesër do bëj koncertin më të mirë të jetës sime

    Duke mos si fshehur emocionet që do të këndojë në Atdheun e tij, këngëtari Ermal Meta premton se do të mbajë nesër koncertin më të mirë të jetës së tij. Në konferencën për shtyp, i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Meta u shpreh se pavarësisht se është hera e tretë që këndon në Shqipëri, i duket si hera e parë dhe se po dridhej nga emocionet.

  • VIDEO

    Rama s'është i pranishëm në seancë, PD kërkon për të marrë një vendim nëse do vijojnë diskutimet, seanca ndërpritet për 15 minuta

    Është ndërprerë për 15 minuta seanca në Kuvend, me kërkesë të PD-së. Shkak për këtë u bë mungesa e kryeministrit Edi Rama në sallë dhe refuzimi i opozitës dhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës për të mbajtur fjalën në mungesë të kryeministrit. Për këtë Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj kërkoi 47 minuta kohë që të mblidhen për të marrë një vendim

    "Ne si Grup Parlamentar duhet të mblidhemi për të marrë një vendim dhe kërkojmë të ndërpritet seanca që të marrim një vendim. Kërkojmë 47 minuta", tha ai.

    Megjithatë, Kryetarja e Kuvendit i dha vetëm 15 minuta kohë.

     

  • VIDEO

    Shehu: E patolerueshmë që Rama të zhduket, vetëm në Kinë ndodh kështu! Rushaj: Të ndërpresim seancën! Nikolla: Ka arsye pune, kryeministri vjen në orën 17:00

    Opozita ka kërkuar ndërprerje të seancës plenare për shkak të mungesës së kryeministrit Edi Rama në sallë. Sipas kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Rama mungon për arsye pune dhe se do të vijë në 17:00.

    Debati: 

    Tritan Shehu: Rama zhduket dhe ska guxim të ballafaqohet, është e patolerueshme dhe kundër çdo principi. Unë ju respektoj shumë juve ndërprisni seancën dhe thërrisni kryeministrin, fillojmë nesër në një ditë të re nëse Rama është i lodhur. Kështu ndodh në çdo vend demokratik të botës vetëm te Kim Jon un ndodh kështu.

    Alfred Rushaj: Kërkoj të ndërpritet seanca, të mblidhet konferenca e kryetarëve. Ska punë më të rëndësishme se kjo ku do miratohet plani i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

    Lindita Nikolla: Mungesa e tij është për arsye shumë të rëndësishme

    Alfred Rushaj: Të ndërpresim seancën dhe të presim sa të vijë Rama

    Nikolla: Kam njoftim se Rama do vijë në orën 17:00

  • VIDEO

    Bardhi: Pse nuk është Rama në sallë? Balla: Nëse Basha nuk merr fjalën, të kalohet te deputeti i radhës

    Opozita nuk ka pranuar që të flasë mbi programin e tretë qeverisës pa qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkon të dijë se motivet pse Rama nuk është i pranishëm në seancë.

    "Çfarë ka pasur më të rëndësishme Edi Rama që nuk wshtë në seancë", tha Bardhi.

    Refuzimit të opozitës për të folur, i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS-së, taulant Balla. Ai tha se mungesa e kryeministrit nuk është një motiv që opozita të refuzojë të flasë.

    "Koha e kryetarit të opozitës është e barabartë me kohën e kryeministrit, për kalamajtë që nuk e mbajnë mend rregulloja ka ndryshuar pas vitit 2013, në duhet të vazhdojmë debatin për këtë çështje, e gjithë qeveria është prezent për të dëgjuar diskutimet, do ishte mirë dhe në dinjitetin e opozitës për të bërë pyetje, deputete e rinj duhet të dinë që ndërhyrja gjatë fjalës së një kolegu është shkelje, unë nuk marr përsipër që të edukoj askënd. Nëse deputeti nuk e merr fjalën, fjala kalon te deputeti pasardhës, nëse i referohemi asaj që është e drejta zakonore, kurrsesi dhe asnjëherë nuk është ndërprerë debati nëse kryeministri nuk është sallë", tha Balla.

  • VIDEO

    Rama mungon, opozita kërkon kërkon ndërprerjen e seancës plenare! Rushaj: Të vijë këtu që të dëgjoj mendimet tona për programin e tij qeverisës

    PD kërkon ndërprerjen e seancës parlamentare sepse kryeministri Edi Rama nuk është në sallë.

    " Ky është programi politik që ka paraqitur Rama, sic u diskutua të mbledhja ai vetëm këtë seanca ka të drejtë për të të caktuar datën dhe të flitet këtu kur flitet për programin e tij qeverisës, ndenjëm lloj gjërash që vetëm program të mos kishte, të ndërpritet seanca, Rama të vij këtu të paraqitet, dhe të vijojmë debatet, tani ai duhet të dëgjoj mendimin e opozitës për propozimin e tij", tha Rushaj.

  • VIDEO

    Industria moderne, ‘minë me sahat’ e sëmundjeve profesionale! Mjekët specializantë: Punojnësit nuk kujdesen për vete

    Ishte viti 1984, kur nevoja për punë e detyroi Iljaz Bardhin nga Librazhdi të futej në tunelet e errëta të minierës së hekur-nikelit në Përrenjas, e më pas në atë të kromit në Bulqizë. Por ai nuk e kishte menduar kurrë se pas një dekade pune, shëndeti i tij do të dëmtohej rëndë nga pluhurat dhe përbërësit e kromit e nikelit.              

    Në atë kohë ai shtrohet në spital dhe pas shumë vitesh trajtimi e ekzaminimi, rezultoi me astmë bronkiale, një nga sëmundjet më të shpeshta dhe më të rënda të shkaktuara për shkak të profesionit, ose e njohur ndryshe si sëmundje profesionale.

  • VIDEO

    Berisha nis “luftën”kundër Bashës-çfarë po ndodh në PD?

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv