-
VIDEO
Grabitja e bankës në Tiranë/ Arrestohet roja, nuk veproi për të neutralizuar grabitësin! Dyshohet se arma e autorit ishte lodër
Policia e Tiranës arrestoi rojën e bankës që u grabit ditën e djeshme. Ai akuzohet se nuk ka vepruar në momentet e grabitjes për të neutralizuar autorin.
-
VIDEO
Rezultatat e muajit Maj/ Policia e Fierit: 264 vepra penale, 98% të zbuluara! 11.132 masa administrative ndaj shoferëve! Trajtuam 39 konflikte për çështje pronësie
Gjatë muajit maj janë finalizuar 10 operacione policore, si rezultat i të cilave janë arrestuar 14 persona. Operacionet kanë goditur kryesisht veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, kapjes së personave në kërkim dhe krimeve kundër pronës.
-
VIDEO
Protesta për Zvërnecin, Rama ndan pamjet e tubimit para selisë së PS: Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë!
Rama ka postuar momentet kur protestuesit thërrasin me sharje e fyerje kundrejt kryeministrit duke i krahasuar me gjermanët nazistë apo kundërshtarët në Greqi ndaj investimeve.
-
VIDEO
Resorti në Zvërnec/ SPAK bllokon 195 mln $ në llogaritë bankare të Artur Shehut dhe pronarëve që shitën tokat! Çliron llogaritë e kompanisë së dy vëllezërve nga Katari
6 ditë më parë u realizua një transfertë prej 195 milionë dollarësh nga Katari drejt kompanisë “Albanian Land Development”, për blerjen e tokave në Zvërnec. Pesë ditë më parë, llogaria e vëllezërve nga Katari u bllokua, ndërsa dje u zhbllokua sërish nga SPAK. Ndërsa sot janë bllokuar llogaritë e pronarëve shqiptarë. Paratë janë transferuar, nëpërmjet noterit, në llogaritë e Artur Shehut dhe të të gjithë pronarëve të tjerë që kanë shitur tokat.
-
VIDEO
Ndihmuan Geraldo Bibën të tërhiqte zvarrë protestuesin në Zvërnec, arrestohen dy rojet private të sigurisë! Rezultojnë pa licencë
Policia ka arrestuar dy rojet private të sigurisë që në bashkëpunim me Gerald Bibën, tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec.
35-vjeçari dhe 41-vjeçari, tashmë të arrestuar, rezulton se nuk janë të licencuar nga asnjë subjekt për shërbimin privat të sigurisë fizike.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Tritoli në makinën e Mirash Gjikolës në Sarandë, arrestohet 21-vjeçari!
57-vjeçari nga Lezha dhe banim në një fshat të Konispolit, Mirash Gjikola, gjeti një sasi lënde eksplozive në sediljen e makinës ndërsa lëvizte në rrugën Shëndëlli-Vrinë. Fatmirësisht lënda eksplozive nuk shpërtheu, teksa nuk kishte funksionuar lidhja mes kapsollit dhe lëndës eksplozive, montuar në sediljen e pasme të automjetiti të Gjikolës.
-
VIDEO
Ndarja nga jeta e të atit, Ilir Meta lë sërish qelinë dhe merr pjesë në pritjen për ngushëllime! Momenti kur mbërrin te hotel ‘Rogner’
Report TV ka siguruar pamjet e momentit kur Drejtoria e Burgjeve e shoqëron nën masa të posaçme sigurie, ndërsa shihet edhe kryetari i Partisë së Lirisë duke zbritur nga furgoni.
-
VIDEO
'Zvërneci'/ Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së Partisë Socialiste
Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, një grup qytetarësh vijuan protestën nëpër rrugët e Tiranës.
Protestuesit marshuan fillimisht drejt selisë së Partisë Socialiste, ku forca të shumta policie kishin rrethuar godinën. Më pas ata u drejtuan te zona e njohur si “15-katëshi”, ku bllokuan për pak minuta kryqëzimin, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.
-
VIDEO
PAMJET ME DRON nga protesta në Tiranë kundër resortit në Zvërnec
Për të tretën ditë radhazi, qytetarët protestuan në Tiranë, kundër ndërtimit të resortit turistik në Zvërnec, duke kërkuar anulimin e tij. Kryeministri Rama reagoi sërish sotduke ftuar protestuesit për një bashkëbisedim.
-
VIDEO
PAMJE ME DRON/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë kundër resortit në Zvërnec
Në ditën e tretë të protestës qytetare që po zhvillohet kundër projektit të Zvërnecit në Vlorë, kryeministri Rama ka reaguar sërish duke ftuar protestuesit për një bashkëbisedim.
-
VIDEO
Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve, fiton projekti i kompanisë zviceriane! Kullë 225 metra e lartë, restorant e pishinë, FOTO si do të duket
Projekti i zviceranes “Herzog & de Meuron Basel Ltd”, u përzgjodh mes pesë propozimeve të paraqitura nga studio prestigjioze ndërkombëtare të arkitekturës, në konkursin për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve.
-
VIDEO
Përplasjet në Zvërnec, Avokati i Popullit nga Shkodra: Kemi nisur hetim administrativ, çdo formë dhune e papranueshme
Avokati i Popullit komentoi situatën në Zvërnec ku tha se institucioni ka nisur hetimin administrativ vetëm 30 minuta pas ngjarjes, duke e cilësuar të papranueshme çdo formë dhune ndaj qytetarëve që protestojnë në mënyrë paqësore.