-
VIDEO
Aksident i trefishtë në Shkodër, ndërron jetë një person
Një aksident me vdekje është shënuar këtë të enjte në Shkodër.
Një makinë është përplasur me një automjet tjetër dhe një biçikletë në unazën perëndimore të qyetit.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një person.
-
VIDEO
Pritej të dëshmonte ish-ministri Pango, zvarritet gjyqi për aferën Partizani! Mungon avokati i Bektashit, seanca shtyhet më 8 qershor! Thirren edhe 4 dëshmitarë të tjerë
Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion nuk u zhvillua normalisht seanca e radhës e gjyqit të aferës “Partizani”, me të pandehur për korrupsion ish Kryeministrin Berisha dhe dhëndrin e tij Malltezi, në akuzë edhe për pastrim parash. Mungesa e një avokati shtyu për më 8 qershor dëshmitë e rëndësishme të ish ministrit Ylli Pango i cili ndryshoi ligjin e sportit derisa u finalizua plani i Malltezit për kulla në territorin e ish klubit.
-
VIDEO
Veliaj kundërshtoi arrestin, Kushtetuesja mbyll shqyrtimin gjyqësor! Vendimmarrja jepet seancën e radhës
Kushtetuesja shqyrtoi kërkesën e Erion Veliajt për shpalljen antikushtetuese të masës “arrest në burg”. Veliaj pretendon se i janë shkelur liria individuale dhe standardet e një gjykimi të drejtë, ndërsa SPAK këmbëngul se masa është e ligjshme dhe se pozicioni i tij mund të ndikojë te dëshmitarët. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e palëve.
-
VIDEO
PAMJET/ Zvarritet gjyqi për aferën Partizani, Jamarbër Malltezi në bankën e të akuzuarve
Në gjyqin për aferën Partizani ishin thirrur për të dëshmuar dy personazhe të rëndësishëm të dosjes, ish ministri i Sporteve Ylli Pango, dhe ish-drejtoresha Violeta Shqevi. Ata janë thirrur nga SPAK, që synon të zbardhë se si të dy u vunë në dispozicion të urdhrave të Berishës për të bërë gjithçka për privatizimin e “Partizanit”.
-
VIDEO
Deputeti socialist Tërmet Peçi paraqitet në SPAK
Deputeti socialist dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK.
-
VIDEO
Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli i përgjigjet VIA: Valon Ademi po bllokon punën me mbështetjen e instancave shtetërore, përfunduam 99% të punimeve
Akuzave të VIA se kompania Mabco po pengon punimet në aeroport, përfaqësuesit e kompanisë së Behgjet Pacollit iu përgjigjën nga Tirana përmes një konference për shtyp, nga e cila deklaruan se i kanë përfunduar të gjitha detyrimet kontraktuale. Ornela Çuçi, përfaqësuese e kompanisë Mabco tha se kërkojnë që aeroporti i Vlorës të përfundojë në mënyrë të ligjshme, duke akuzuar ortakun Valon Ademi se po bllokon punën me mbështetjen e instancave shtetërore.
-
VIDEO
Përplasja për aeroportin e Vlorës/ Pacolli tre ditë protestë para derës së kantierit: Të ndërhyjë shteti ose arbitrazh! VIA: ‘Mabco’ vonoi punimet në terminal, dëmi 4 mln euro
Prej 3 ditësh Mabco e Behgjet Pacollit dhe nënkontraktorët e kompanisë e tij, protestojnë para portës së aeroportit, pasi VIA u ka ndërprerë kontratën për punimet në terminal. Vëllai i sipërmarrësit tha se i janë drejtuar gjykatës me padi, dhe nëse s’gjejnë zgjidhje do e çojnë shtetin shqiptar në arbitrazh.
-
VIDEO
Shisnin kokainë e kanabis pranë shkollave, 9 të arrestuar në Durrës! 3 të tjerë shpallen në kërkim
Prej disa muajsh, policia kishte zhvilluar hetime lidhur me këtë aktivitet kriminal. Droga e ndarë në doza dhe celularët janë sekuestruar.
-
VIDEO
Përplasi patrullën e policisë ndërsa ishte i dehur, arrest në burg për 44-vjeçarin në Durrës! Avokati: E ka përsëritur edhe para 2 muajsh, shprehu pendesë në gjykatë
Incidenti i rrezikshëm u regjistrua në qytetin bregdetar, mbrëmjen e së shtunës, në zonën e ish-Kënetës, vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi aksidenti tragjik që la të vdekur dy të mitur dhe plagosi një të tretë.
-
VIDEO
Gjykatës së Durrësit i bie mermeri, dyshohet se copat ranë nga kati i katërt i godinës
Paraditen e sotme, copa mermeri kanë rënë nga fasada e Gjykatës së Shkallës së parë Durrës.
Nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar pasi copat janë shkëputur në një moment që nuk ka pasur qytetarë në qarkullim.
Sipas informacioneve të para, por të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se copat e mermerit kanë rënë nga një dritare e katit të katërt të godinës, aty ku janë ambientet e Prokurorisë së Rrethit.
-
VIDEO
Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar: Janë prekur dy ferma me nga 190 krerë, do të asgjësohen
Në njësinë administrative Dajç është rikthyer sërish murtaja e ruminantëve të vegjël. Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar Mark Preçi deklaron se deri tani janë evidentuar dy ferma të prekura me rreth 190 krerë bagëti të imta
-
VIDEO
Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Humbi kontrollin e motorit, ‘Benz’-i përplas turistin
Nga përplasja e fortë, drejtuesi i motorit, një shtetas i huaj, ka marrë dëmtime të shumta dhe ka përfunduar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.