-
VIDEO
Shkeli perimetrin e sigurisë me “Jet Ski” dhe vuri në rrezik jetën e pushuesve në Karaburun, gjobitet drejtuesi dhe bllokohet mjeti
Policia Kufitare në Vlorë ka ndërhyrë menjëherë pas një denoncimi nga qytetarët, të cilët raportuan një mjet lundrues tip Jet Ski që ishte afruar rrezikshëm pranë bregut në zonën e Karaburunit, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke vënë në rrezik pushuesit.
Sipas policisë, drejtuesi i Jet Ski-t, shtetasi E. U., është ndëshkuar me një masë administrative prej 500.000 lekësh të rinj për shkelje të rregullave të lundrimit dhe cenim të perimetrit të sigurisë.
-
VIDEO
Aksident në aksin Lushnje-Fier, 'Audi' del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një 65-vjeçare
Nga përplasja është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital një shtetase rreth 65 vjeçe ndërsa drejtuesja e mjetit nuk ka pasur probleme.
-
VIDEO
Përplasja në Zvërnec, pamjet kur 2 policë privatë tërheqin zvarrë protestuesin
Në Zvërnec sot protestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe banorë të zonës kundër ndërtimeve që sipas tyre dëmtojne zonën e mbrojtur. Gjatë protestës, policët privatë hodhën spraj me piper kundër protestuesve dhe policëve. Njëri prej tyre ra në pranga
-
VIDEO
Përplasja në Zvërnec, pamjet kur 2 policë privatë tërheqin zvarrë protestuesin
Këto janë pamjet kur dy policë privatë dhunojnë protestuesin në Zvërnec.
Siç shihet edhe nga video të pranishmit bërtasin teksa dy rojet private tërheqin zvarrë qytetarin.
-
VIDEO
Lushnjë/ I mituri godet dy herë me thikë 42-vjeçarin, arrestohet
Një 17-vjeçar ka goditur dy herë me thikë një 42-vjeçar në fshatin Golem i Vogël në Lushnjë.
-
VIDEO
Sherr me grushta e thika mes të rinjve në Korçë, një i plagosur! Shkak dyshohet një borxh prej 10 mijë lekësh
Një sherr mes të rinjve në Korçë ka agravuar deri në përdorimin e thikës. Autori është shpallur në kërkim nga uniformat blu
-
VIDEO
Në timon në efektin e alkoolit, Rrugorja e Vlorës gjoba ndaj shoferëve që nuk respektojnë rregullat
Policia Rrugore e Vlorës ka zhvilluar kontrolle në hyrje të qytetit gjatë fundjavës, me fokus parandalimin e shkeljeve që lidhen me drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit.
-
VIDEO
Protesta kundër resortit në Zvërnec/ Pse policia e shtetit nuk ndërhyn dhe kush janë personat me maska që përdorin spraj me piper?
Protestuesit tentuan të hyjnë në kantier dhe u përplasën me policinë private, të kontraktuar nga kompania që po kryen investimin “Zvërnec South Adriatic Development”.
-
VIDEO
Mbushte Tiranën me kokainë, në pranga 37-vjeçari!
Një 37-vjeçar u arrestua në Tiranë për shpërndarje droga në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ksainel Caka u kap në flagrancë nga blutë e Tiranës, të cilët e shtrinë në tokë për t’i vënë prangat.
-
VIDEO
Sarandë/ Më pak stacione për skafe e larg pikave turistike! Pronarët mësyjnë në mbledhjen e Këshillit: 2 korridore janë jashtë funksionit, nuk hyjnë në punë për asgjë
Tensione janë shënuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës, ku do të miratoheshin vendbazimet e reja për mjetet ujore. Pronarët e mjeteve lundruese kanë hyrë me forcë në mbledhje duke kundërshtuar kufizimin e numrit të korridoreve ku vendosen skafet pasi sipas tyre janë larg pikave turistike. Kjo solli shtyrjen e mbledhjes për një datë tjetër.
-
VIDEO
Zjarr në një objekt te Rruga e Kavajës në Tiranë, forcat zjarrfikëse në vendngjarje
Një objekt në Rrugën e Kavajës në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Zjarr në Ranën e Hedhun, flakët afrohen pranë bizneseve në zonën turistike të Shëngjinit (VIDEO)
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e tjera emergjente, të cilat po punojnë për të izoluar flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera.