-
VIDEO
Berisha: PD alternativë e shkëlqyer, qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Kreu i PD Sali Berisha tha se opozita e ka treguar se është një alternativë e shkëlqyer për ardhjen në pushtet me protestat e zhvilluar na kryeqytet. Berisha tha se qytetarët nuk kanë dalë për të protestuar për naftën sepse kanë frikë nga pushteti i kryeministrit Edi Rama.
-
VIDEO
PAMJET ME DRON/ ‘Turet’ nëpër Tiranë i dështuan, Berisha protestë me një grusht militantësh para Kryeministrisë
Sali Berisha iu rikthye protestave pas një muaji mungesë. Por, as kjo nuk e ndihmoi të mobilizonte me shumë forca për të rrëzuar Edi Ramën.
Në pamjet me dron që ju sjell Report Tv, shihet qartë që tubimit të Sali Berishës iu bashkuan vetëm një grusht militantësh, edhe më pak se protesta e 22 marsit.
Kësaj radhe Berisha riktheu fjalimet, pasi shëtitjet nëpër Tiranë i dështuan. Por, as grumbullimi para Kryeministrisë nuk e ndihmoi kreun e PD që të shtonte numrat. -
VIDEO
Protesta/ Xhaferri: Rinia e këtij vendi nuk ka lindur për të bërë punë në rrugët e botës
Deputeti dhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, akuzon qeverinë e kryeministrit Edi Rama si të korruptuar dhe të rrezikshme për shqiptarët. Ligjvënësi demokrat thotë se qeveria është shkaktarja e largimit masiv të rinisë për një jetë më të mirë në vende të tjera të botës.
-
VIDEO
Nis protesta e PD, Berisha lë selinë! Marshon me një grusht militantësh drejt Kryeministrisë
Sali Berisha del nga selia e PD për t’u nisur drejt kryeministrisë me një grusht fare të vogël militantësh, pjesa më e madhe e të ciilëve janë deputetë të partisë. Ky moment shënon edhe fillimin e saj. Kësaj radhe protesta do të nisë me fjalime.
-
VIDEO
LIVE TV- Opozita proteston para kryeministrisë
Sali Berisha mbërriti në shesh i shoqëruar nga një grusht militantësh. Pas tij, mes pankartave dhe me kapuça, grupi i zjarrit për të sulmuar me molotovë. 1500 efektivë në terren.
-
VIDEO
Fytyrën e fshehur nën kapuçë e pas pankartave, mbërrin në protestë pas Berishës ‘grupi i zjarrit’
Të fshehur nën kapuçë të zinj e pas pankartave, ‘grupi i zjarrit’ i PD është gati për aksionin e njohur të hedhjes së molotovëve në protesta. Metoda e kamuflimit të tyre nuk është e panjohur, ndërsa shihet të kenë vendosur edhe maska në fytyrë për të shmangur identifikimin e tyre.
-
VIDEO
20 minuta pas orarit zyrtar fillimit të protestës, Berisha ende në seli, me një 'grusht' njerëz në oborr
Njëzet minuta pas orarit zyrtar të fillimit të protestës së thirrur para Kryeministrisë, Sali Berisha ndodhet ende në selinë e Partisë Demokratike, me shumë pak militantë që e presin të dalë për t'u nisur drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit".
-
VIDEO
Tymi pushton aksin Lezhë-Milot, digjen sërish goma dhe kabllo në brigjet e Matit
Një tjetër rast i djegies së gomave dhe kabllove është regjistruar ne brigjet e Lumit Mat, prane ures se supestrades, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm tek banorët dhe kalimtarët.
-
VIDEO
Protesta e Berishës, edhe makinat e Policisë në ‘skaner’ për hyrjen në oborrin e pasëm të Kryeministrisë
Edhe makinat e Policisë duket se po i nënshtrohen kontrolleve rigoroze, për të hyrë në oborrin e pasëm të godinës së Kryeministrisë.
Nga pamjet e siguruara nga Report TV, duket se furgonët e Policisë po kontrollohen nga poshtë përmes një pasqyre (që është posaçërisht për atë punë) për lëndë eksplozive.
-
VIDEO
1500 efektivë Policie për mbarëvajtjen e protestës së Berishës, kryepolici Hita ‘zbarkon’ në terren
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skëndet Hita, ka zbritur vetë në terren për protestën e parë të opozitës, që nga emërimi i tij në detyrë.
Mësohet se Hita ka shkuar vetë pranë ‘bluve’ në terren, për të instruktuar efektivët e Policisë që janë në terren.
Ndërkohë që bëhet e ditur se të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së Berishës janë angazhuar 1500 efektivë policie.
-
VIDEO
Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen tre automjete! Dy të vdekur dhe pesë të plagosur rëndë (EMRAT)
Si pasojë e aksidentit ku u përplasën tre automjete, raportohet për dy viktima dhe pesë të plagosur rëndë.
-
VIDEO
‘Kallëzues inekzistentë’, Veliaj padi për falsifikim dokumentesh në Prokurorinë e Tiranës: Zbuloni kush fshihet pas Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon që organi i akuzës të zbulojë kush fshihet pas ‘Nesti Angonit’ dhe ‘Nasta Pëllumbit, teksa e cilëson një ndërhyrje flagrante në mekanizmin e nisjes së ndjekjes penale që cenon sigurinë juridike e funksionimin e institucioneve shtetërore.