-
VIDEO
Vendosja në funksion të semaforëve në Vlorë pas 30 vitesh, Rrugorja nis monitorimet me dron! Gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit
Policia Rrugore bën apel për më shumë kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit, ndërsa aksioni për monitorimin e trafikut dhe ndëshkimin e shkelësve do të vijojë edhe në ditët në vijim.
-
VIDEO
Durrës/ Shisnin drogë pranë shkollave në Shijak e Manzë, 13 në pranga, 4 arrest në shtëpi dhe 1 në kërkim! Sekuestrohen dhe 3 armë zjarri
Policia e Durrësit ekzekutoi 17 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për prodhim dhe shitje droge pranë shkollave në Shijak dhe Manzë. Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 3 armë zjarri, shuma të konsiderueshme parash, automjete dhe celularë.
-
VIDEO
Kishte magazinuar 318 ton mbetje të rrezikshme, gjobitet me 4 milionë lekë kompania ‘Albchrome’ në Elbasan! I pezullohet përkohësisht aktiviteti
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur me 4,000,000 lekë kompaninë “Albchrome” në Elbasan, si dhe ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e saj.
Gjatë inspektimit, u konstatua se “Albchrome” kishte magazinuar 318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit. Për këtë sasi mbetjesh që konsiderohen të rrezikshme, subjekti nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjësimin apo përpunimin e tyre.
Pezullimi i aktivitetit do të vijojë deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve.
-
VIDEO
Shfaqet Efraim Diveroli, trafikanti i armëve në aferën e familjes Berisha që shkaktoi masakrën e Gërdecit: Në kulmin e tregtisë, fitoja deri në 2 milionë dollarë në javë
Në një intervistë të shkurtër dhe në dukje “spontane” për një influencer në rrjetet sociale, Diveroli flet për tregtinë e armëve, dhe sa fitiprurëse ishte ajo për të, që në fillime.
-
VIDEO
Aksident në bypass-in e Fierit, 4 të plagosur, mes tyre 2 turistë të huaj
Dy automjete që udhëtonin në të njëjtin kah janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona. Dy prej të lënduarve janë turistë të huaj, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Skënder Hita viziton në spital efektivin elënduar nga përplasja e makinave gjatë ndjekjes së trafikantëve
Në afërsi të fshatit Lumalas, policët kanë konstatuar njërin prej personave të dyshuar dhe kanë tentuar ta ndalojnë. 21-vjeçari, për t’i shpëtuar arrestimit, ka goditur qëllimisht automjetin me të cilin udhëtonin dy punonjësit e Policisë. Nga përplasja, u lëndua njëri prej tyre
-
VIDEO
Nga agjërimi fshehurazi, sot krenare me shami! Në '74-ën saldatore e foto simbol 'gruaja, forcë e madhe', nëna Xhemile: Kam pasur xhami në shtëpi
Një e moshuar, Xhemile Metka, 80 vjeç është mes mijëra besimtarëve, të cilët falën namazin e Kurban Bajramin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Ajo tregon se e ka praktikuar besimin islam, edhe gjatë regjimit komunist, kur feja, ishte e ndaluar.
-
VIDEO
Spahiu: Berishën e heq nga politika vetëm gjykata duke e dënuar penalisht ose Rama pasi ta perdorë si patericë.
-
VIDEO
U përplas për vdekje, 7-vjeçari në Elbasan përcillet në banesën e fundit! Regjisori Bozo në pranga: Përshëndeta një polic, s’e pashë çfarë godita
Policia ka arrestuar Petri Bozon, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në Elbasan, ku humbi jetën 7-vjeçari. Vetë regjisori ka deklaruar para hetuesve se pak çaste para përplasjes kishte përshëndetur një efektiv policie që ndodhej në zonë, duke lënë të kuptohet se mund të ketë pasur një moment shpërqendrimi në timon.
-
VIDEO
Aeroporti i Vlorës/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Valon Ademit, i rikthen ‘Mabco’-s së Behgjet Pacollit të drejtën për administrimin
Gjykata e Lartë i dha të drejtë kompanisë “Mabco” të biznesmenit Behgjet Pacolli në përplasjen për Aeroportin e Vlorës, duke rrëzuar padinë e kompanisë “2A Group” të Valon Ademit dhe duke i rikthyer kontrollin mbi projektin. Vendimi përmbys qëndrimet e dy gjykatave më të ulëta, të cilat më herët kishin kufizuar të drejtat vendimmarrëse të “Mabco”-s për shkak të konfliktit mes ortakëve.
-
VIDEO
Aksident me 2 të plagosur në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd
Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, pasi dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
-
VIDEO
Konferenca Ndërqeveritare me BE-në në Bruksel/ Marta Kos: Shqipëria ka bërë hapa të mëdha në përmbushjen e kritereve për t’u anëtarësuar në Unionin Europian
Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, është shprehur se Shqipëria ka bërë hapa të suksesshme në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE.
Komentet Kos i bëri gjatë fjalës së saj në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku tha se ky është një moment që çel një fazë të re të bisedimeve për zgjerimin dhe bën të mundur ecjen para të Shqipërisë në procesin e negociatave.