-
VIDEO
Ish-kreu i zjarrfikësve, Laçi: Janë mbi 80 vatra aktive zjarri! Skandaloze që asnjë helikopter nuk është ngritur për të shuar flakët! Zjarrfikësit po trajtohen si skllevër
Situata nga zjarret në vend është alarmante dhe nuk po menaxhohet si duhet nga autoritete. Kështu thotë në një intervistë për Report Tv, ish-drejtori i Përgjithshëm i Forcave Zjarrfikësve, Dilaver Laçi, i cili thotë se Emergjenca Civile duhet të ngrenë në ajër helikopterët për të shuar flakët
-
VIDEO
U dëmtua nga tërmeti, Manastirliu në Qendrën Terapeutike për Fëmijë: Brenda vitit funksionale, shërbime të integruara për fëmijët me aftësi ndryshe
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për rindërtimin e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijë, e dëmtuar nga tërmeti 26 nëntorit 2019.
-
VIDEO
Temperaturat e larta, Shëngjini plot me pushues
Temperaturat e larta të fundit të korrikut e kanë gjetur Shëngjinin të mbushur me pushues.
E gjitha vija bregdetare nga Rana e hedhur e deri në Kune është më e populluar, ndërsa me besnikët e këtij bregdeti vijojnë të jenë shqiptaret e Kosovës.
-
VIDEO
Zjarri në Fier, reagon PD: Situata e ndotjes së mjedisit kriminale, po dëmton rëndë shëndetin e qytetarëve
Drejtues i departamentit të shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi nga fusha e mbetjeve në Fier ka folur për rrezikshmërinë që po shkakton djegia e mbeturinave në këtë qytet.
Koduzi tha se situata është kriminale dhe me impakt shumë të rëndë për shëndetin e qytetarëve. Koduzi tha më tej se djegia e mbeturinave plastike në ajër të hapur, dhe ekspozimi për periudhë të shkurtër apo të gjatë, rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, rëndon sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes si astma apo emfizema, shkakton kancer të mushkërive si dhe dëmton sistemin nervor.
'Ditët e fundit qytetarët e Fierit janë përballur me situatë kriminale të ndotjes së mjedisit dhe ajrit, me impakt të rëndë për shëndetin e tyre.
Për disa ditë me radhë janë djegur në ambient të hapur plehrat, në përbërje të të cilave ka element të ndryshëm të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve.
Djegia e mbeturinave plastike në ajër të hapur, dhe ekspozimi për periudhë të shkurtër apo të gjatë, rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, rëndon sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes si astma apo emfizema, shkakton kancer të mushkërive si dhe dëmton sistemin nervor.
Ekspozimi në nivele të larta të ajrit, për periudhe të shkurtër apo te gjate shkakton më shumë impakt të rëndë te personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe në Fier ka shumë qytetarë të cilët vuajnë akoma pasojat shëndetësore të punës në ndërmarrjet e naftës apo prodhimit të pesticideve te ndryshme qe ka patur ky qytetit.
Kjo situatë e rëndë, jo vetëm do shkaktojë pasoja shëndetësore ndaj qytetarëve, por do të rrisë edhe barrën financiare ndaj xhepit të qytetarëve, njësoj si me Covid-19, për të kryer ekzaminimet laboratorike apo imazherike, si dhe blerjen e barnave për trajtimin e komplikacioneve, për pasojat qe do vijnë.
I bëjmë thirrje qeverisë dhe institucioneve të shëndetit publik, që të fillojnë menjëherë depistimet në terren për të matur nivelin e ndotjes së ajrit, pasojat në shëndetin e qytetarëve, si dhe angazhimin e strukturave shëndetësore për diagnostikimin dhe trajtimin e komplikacioneve përkatëse.
Këto masa, rrjedhin edhe nga angazhimet ndërkombëtare të qeverisë shqiptare, si anëtare e OBSH, që në vitin 2015 ka firmosur marrëveshjen “për adresimin e efekteve anësore shëndetësore nga ajri i ndotur”.'- tha Koduzi.
