-
VIDEO
‘Sterilizimi’/ Rasti i parë, Beqaj në gjyq jashtë kafazit! Ish-ministri me 16 kërkesa: Të pushohet çështja, procesi antiligjor! Shtyhet seanca
Pushim të menjëhershëm të çështjes kërkon ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nën akuzë për koncesionit e sterilizimit. Sipas tij, i gjithë procesi ka qenë në shkelje, sidomos fakti që akuza i është formuluar nga gjykata dhe jo prokuroria. Në rast se pushimi nuk pranohet, ai thotë se çështja duhet të pezullohet dhe të dërgohet për vendim të Gjykatës Kushtetuese.
-
VIDEO
Pr.ligji i PS për Policinë e Shtetit/ Hiqet gara për drejtuesit dhe shefat e komisariateve, Kryepolici kthehet sërish në detyrë pas përfundimit të mandatit
Deputeti i PS-së, Bujar Rexha, ka propozuar ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, duke hequr garën për shumicën e posteve drejtuese në polici. Projektligji parashikon gjithashtu që ish-drejtori i Policisë të rikthehet në detyrë pas mandatit me gradën “drejtues i parë”, si dhe shkurton afatet për promovimin në grada.
-
VIDEO
Drejtori i hekurudhave Ergys Verdho në SPAK: Isha si person në dijeni për një çështje të vjetër
Drejtori i hekurudhave Ergys Verdho është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) këtë të enjte.
-
VIDEO
Do të ndërtonte urë pranë shtëpisë së motrës, GJKKO dënon Zyra Islamajn me 2 vite burg, i ndalohet mbajtja e funksioneve publike për 5 vjet
ish-kryetarja e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj do të shlyejë dënimin e saj pas akuzave për korrupsion duke kryer 2 vjet shërbim prove, me kushtin që mos të kryejë tjetër vepër penale.
-
VIDEO
Morën peng të riun dhe e dhunuan, dy të arrestuar në Vlorë
Dy persona rreth moshës 30-vjeç kanë rënë në prangat e policisë për pengmarrje në Vlorë. Shkak i pengmarrjes dyshohet të jetë një shumë monetare
-
VIDEO
Kanalizimet në Tiranë/ Braçe: Tirana qelbet erë, ku derdhen ujërat e ndotura? Karakaçi: Investimi gati, por kemi pasur probleme me kontraktorët
Në Kuvend është zhvilluar një diskutim mes deputetit Erion Braçe dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, lidhur me ndotjen e lumenjve në Tiranë dhe ecurinë e projekteve për kanalizimet. Braçe ngriti shqetësimin për situatën mjedisore në kryeqytet, duke paralajmëruar për përkeqësim gjatë muajve të verës. “Tirana po hyn në javën dhe muajt ku qelbet erë”, tha ai, duke përmendur temperaturat e larta, mungesën e reshjeve dhe rënien e prurjeve në lumenj.
-
VIDEO
Beteja për aeroportin e Vlorës/ Punonjësit e Pacollit peticion Ministrisë së Infrastrukturës! Kërkojnë ndërhyrje urgjente për punimet në kantier
Punëtorët e Mabco-s, kompania e Behgjet Pacollit, së bashku me nënkontraktorët i janë drejtuar me një peticion Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e situatës.
-
VIDEO
Grabitja e tabakinos në Elbasan, Report Tv siguron momentin kur hajdutët e maskuar vjedhin paratë
Report Tv ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, të vjedhjes në një tabakino në aksin rrugor, Elbasan-Metalurgjik.
Dy persona të maskuar futen në biznes dhe vjedhin një shumë parash, rreth 500 mijë lekë, si dhe paketa cigaresh, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Autorët, ende të paidentifikuar, janë larguar dhe policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre, për shkak se zona nuk është e mbuluar me kamera.
-
VIDEO
‘Bossi i lojërave të fatit’ prej 3 vitesh i zhdukur, babai Ervis Martinajt dëshmon në GJKKO: Djalin ma vranë, më vjen turp që pyetem për lecka e tulla
Mustafa Martinaj, babai i ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, një nga personazhet më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, u paraqit në Gjykatën e Posaçme.
-
VIDEO
Shpërthim vilës luksoze në Rrilë të Lezhës! Policia: Shtëpia më shumë se 20 vite e pabanua
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrilë të Lezhës.
Sipas njoftimit të bluve lënda plasëse ishte vendosur në hyrjen e vilës në pronësi të Tom Çungut - ku prej më shumë se 20 vitesh nuk jeton njeri.
Siç shihet nga pamjet e siguruara dëmet materiale janë të konsiderueshme, përfshirë mure të shkatërruara dhe objekte të dëmtuara
-
VIDEO
Miratohen në parim në mbledhjen e Këshillit ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PS arrin konsensus me PD
Në Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet janë miratuar në miratim ndryshimet të dakordësuara në rregulloren e Parlamentit. Si rrallë herë, Partia Demokratike ka rënë në konsensus me qeverinë për ndryshimet e shumë debatuara në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Ndryshimet do të kalojnë për votim sot në seancën plenare.
-
VIDEO
Aksidenti i trefishtë në Shkodër/ PAMJET e kamerave, biçikleta fluturon disa metra në ajër
Shkodër - Një aksident me vdekje është shënuar këtë të enjte në Shkodër. Një makinë është përplasur me një automjet tjetër dhe një biçikletë në unazën perëndimore të qyetit. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i biçikletës.
Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë shihet biçikleta ka qenë duke lëvizur në anën e rrugës, kur një makinë tip 'Benz' me shpejtësi del nga një rrugë dytësore dhe merr para furgonin dhe biçikletën që ka 'fluturuar' disa metra.
Nga aksidenti janë dëmtuar dhe dy makina të cilat ishin të parkuar në këtë zonë.