-
VIDEO
Gjallërohet turizmi i gurtë në qytetin e Gjirokastrës! Në 5 muajit e parë të vitit u vizitua nga 28 mijë turistë
Pamja piktoreske e ndërthurur me rrugë të kalldrëmta, shtëpi të veçanta e rrugica të shumëllojshme këtë vit po tërheq me mijëra turistë.
Turizmi në qytetin historik, Gjirokastër ka nisur të gjallërohet pas një viti të vështirë, siç ishte 2020.
-
VIDEO
Dështimi i operacionit të policisë në Tiranë, kreu i Sindikatës, Fishta: Dhunimi i gazetarit nuk tolerohet, sjellja e efektivëve jashtë kuadrit ligjor
Efektivët e policisë kaluan çdo kompetencë ligjore të detyrës së tyre me dhunimin e gazetarit! Kështu thotë kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta, i cili në një intervistë për Report Tv theksoi se veprimet e policisë kërcënuan integritetin e gazetarit dhe të qytetarit
-
VIDEO
Përfshihet nga zjarri Kodra e Shikajve në Kukës, era përhap flakët duke rrezikuar banesat
Një zjarr ka rënë në Kodrën e Shikajve në fshatin Shikaj të Kukësit. Sipas banorëve të zonës zjarri dyshohet se ra nga përplasja e telave elektrike nga era e fortë, ku për pasojë ka marrë flakë bari i thatë dhe më pas janë djegur edhe pyje
-
VIDEO
Të dehur dhe me shpejtësi tej normave të lejuara, arrestohen 10 shoferë, pezullohen 44 patenta
Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 30 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 156 km/h në rrugën interurbane Elbasan-Tiranë ) dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.16 mg/l).
Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
-
VIDEO
Hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një konference për mediat ka njoftuar se është hapur gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Balluku tha se gara do të jetë e hapur në faqen e ministrisë duke filluar nga data 2 gusht deri në datë 23 shtator 2021
-
VIDEO
Turistët e huaj me chartera në Shqipëri flet Flora Xhamani, eksperte e turizmit
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një stallë në Fier, dëme materiale të mëdha shpëtojnë bagëtitë
Mesditën e sotme, një stallë me bagëti në fshatin Vajkan të Fierit është përfshirë nga flakët.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
-
VIDEO
Djegia e mbetjeve në Fier, eksperti i mjedisit: Toksinat e çliruara do kontaminojnë tokën! Ndotja do vijojë për vite me radhë, do futet në zinxhirin ushqimor
Prej disa ditësh tashmë, Fieri është ekspozuar ndaj një ndotje të rrezikshme nga djegia e mbetjeve në landfill, duke krijuar një emergjencë mjedisore. E ndërsa vëmendja është përqendruar në ndotjen e ajrit nga gazrat e çliruar, duket se më problematike do të jetë ndotja e tokës.
-
VIDEO
Tomini për Report Tv: Në gusht do kemi qarkullim në masë 90% të variantit Delta të COVID! S’kemi rekomandim për një dozë të tretë të vaksinës
Sezoni turistik është shoqëruar edhe me një lehtësim të masave, por edhe me një ulje të vigjilencës së qytetarëve ndaj rrezikut të COVID-, por ekspertët ngrenë alarmin për një rritje të ndërgjegjësimit. Kjo sepse, sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini në mesin e muajit gusht në masën 90% do të dominojnë qarkullimi i variantit Delta, në të gjithë botën, e për pasojë edhe në vendin tonë.
-
VIDEO
'Mbuluar' nga tymi dhe çdo gjë gri, pamjet dramatike që vijnë nga lagjja Sheq i Madh në Fier ku ndodhet landfilli, banorët braktisin banesat
Çdo gri dhe e mbuluar nga tymi, këto janë pamjet dramatike që vijnë nga lagjja Sheq i Madh në Fier, që ndodhet shumë afër landfillit dhe vetëm 3 kilometra larg nga qyteti.
Në një vëzhgim të bërë nga gazetari i "Report Tv", Sokol Dema, shihet teksa banorët kanë braktisur lagjen, të paktën përgjatë orëve të ditës, duke i vënë kyçin dyerve, në mënyrë që të jenë sa më pak të ekspozuar ndaj ndotjes së shkaktuar nga djegia e mbetjeve në landfill.
-
VIDEO
Zjarret në Vlorë, Shefi i Zjarrfikësve për Report Tv: Nuk kemi mjete, nuk shkojmë dot në disa vatra
Kastriot Bega, Shefi i Zjarrfikësve të Vlorës, thotë se situata e rëndë e zjarreve e ka vënë në vështirësi të gjithë togën që ai drejton. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Bega thotë se në disa vende terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë.
"Aktualisht në Karaburun janë forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit. Në Tragjas zjarri është në mal dhe është e pamundur të ndërhyhet, ne po presim të zbresë poshtë. Sot kemi ndërhyrë në Zvërnec dhe e kemi kapur në kohë. Jam marrë tërë natën te shpella e Kaninës, është një pyll me pisha atje. Rrezikoj i gjithë pylli me pisha në Kaninë. Dje ka pasur në Kuzum Baba. Njerëz të papërgjegjshëm djegin mbeturina dhe ka flakë. Ne nuk kemi automjete për tu futur në terrene të vështira", tha Kastriot Bega.
-
VIDEO
Kim i shkon në zyrë Bashës, pritet nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi po zhvillohet në selinë blu. Ajo është pritur në takim nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Nuk dihen ende motivet e këtij takimi.