-
VIDEO
Konferenca Ndërqeveritare, zv/ministrja Raouna: Fillimi i një faze të re edhe më sfiduese, gur kilometrik për të ecur përpara
Zëvendësministrja për Çështjet Europiane të Qipros, Marilena Raouna përgëzoi punën e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit duke thënë se ka shënuar një hap të madh. Raouna tha se tashmë nis një fazë e re, edhe më sfiduese.
-
VIDEO
Bankat qendrore në ‘ethet’ e inflacionit të luftës në Iran, Sejko: Situata me çmimet nën kontroll, por jemi në ‘alert’! Kocher: Nëse çmimi i naftës mbetet i tillë, situata e vështirë
Bankat qendrore janë të gjitha në ‘alert’ duke vlerësuar çdo lëvizje të inflacionit të ndikuar nga situata në Lindjen e Mesme, në mënyrë që të garantojnë stabilitet në çmime. Guvernatori i Bankës së Austrisë tha në takim me guvernatorin Sejko, se nëse ‘çmimet e naftës’ mbeten të njëjta, situata do jetë e vështirë për t’u menaxhuar.
-
VIDEO
U përplas për vdekje, 7-vjeçari në Elbasan përcillet në banesën e fundit! Regjisori Bozo në pranga: Përshëndeta një polic, s’e pashë çfarë godita
Policia ka arrestuar Petri Bozon, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në Elbasan, ku humbi jetën 7-vjeçari. Vetë regjisori ka deklaruar para hetuesve se pak çaste para përplasjes kishte përshëndetur një efektiv policie që ndodhej në zonë, duke lënë të kuptohet se mund të ketë pasur një moment shpërqendrimi në timon.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Grupi i Kamberit e Kastratit pastronin paratë në Shqipëri, ja lista e 23 pasurive të sekuestruara: cash, shoqëri, makina e llogari bankare
Katër biznese, të shpërndara nga jugu në veri, 10 llogari bankare dhe 8 automjete janë mes pasurive të sekuestruara të grupit kriminal të shkatërruar nga SPAK dhe DIA në Itali. Pasuritë janë kryesisht në emër të familjarëve të anëtarëve të grupit, sidomos drejtuesve Kamberi dhe Kastrati.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Grupi i Kamberit e Kastratit pastronin paratë në Shqipëri, ja lista e 23 pasuri të sekuestruara: cash, shoqëri, makina e llogari bankare
Katër biznese, të shpërndara nga jugu në veri, 8 llogari bankare dhe automjeteve janë mes pasurive të sekuestruara të grupit kriminal të shkatërruar nga SPAK dhe DIA në Itali. Pasuritë janë kryesisht në emër të familjarëve të anëtarëve të grupit, sidomos drejtuesve Kamberi dhe Kastrati.
-
VIDEO
Prokurori italian: Grupet kriminale shqiptare më të fuqishmet në Evropë! Vladimir Mara: S’mund të flasim për kombësi krimi, kanë gjetur mbështetje te italianët
Prokurori italian i ka cilësuar grupet kriminale shqiptare, si organizatat me shtrirjen më të gjerë dhe më të fuqishmet më territore të Evropës.
-
VIDEO
Goditja e grupit kriminal/ Klodian Braho: Kemi sekuestruar 1 mln euro cash! Në total 15 masa sigurie, 10 prej tyre të lëshuara nga SPAK
Kreu i SPAK Klodian Braho në konferencën e përbashkët me Antimafian e Barit, sqaron se në total nga të dy vendet, janë lëshuar 15 masa sigurimi personal, 10 prej tyre të caktuara nga SPAK. Braho bën me dije se me urdhër të GJKKO-së është bërë sekuestrimi i pasurive të dyshuara me prejardhje nga aktiviteti kriminal i anëtarë të grupit të goditur. Konkretisht kreu i SPAK thotë se përveç automjeteve, shoqërive tregtare e llogarive bankare, janë sekuestrua e 1 milionë euro cash.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik me vdekjen e 7-vjeçarit në Elbasan, përcillet mes lotëve dhe dhimbjes në banesën e fundit i mituri! Arrestohet regjisori Petri Bozo
Dhimbje dhe lot, kjo është panorama e zymtë që mbizotëron në familjen Samurri, një ditë pas vdekjes së të voglit të tyre Algit Samurri. Policia ka arrestuar regjisorin Petri Bozo.
-
VIDEO
Gjyqi në GJKKO me treshen e re gjykuese, mungon Veliaj! I rrëzohet kërkesa për transmetimin e seancës live
Në GJKKO po mbahet seanca e parë e gjyqit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe 10 të pandehurve të tjerë, të cilët dot të gjykohen me proces normal
-
VIDEO
Operacioni i SPAK dhe antimafias së Barit, pamjet e operacionit kur goditen në Itali anëtarët e grupit kriminal
Një operacion i zhvilluar nga SPAK dhe Antimafia e Barit ka çuar në goditjen e një grupi kriminal me veprimtari në fushën e pastrimit të parave. 6 persona janë prangosur në Shqipëri dhe 4 në Itali. Mediat italiane kanë publikuar edhe këto pamje nga operacioni i Antimafias, që tregojnë momentin e goditjes së anëtarëve të grupit kriminal në Itali.
-
VIDEO
Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil/ 12 masa sigurie, në pranga pronari i ‘Oasis’ dhe 2 policë! Urdhër ndalimi për pronarët e ‘Copacabana’ e kryeinspektorin e IMT-së (EMRAT)
Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie nga hetimet që po zhvillohen kundër ndërtimeve pa leje. 3 masa janë lëshuar për efektivë, 2 prej të cilëve janë arrestuar si dhe pronari i hotel ‘Oasis’. Masë ndalimi është lëshuar dhe për pronarët e ‘Copacabana’ dhe kryeinspektorin e IMT.
-
VIDEO
Shoqata e Transportit: Nga 1 Qershori, bileta e autobusit 30 lekë më shumë nëse paguhet me kartë
Nëse qytetari zgjedh që biletën e autobusit të mos e paguajë cash, por me kartë bankare, nëpërmjet sistem POS, çmimi i paguar nga ai do të jetë 75% më shumë apo në vlerë 30 lekë më tepër.