-
VIDEO
Të dënuar për trafik droge, plagosje, e armëmbajtje pa leje, në pranga 2 persona! Pritet ekstradimi drejt Italisë
Dy persona të kërkuar nga drejtësia italiane janë arrestuar në Kavajë dhe Durrës. Saimir Dakoli ishte dënuar për trafik droge, ndërsa Elton Stafa për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, mes veprave të tjera. Të dy pritet të ekstradohen drejt Italisë.
-
VIDEO
Lezhë/ Makina përplaset me motoçikletën, ndërron jetë një nga drejtuesit
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Rrilë.
-
VIDEO
Skandali/ Dekania e Drejtësisë konkurron për anëtare të KLGJ, rektori e pezullon nga detyra! Ligji thotë që s’merr pjesë vetëm në përzgjedhjen e kandidatëve
Rektori i Universiteti i Tiranës, Artan Hoxha ka vendosur pezullimin e përkohshëm nga detyra të Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, me argumentin se kërkon të kandidojë për në KLGJ dhe për këtë është në konflikt interesi. Por ligji dhe një udhëzim i miratuar prej vetë rektorit Hoxha thonë se nëse dekani është kandidat për në KLGJ apo KLP thjeshtë s’merr pjesë në procedurat e përzgjedhjes.
-
VIDEO
Po digjen edhe ullinjtë, zjarri në Hoshtimë të Vlorës favorizohet nga era e fortë
Mesditën e së premtes ra zjarr në në fshatin Hoshtimë të Vlorës që vazhdon dhe përhapet si pasojë e erës së fortë. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse
-
VIDEO
Vizita në Japoni, Kryeministri Rama pritet me ceremoni në Tokio: Fuqizojmë marrëdhëniet mes dy vendeve! Sanae Takaichi: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Gjatë vizitës së tij në Japoni, kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron u prit nga homologia japoneze Sanaee Takaichi në një ceremoni ku u intonuan himnet e dy vendeve
-
VIDEO
Gonzato pas telave me gjëmba: Shqipëria e ka detyrim të zbardhë krimet e komunizmit! Pensione suplementare për ish-të dënuarit politikë
Në 53-vjetorin e revoltës së Spaçit, Bashkimi Evropian i kërkoi Shqipërisë të zbardhë krimet e komunizmit, të ndëshkojë përgjegjësit dhe të trajtojë me pensione të veçanta ish-të përndjekurit dhe ish- të dënuarit politikë.
-
VIDEO
U torturua nga forcat izraelite/ ‘O ba a ta shoh pak dorën’, momenti prekës i takimit të aktivistit shqiptar me fëmijët
Baki Goxhaj është takuar me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten sapo ka shkelur në tokën shqiptare. Që nga momenti që ai është ndaluar nga autoritetet izraelite në ujërat ndërkombëtare, ai nuk ka pasur më kontakt me familjarët.
-
VIDEO
Aktivisti Goxhaj për Report Tv: Ushtarët izraelitë na morën zvarrë, na trajtuan si bagëti në anije! Na dhanë vetëm ujë e bukë të thatë
Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, u ndalua nga ushtria izraelite në ujërat ndërkombëtare teksa ishte pjesë e flotijes ‘Sumud’ e nisur për në Gaza me mision humanitar. Goxhaj për Report Tv ka rrëfyer momentin e ndalimit nga autoritetet izraelite dhe trajtimin çnjerëzor që i janë bërë atij dhe aktivistëve të tjerë.
-
VIDEO
U torturua nga ushtria në Izrael, Baki Goxhaj përqafohet mes lotësh me aktivistin izraelit kur mbërrin në Shqipëri
Një grup aktivistësh e familjarë e pritën Baki Goxhajn në aeroportin e Rinasit mes tyre dhe një izraelit me të cilin u përqafua mes lotësh.
Goxhaj u ndalua nga autoritetet izraelite në ujërat ndërkombëtare pjesë e flotiljes ‘Sumud’ e nisur për në Gaza me një mision humanitar. Për Report Tv, Baki Goxhaj rrëfeu torturat çnjerëzore nga ushtarët izraelitë, të cilët dhunonin në grup aktivistët.
-
VIDEO
Në banesë iu gjetën 2 kallashnikovë e municion luftarak, në pranga 43-vjeçari në Fier
Policia në Fier arrestoi një 43-vjeçar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 2 kallashnikovë dhe municion luftarak. Ai akuzohet për mbajtje pa leje të armëve, ndërsa armët do të dërgohen për ekspertim për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.
-
VIDEO
Vizita e Ramës në Tokio, kryeministri publikon fotot nga takimi me Ligën Parlamentare e Miqësisë Japoni–Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ka postuar disa fotografi nga takimi i zhvilluar në Tokio dhe e kryesuar nga ministri për Strategjinë e Rritjes së Japonisë, Minoru Kiuchi.
-
VIDEO
Nis votimi, zgjidhet sot kreu i Dhomës së Avokatëve Tiranë. Alushaj, nga fitorja në Kushtetuese të gara për DHAT! 8 kandidatë, EMRAT dhe favoritët
Këtë të premte votohet për kreun e ri të Dhomës së Avokatisë në Tiranë. Në garë janë 8 kandidatë. Mes tyre, spikasin emra si Lulzim Alushaj, Sajmir Visha, Klodian Skënderaj apo edhe Edmond Petraj. Alushaj ka një ‘armë’ të fortë për t’i kërkuar besimin kolegëve, një fitore në Gjykatë Kushtetuese në favor të komunitetit të avokatëve.