-
VIDEO
Futet me gomone mes plazhit në Dhërmi, policia e ndëshkon me 500 mijë lekë gjobë dhe i bllokon mjetin
Një drejtues gomoneje është gjobitur me 500 mijë lekë dhe i është bllokuar mjeti lundrues, pasi hyri pranë bregut në Dhërmi duke rrezikuar pushuesit,
-
VIDEO
Festë në shtëpinë e shokut, plumb në kokë të miturit! 17-vjeçari në gjendje të rëndë në spital, arrestohen 3 të rinjtë
Policia arrestoi autorin e dyshuar 19-vjeçarin Rigels Sylaj, i cili mësohet se është djali i një ushtaraku. Ai kishte ftuar 3 shokët e tij në shtëpi dhe gjatë festës po u tregonte një pistoletë të cilën e kishte pa leje.
-
VIDEO
Sulmi rus në kompleksin ku banonte në Kiev, ambasadori Filo për Report Tv: Ishte shumë i fuqishëm dhe i frikshëm! U përdorën raketa të ndryshme
Në një lidhje direkte me Report Tv, ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, Ernal Filo, rrëfen për sulmin rus me raketa që preku edhe rezidencën në Kiev ku ai banon. Sulmi nisi rreth orës 10 të mbrëmjes të së shtunës dhe përfundoi rreth orës 06:00 të mëngjesit.
-
VIDEO
Regjisori Kiço Londo për Birçe Haskon: Humbëm një emblemë të artit shqiptar! Na mësoi njerëzoren, jam i bindur se yjet do ta përqafojnë fort
Pas pjesëmarrjes në homazhet për Birçe Haskon, regjisori Kiço Londo u shpreh se arti shqiptar ka humbur një emblemë. Ai tha se përtej aktorit, Hasko ishte një shembull njerëzie e mirësie.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët magazina në Durrës, humb jetën punonjësi 25-vjeçar nga Bangladeshi! Një tjetër në spital
Një 25-vjeçar ka humbur jetën në Durrës pas përfshirjes së një magazine në Fllakë.
Zjarri, i dyshuar nga bombola e gazit, ra në kuzhinën ku gatuhej për punonjësit, e cila ishte e distancuar nga kapanoni ku prodhohen mjete lundruese detare. 25-vjeçari nga Bangladeshi dyshohet të ketë ndërruar jetë nga asfiksia.
Një 30-vjeçar nga Kenia po merr ndihmë mjekësore në spital.
-
VIDEO
Sulmi me raketa në Kiev, ambasadori shqiptar ndaj PAMJET e kompleksit ku banon: U strehuam në bodrum
Lajmin për goditjen e kompleksit ku banon ambasadori shqiptar në Kiev e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e cila njofton se jeta e Ernal Filos është vënë në rrezik serioz. Ministri Hoxha bën thirrje për ndalimin e këtyre sulmeve nga ana e Rusisë dhe kthimin në negociata.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Report Tv siguron pamjet e sulmit rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev
Report Tv ka siguruar pamjet e sulmit rus në kompleksin rezidencial të ambasadorit shqiptar në Kiev, Ernal Filos.
Siç shihet, raketat kanë sjellë dëmtime të shumta, si edhe zjarre.
Për shkak të sulmeve, një person ka humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur. Mes të plagosurve është edhe një djalë 15-vjeçar, ndërsa 13 persona janë dërguar në spital, tre prej tyre në “gjendje të rëndë”, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko
Shpërthime u dëgjuan në të gjithë qytetin, ndërsa raportohen dëme në të gjitha distriktet.
-
VIDEO
Zjarri dëmton fidrin në Shëngjin, rikthehet furnizimi për abonentët! OSHEE ndërhyn për riparimin e plotë
Burime nga terreni bëjnë me dije se furnizimi u kalua në linjë alternative, duke bërë të mundur rikthimin e energjisë për të gjithë konsumatorët. Aktualisht, abonentët po furnizohen përmes fidrit 18, ndërsa në zonë vijon puna intensive për riparimin e dëmeve dhe rivendosjen në funksion të plotë të fidrit të dëmtuar.
-
VIDEO
Resorti i Ulajt në Rrjoll, banorët i rikthehen protestës! Drekojnë së bashku në tokat e të parëve
Në një formë ndryshe proteste, banorët kanë marrë me vete ushqime dhe janë ulur së bashku për të ngrënë drekën në tokat e të parëve të tyre, si një shenjë simbolike e lidhjes me pronën.
-
VIDEO
Alarm për murtajën e bagëtive/ Kontrolle nga Policia e Veterinaria në Lezhë, risk në Zadrimë, apel fermerëve: Shmangi tregun e Milotit
Shfaqja e murtajës në Dajç të Shkodrës ka rritur alarmin në Zadrimë të Lezhës, ku janë vendosur kontrolle dhe janë monitoruar fermat. Fermerëve u kërkohet të mos transportojnë bagëti dhe të shmangin tregun e Milotit, ndërsa lëvizja e kafshëve është kufizuar.
-
VIDEO
“Më të bindur ndaj policisë”, në 2025-ën 1 rast kundërshtie në 2 ditë! Këtë vit, vetëm 17 episode
Referuar të dhënave të Policisë së Shtetit, të cilat Report Tv i siguron zyrtarisht, vetëm gjatë vitit 2025 u regjistruan në të gjithë vendin 199 raste të kundërshtimit të punonjësit të policisë. Shifrat janë në rënie gjatë 3 muajve të parë të vitit 2026, pasi në janar, shkurt dhe mars u regjistruan në total, vetëm 17 raste
-
VIDEO
Dhuna ndaj kreut të AKU-së në Shkodër, momenti kur goditet papritur me sende të forta në kokë e fytyrë
Kreu i AKU-së, Ramir Haderi, u dhunua mbrëmjen e 21 majit pranë banesës së tij nga një person që e goditi me sende të forta në kokë dhe fytyrë, sipas pamjeve të kamerave të sigurisë. Autori u largua menjëherë dhe ende nuk është identifikuar.