-
VIDEO
Zhvatën 388 mijë euro nga llogaritë bankare të dy klientëve, arrestohen drejtori dhe zv.drejtori i një filiali banke në Tiranë! Masa sigurie për 10 punonjës të tjerë
Hetimi nisi pas kallëzimit të një klienti, i cili në 2025-ën denoncoi se nga tre llogaritë e tij ishin tërhequr pa autorizim rreth 500 mijë lekë. Prokuroria e Tiranës thekson se në një rast ishte vetë banka qendrore UBA, e cila denoncoi një tjetër rast për tërheqjen e shumave pa autorizim ndaj një klientje në të njëjtën degë.
-
VIDEO
Tragjedi në Lezhë/ Katër të rinjtë nga Kosova i mori dallga, mbyten 2 prej tyre! 2 në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në zonën turistike të Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
-
VIDEO
Investimi në Zvërnec, Brace: Rrethimi i bregut të detit i paligjshëm, toka është tjetërsuar nga zyrtarë të korruptuar
Erion Braçe pretendon se toka në Zvërnec është tjetërsuar nga fond pyjor në tokë bujqësore, sipas tij nga zyrtarë të korruptuar, dhe më pas është shpërndarë në pronarë të rremë përmes ligjit 7501.
-
VIDEO
Ndarja nga jeta e të atit, Ilir Meta lë sërish qelinë dhe merr pjesë në pritjen për ngushëllime
Ish-presidenti Ilir Meta la sërish sot qelinë për të marrë pjesë në pritjet për ngushëllime për të atin e larguar nga jeta dy ditë më parë. Gjatë homazheve ai pati mundësinë të bisedojë për pak minuta edhe me aleatin e tij politik Sali Berishën, i cili tha se ish-presidenti mbahet në burg me urdhër të Edi Ramës.
-
VIDEO
Resorti në Zvërnec/ SPAK bllokon 195 mln $ në llogaritë bankare të Artur Shehut dhe pronarëve që shitën tokat! Çliron llogaritë e kompanisë së dy vëllezërve nga Katari
6 ditë më parë u realizua një transfertë prej 195 milionë dollarësh nga Katari drejt kompanisë “Albanian Land Development”, për blerjen e tokave në Zvërnec. Pesë ditë më parë, llogaria e vëllezërve nga Katari u bllokua, ndërsa dje u zhbllokua sërish nga SPAK. Ndërsa sot janë bllokuar llogaritë e pronarëve shqiptarë.
-
VIDEO
Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec, arrestohen dy rojet private të kompanisë 'Major Security'!
Shkon në tre numri i të arrestuarve për dhunën e paprecedentë në Zvernec ku rojet private “Major Security” morën zvarrë një protestues si dhe hodhën spraj me piper kundër dhjetëra të tjerëve, duke mos kursyer as uniformat blu.
-
VIDEO
Përmet, 2 të plagosur me lëndë plasëse! 38 vjeçari në gjendje të rëndë, mbërrin tek Trauma
Ervis Bregu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur në dorë.
-
VIDEO
Përmet, 2 të plagosur me lëndë plasëse! 38 vjeçari në gjendje të rëndë, niset me helikopter drejt Traumës
Ervis Bregu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur në dorë.
-
VIDEO
Minatorët e Bulqizës bojkotojnë punën, kërkojnë zgjidhje për kontratat dhe pagat
Punëtorët refuzuan të futen në galeri, ndërsa kërkojnë zgjidhje për kontratat e punës dhe mënyrën e pagesës së shpërblimit të fundvitit.
-
VIDEO
‘Zvërneci’, Rama: Luftë hibride, orkestrohen situata duke përdorur çështjet mjedisore! S’kam asnjë arsye t’ia heq qafe Shqipërisë këtë projekt
Luftë hibride, e quajti kryeministri Rama protestën kundër ndërtimeve në Zvërnec. Ai tha se çështjet e ambientit shfrytëzohen për shkak të ndjeshmërisë së tyre për të nxitur qëndrime kundër zhvillimit. Rama tha se resortet luksoze janë domosdoshmëri për të rritur ekonominë dhe nuk do t’ia heqë Shqipërisë qafe me vetëdije këtë projekt.
-
VIDEO
'Vijnë nëpër rrugë si çakejtë e Agimit të Artë', Rama për protestat për Zvërnecin: S’bisedoj me ata që janë të kurdisur, vetëm me ata që më kanë votuar
Kryeministri Edi Rama komenton pa mbledhjes së qeverisë protestat për Zvërbnecin që prej 3 ditësh janë zhvilluar në Tiranë. Rama tha se s’ka dorëheqje, duke theksuar se nuk ka kërkuar të bisedojë me ata që janë kurdisur, sipas tij nga jashtë, përfshirë këtu edhe Greqinë. Shefi i qeverisë thotë se në diskutime futet vetëm me ata që e kanë votuar. Për ata që ulërijnë si çakejtë e Agimit të Artë dhe vijnë poshtë kryeministrisë me “librin e shtëpisë”, Rama tha se janë vetëm objekt i Zotit.
-
VIDEO
Padia për shpifje ndaj Braçes, GJKKO shpall të pafajshëm deputetin socialist
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin socialist Erion Braçe, pas padisë së ngritur kundrejt tij për shpifje.
Ai ishte paditur nga biznesmeni Anduel Cekrezi që pretendonte se deputeti e ka ofenduar në rrjete sociale.
Në gjykatë avokati Elis Bilali teksa po lexonte konkluzionet përfundimtare tha se Anduel Çekrezi disponon dokumente të rregullta pronësie. Sipas avokatit, deputeti ka bërë postime kundër Çekrezit ku në thelb ishte diskriminimi.