-
VIDEO
Fier, 11 mijë gjoba për një muaj, 14 të arrestuar! Rrugorja: Problemi më i madh të dehurit në timon
Ne qarkun e Fierit, vetëm gjatë muajit maj janë vendosur rreth 11 mijë masa administrative, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
-
VIDEO
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, i jep lamtumirën e fundit babait në vendlindje! Do të marrë pjesë edhe në pritjet për ngushëllim të mërkurën
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta fitoi për pak orë lirinë dhe i dha lamtumirën më të vështirë personit që e solli në jetë. Ish-presidenti mori pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij i cili u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, dhe u preh në vendlindje, në fshatin Çepan të Skraparit.
-
VIDEO
Surprizon SPAK, vë në sekuestro preventive llogaritë e kompanisë së vëllezërve nga Katari, që bleu tokat për resortin në Zvërnec! Rama: Legjitim vetëm bllokimi i pagesave për pronarët e dyshuar
‘Albania Land Development’, rezulton të ketë blerë sipërfaqet e tokës mbi të cilën do të realizohet projekti në Zvërnec. Ajo fillimisht, ishte në pronësi të Redi Strugës, i cili pasi e shiti, e emërua një nga tre administratorët e kompanisë, por me të drejtë të kufizuar të firmës.
-
VIDEO
Lushnjë/ Policia iu vu në ndjekje pasi shkoi në komisariat duke ofenduar, vëllai i zv.ministres së Mjedisit humb kontrollin e automjetit dhe përplaset për vdekje
Vëllai i zv/ministres së Mjedisit, Elda Xhumari ndërroi jetë pas mesnate. Ai kishte xhiruar gomat para komisariatit te Lushnjes dhe me pas tentoi te arratisej por u aksidentua gjate ndjekjes policore.
-
VIDEO
Aksident zinxhir në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete! Tre të plagosur, mes tyre dy gjermanë
Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e aksidentit trafiku u paralizua për minuta të tëra duke shkaktuar radhë kilometrike.
-
VIDEO
Tiranë/ Grabitet me armë një bankë te stadiumi 'Selman Stërmasi'! Grabitësi i ka marrë paratë nga duart një personi që po i depozitonte, u largua me skuter
Një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit 'Selman Stërmasi' është grabitur, dyshohet me armë. Autori hyri në bankë i maskuar dhe nën kërcënimin e një arme, i ka marrë paratë nga duart një personi, i cili sapo i depozitonte.
-
VIDEO
Costa në Tiranë: Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare drejt anëtarësimit në BE, përmbushët kushtet për piketat e ndërmjetme!
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa në konferencë me kryeministrin Edi Rama vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, Costa tha se Shqipëria i ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë të çështjeve themelore.
-
VIDEO
Masakra e 21 janarit/ Kush e dha urdhrin për të qëlluar drejt protestuesve? SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin e komandantëve të Gardës
Në kuadër të hetimeve për dosjen “21 janari” , Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë materialin e komunikimit në radio në kanalin e Gardës së Republikës më 21 janar 2011 ku katër protestues u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
-
VIDEO
Goditja e grupit kriminal të Jetmir Pepës, SPAK thërret për të marrë në pyetje ish-bashkëjetuesen Mariela Berisha
Jetmir Pepa, një personazh i njohur në Shqipëri për bizneset dhe jetën mes lajmeve rozë, ishte koka e një grupi të strukturuar kriminal në vitet 2019-2021, që vetëm në vitin 2020 futi ose tentoi të trafikonte në Evropë të paktën 7.5 tonë kokainë.
-
VIDEO
Gjarpër në qendër të Fierit, kalimtarët mbeten të habitur nga vizitori i pazakontë
Një gjarpër është shfaqur në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa gjarpri është larguar nga zona pas pak minutash.
-
VIDEO
Rekomandimet e qeverisë për SPAK dhe Prokuroritë/ Gogu: Luftë evazionit e pastrimit të parave! Braho: Duhet më shumë buxhet, korrupsioni s’luftohet vetëm nga një institucion
Rekomandimet e Këshillit të Ministrave për vitin 2026 vendosin fokus te lufta kundër evazionit fiskal, krimit kibernetik dhe kriminalitetit rrugor, duke kërkuar forcimin e hetimeve financiare, ngritjen e njësive të specializuara në prokurori dhe bashkëpunim më të ngushtë me Policinë e Shtetit.
-
VIDEO
Masakra e Gërdecit/ Seanca e radhës për Mediun në GJKKO, mungon ish-ministri, i vëllai ndjek gjyqin! I pranishëm dhe Geraldo Durda
Për të disatën seancë radhazi, avokatët mbrojtës të Fatmir Mediut, kundërshtojnë provat shkencore të paraqitura nga SPAK, kryesisht për përcaktimin e Gërdecit si zonë për përdorim për demontim të armëve dhe përcaktimin ligjor që ndan kalibrat në të mëdhenj e të vegjël.