-
VIDEO
Maliq/ Vrau efektivin, miqtë e viktimës nuk kursejnë FYERJET ndaj autorit ndërkohë që niset për Tiranë
Violand Braçellari, autor i vrasjes së efektivit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri, nuk ka treguar për asnjë moment pendesë për ngjarjen që nga momenti i arrestimit. Pavarësisht tre plumbave të marrë në dorë dhe bark, jashtë kamerave, personat qe e shoqëruan me ambulancë tregojnë se në asnjë moment nuk rënkonte. Ai është nisur drejt Traumës me ambulancë që nga Korça për mjekim të specializuar ndërsa mjekët thanë se ndodhet në gjendje stabël.
-
VIDEO
Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ dhe plagosi kolegun, Report Tv sjell pamjet me dron nga stani në Lozhan ku fshihej autori
Report Tv sjell pamjet me dron nga stani ku fshihej i shumëkërkuari Violand Braçellari. Ky i fundit nuk pranoi të dorëzohej ndërsa hapi zjarr drejt efektivëve të forcave ‘Shqiponja’ duke vrarë Enea Mekollin dhe duke plagosur Edison Adrin. Edhe vetë Braçellari është plagosur me 3 plumba.
-
VIDEO
Kryepolici Hita te Trauma: Efektivi u vra në shërbim të qytetarëve, kanë nisur hetimet për policinë e Korçës
Në spitalin e Traumës ka mbërritur Edison Adri, efektivi i plagosur sot nga operacioni në Lozhan të Korçës. Nga i njëjti operacion, ndërroi jetë efektivi Enea Mekolli.
-
VIDEO
Mbërrin te Trauma efektivi i plagosur ‘Shqiponjave’, 36-vjeçari me plagë në pjesën e qafës dhe të kokës
Efektivi i ‘Shqiponjave’, Edison Adri 36 vjeç, që mbeti i plagosur sot në operacionin në Lozhan të Maliqit, ka mbërritur në spitalin e Traumës ku do të marrë mjekim të specializuar. Mjekët te spitali i Traumës deklarojnë se Adri ka plagë në pjesën e qafës dhe të kokës dhe se nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.
-
VIDEO
Moment pikëllues! Plagosja policit, kolegu i punës në lot bashkë me familjarët pranë tij në momentin e nisjes drejt Traumës
Familjarë të efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Edison Adri shihen duke qarë e në gjendje të rënduar emocionale teksa 36-vjeçari po dërgohet me helikopter nga spitali i Korçës drejt Traumës për mjekim të specializuar.
Në zonë ndodhen dhe punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit, të cilët gjithashtu kanë shpërthyer në lot teksa shohin kolegun e tyre të plagosur. Ndërkohë efektivi Enena Mekolli ndërroi jetë pas të shtënave me armë zjarri në stanin në Lozhan ku kishin shkuar për të arrestuar autorin Violand Braçellari.
-
VIDEO
Vrau një efektiv të 'Shqiponjave' dhe plagosi një tjetër, MOMENTI i mbërritjes në spital i autorit
Në Lozhan të Maliqit, policia rrethoi një stan ku fshihej autori i dënuar për trafik narkotikësh. Gjatë ndërhyrjes ai refuzoi të dorëzohej dhe hapi zjarr ndaj efektivëve, duke vrarë një polic dhe plagosur një tjetër. Pas kundërpërgjigjes, autori u plagos dhe u arrestua.
-
VIDEO
U plagos nga shkëmbimi i zjarrit në statin në Lozhan, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset e helikopter drejt Traumës
Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës me helikopterin e ushtrisë. Ndihmën e parë mjekësore ai e ka marrë në spitalin e Korçës ndërsa ende nuk dihet sesi është gjendja e tij shëndetësore.
-
VIDEO
Maliq/ I kërkuari qëllon me armë efektivët e ‘Shqiponjave’, vritet një polic, një tjetër i plagosur! I lënduar dhe autori, i akuzuar për shitje narkotikësh (EMRAT)
MALIQ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq në zonën e Lozhanit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një polic ka mbetur i vrarë gjatë një operacioni, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Viktima është identifikuar si Enena Mekolli ndërsa i plagosuri është Edison Adri.
Rrethanat janë ende të paqarta. Dy efektivët e Shqiponjave kanë qenë në ndjekje të një personi në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike i identifikuar si Violand Braçellari. Edhe ky i fundit mësohet se ka mbetur i plagosur.
Policia e Korçës pritet të dalë me një deklaratë për shtyp.
-
VIDEO
Protestat për Zvërnecin/ Rama publikon videon nga zona e mbushur me mbeturina: Tokë e ndotur dhe e paprekur nga tradhtia ime, por do e kthej në syrin e turizmit
Edi Rama shkruan se kjo video i është dërguar nga një qytetar i Vlorës, ndërsa ironizon protestuesit që kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec.
-
VIDEO
Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit shpërndahen në Tiranë, thirrje qytetarëve t’u bashkohen
Pasi u larguan nga kryeministria, grupe protestuesish janë shpërndarë nëpër kryeqytet. Disa prej tyre u ulën në ‘Sheshin Skënderbej’ e të tjerë u kërkuan qytetarëve që ndodhedhin nëpër kafe tu bashkoheshin. Të tjerë bllokuan rrugën duke ndaluar automjetet, ndërsa një tjetër grup ka shkruar te selia e PS. Protestuesit janë nisur dhe drejt zonës së ‘Bllokut’ me thirrje që qytetarët t’iu bashkohen ndërsa në kor thërrasin ‘Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve’.
-
VIDEO
Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, vizituan në Spitalin Rajonal të Lezhës tre të rinjtë nga Kosova që po marrin trajtim mjekësor pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
-
VIDEO
Tritoli te lokali i Noizyt/ Reperi dëshmon në GJKKO: Cllevion e kam fans, një ditë pas sherrit më vendosën tritolin! Laert Haxhiun s’e njihja më para
Noizy ishte i radhës që dëshmoi në GJKKO në gjyqin ndaj Laert Haxhiut. Ai i tha gjykatës se e dinte që Klevio Ahmeti fshihej pas ngjarjes pasi e kishte rrahur një ditë më parë. Noizy e cilësoi Cllevion si të fiksuar pas tij. Noizy tha se para tritolit nuk e njihte Laert Haxhiun, që dyshohet se porositi shpërthimin e 8 qershorit 2022.