-
VIDEO
LIVE - Dita e 5-t e protestës për Zvërnecin në Tiranë
Ashtu si në 4 ditët e kaluara, qytetarët u grumbulluan filllimisht te Sheshi Skënderbej, nga ku nisën të marshojnë drejt Kryeministrisë. Report Tv sjell pamje të filmuara me dron të pjesëmarrjes në tubim.
-
VIDEO
PAMJE ME DRON/ Dita e 5-t e protestës për Zvërnecin në Tiranë, fillon marshimi nga sheshi Skenderbej
Ka filluar në Tiranë protesta e 5-të kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.
-
VIDEO
Ballukut i shtohet akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave! SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi: E mori si ryshfet për tenderët 1 mln € kur drejtonte Albcontrol! E fshehu në emër të Igli Tares
Në dosjen Balluku, SPAK ka marrë nën hetim për pastrim parash edhe ish-futbollistin e kombëtares, Igli Tare. Në emër të tij, ish-numri 2 i qeverisë kishte fshehur një vilë në dykatëshe me vlerë 145 mijë euro në resortin “White Rocks” në Dhërmi. Balluku dyshohet se e mori këtë tender si ryshfet për të favorizuar një kompani së cilës iu dhanë dy tenderë.
-
VIDEO
Vrasja e policit në Maliq, Hita: S’kam pasur dijeni për operacionin, hetim për procedurat e policisë! Plumbat e kallashnikovit çanë jelekun antiplumb
Në një konferencë për shtyp krah ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, Skënder Hita bëri me dije se ka nisur një hetim për procedurat hetimore lidhur me Violand Braçellarin, autorin e vrasjes së efektivit në Maliq të Korçës.
-
VIDEO
'Metamorfoza'/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Kodi në SkyECC nuk është i imi, më kanë futur në burg për thashetheme
Pëllumb Gjoka, një nga shtatë të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”, ka dëshmuar këtë të enjte në GJKKO, ku ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe ka vënë në dyshim provat e siguruara nga komunikimet në platformën Sky ECC.
-
VIDEO
Dosja ‘Balluku’/ Igli Tare dëshmon mbi 6 orë në SPAK! Merret nën hetim për pastrim parash
Igli Tare është thirrur nga prokurori Dritan Prençi. Gjatë marrjes në pyetje i është kërkuar edhe prania e një avokati.
-
VIDEO
Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës, kërkojnë rritje pagash, përmirësim të kushteve të punës dhe më shumë siguri
Albchrome është kompania më e mëdha në sektorin minerar në Shqipëri, me aktivitet në Bulqizë, Mat, Klos dhe Elbasan. Pas shitjes në vitin 2022 nga “Balfin Group”, kompania është administruar nga grupi turk “Yildirim International Mining Investments B.V.”
-
VIDEO
Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi, s’ka as roje e makineri
Pas hedhjes së gurëve, tërheqjeve zvarrë të protestuesve nga rojet private e përdorimit nga ana e tyre të sprayt me piper, sot situata në kantier duket e qetë. Makineritë e punës janë larguar e i vetmi element sigurie që ka mbetur në zonë është një kabinë pa roje brenda dhe një rrethim i thjeshtë në plazhin e Porto Novës.
-
VIDEO
Pas vrasjes së Enea Mekollit në krye të detyrës, drejtuesi i Policisë së Shtetit shkon në Korçë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka mbërritur në Korçë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Lozhan të Maliqit, ku gjatë një operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, Edison Adri.
-
VIDEO
Aksident në Lushnjë, babë e bir përfundojnë në kanalin kullues, banorët thyejnë xhamin e Benzit dhe i shpëtojnë
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Krutje-Pushimi i Shoferit, ku një mjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar i përmbytur në një kanal kullues me ujë. Në makinë udhëtonin babë e bir, të cilët janë nxjerrë nga banorët e zonës. Ata kanë hyrë në kanal, kanë thyer xhamin e makinës dhe kanë arritur t’i shpëtojnë të dy.
Pas mbërritjes së zjarrfikëses dhe dy ambulancave, babë e bir janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes. Banorët thonë se në këtë zonë kanë ndodhur edhe aksidente të tjera, pasi kanali nuk ka bordurë mbrojtëse, megjithëse sipas tyre janë ankuar disa herë.
Policia e qarkullimit rrugor po dokumenton ngjarjen për të zbardhur shkaqet e aksidentit, i cili fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish
-
VIDEO
Me 1 plumb në bark dhe 2 në duar, autori mbërrin me ambulancë në spitalin e Traumës
Autori Violand Braçellari ka mbërritur nga spitali i Korçës te Trauma me ambulancë. Mjekët u shprehën se ai ndodhet në gjendje stabël dhe se ka marr 3 plumba, një në bark dhe dy në dorë.
-
VIDEO
Tragjedia te ‘Rana e Hedhun’, të rinjtë që u mbytën në det staf i UNUM, përgatiteshin për festivalin që nis sonte! Nisin hetimet për organizatorët
Organizatorët e festivalit ndërkombëtar “UNUM” janë nën hetim pas tragjedisë së ndodhur në ‘Ranën e Hedhun’, ku dy të rinj humbën jetën në det dhe tre të tjerë përfunduan në spital. Prokuroria po verifikon nëse janë respektuar rregullat dhe masat e sigurisë në zonën zhvillohet festivali.