-
VIDEO
Kokaina në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’, SPAK merr në dorëzim dosjen, debate në seancë! GJKKO lë në burg administratorin e kompanisë, në kërkim pronari
Këtë të shtunë, në GJKKO është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj pronarit të kompanisë Alba Exotic Fruit Eduart Dautin dhe administratorit Bajron Gumeni, ky i fundit i arrestuar për sasinë 11 kg e 675 gram të kapura në kontejnerët e kompanisë më 13 korrik. Gumeni u la në burg nga GJKKO ndërsa Dauti është ende në kërkim.
Gazetari i Report Tv Sokol Dema bën me dije së pala mbrojtëse nuk ka pranuar akuzat ndërsa gjatë seancës ka pasur edhe debate në lidhje me trensferimin e çëshjes nga Durrësi, e cila shpalli moskompetencë dhe e kaloi në SPAK. Trupa e GJKKO ka vendosur që hetimet të ndiqen nga SPAK për shkak se ka dyshime dhe prova të besueshme që kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal.
-
VIDEO
Dita e 5-të e zjarrit në fushën e mbetjeve në Fier, rrugët e qytetit ende të ‘pushtuara’ nga tymi toksik, përhapet nga era
Sot shënohet dita e 5-të e zjarrit në fushën e mbetjeve urbane në Fier. Tymi toksik ka pushtuar rrugët e qytetit
Ndonëse flakët u shuan 2 ditë më parë situata ende vazhdon të jetë tejet problematike pasi mbetjet e djegura vijojnë të çlirojnë tym, i cili përhapet nga era. Ambienti është i “pushtuar” nga tymi ndonëse aktualisht mjetet e rënda eksavatore dhe kamione të tonazheve të rëndapo punojnë që vatrat e zjarrit të fikura tashmë të mos çlirojnë tym.
-
VIDEO
Pamjet e momentit të hapjes së tunelit të Skërficës, Rama: Përfundimi i kësaj vepre shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje gjatë hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.
Kjo rrugë me 16 km e gjatë në jug të vendit është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore, me impakt pozitiv në ekonominë dhe turizmin e vendit.
-
VIDEO
Makina me shpejtësi del nga rruga dhe përplaset me murin, humbin jetën 2 të rinj në aksin Shkodër-Velipojë! Pamje të copëzave të mbetura nga aksidenti
SHKODËR-Shpejtësia në makinë u ka marrë jetën dy të rinjve mëngjesin e sotëm në Shkodër, përkatësisht të Amarildo Prelës, 23 vjeç dhe Driona Trianit, 16 vjeçe.
Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, ku si rezultat i shpejtësisë në kthesë, mjeti tip BMË me të cilin udhëtonin të rinjtë, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur.
-
VIDEO
“Europa na nxorri gishtin, Amerika thotë hani bar” telefonuesi analizon “ultimatumin” e Kim
Një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv i irrituar analizoi deklaratën e ambasadores Kim bërë dje ku kërkoi që Berisha të mos jetë në Kuvend. Ai tha se Europa na nxorri gishtin ndërsa Amerika na sugjeroi të ham bar duke u shprehur kundër ambasadorëve.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 31 korrik 2021, A duhet të jetë Berisha në Kuvend?
Telefonuesit skanojnë “ultimatumin” e Kim për Bashën dhe japin mendimin e tyre nëse Berisha duhet të jetë apo jo në Kuvend në shtator.
-
VIDEO
2 të rinjtë humbën jetën në ‘lule të rinisë’, çfarë ka mbetur pas aksidentit të rëndë në Shkodër
Këto janë pamjet nga aksidenti tragjik i ndodhur në Shkodër ku humbën jetën në lule të rinisë Amarildo Preka 23-vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja Driona Trianit 16- vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.
-
VIDEO
Mbetën të bllokuar në kanionet e Gjipesës, nxirren tre turistët e rinj në Himarë
Tre turistët të cilën mbetën të bllokuar në kanionet e Gjipesë, janë nxjerrë nga gremina nga policia e Dhërmiut dhe Himarës.
Pas 1 orë kërkimesh intensive, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe me ndihmën e FNSH-së dhe forcave të zjarrëfikses, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga kanioni të tre turistëve të moshave 21 vjeç, 18 vjeç dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.