-
VIDEO
A e ka luksin PD të përjashtojë Ervin Salianjin? Mustafaj për Report TV: Duhet disiplinë, jo përçarje
A e ka luksin Partia Demokratike të përjashtojë Ervin Salianji? Për Andi Mustafajn, problemi kryesor është mungesa e një platforme konkrete dhe dalja e debatit jashtë strukturave të partisë.
-
VIDEO
Në kërkim prej gati një viti, arrestohet i riu në Tiranë! Qëlloi me armë drejt dy vëllezëve pas një sherri
Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim prej vitit të shkuar.
Sipas njoftimit të policisë i riu dyshohet se në qershor të 2025-ës së bashku me të vëllanë ende në kërkim kanë goditur me qytën e pistoletës, dy persona të tjerë si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.
Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk pati të plagosur
-
VIDEO
Nafta më lirë në Prizren, kuksianët kalojnë kufirin çdo ditë: Mbushim plot serbatorin e makinës, kursejmë rreth 3,500 lekë
Edhe pse bordi vendosi që nafta të mos shitet më shumë se 203 lek për litër sërish është më e shtrenjtë se në Kosovë. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të Kukësit të kalojnë çdo ditë kufirin për tu furnizuar në Prizren.
-
VIDEO
Skandali TIBO, mashtruan një biznesmene për 2.2 mln €, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 6 persona bashkë me administratorin e kompanisë së paketës së futbollit (EMRAT)
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për skandalin e mashtrimit të rrjetit TIBO dhe ka dërguar në gjyq administratorin e saj dhe 5 persona të tjerë, të akuzuar për pastrim parash, mashtrim dhe fshehje të ardhurash. Në gjyq edhe kompanitë: “MAGOWARE”, “OVER SPORT”, “TIBO AL”, “TIBO Communications” dhe “TIBO”.
-
VIDEO
Në timon nën efektin e lëndëve narkotike, pranga 36-vjeçarit në Shijak
Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë Rrugore në Shijak. Ai u kap teksa drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
-
VIDEO
Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 26-vjeçari turk në Tiranë! Merrte 3 mijë euro për person
26-vjeçari transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt një pagese prej 3000 euro për person. Hetimet po vijojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
-
VIDEO
IKMT aksion në Radhimë/ Banorët kundërshtojnë prishjen e 5 objekteve, mes tyre katër banesa dhe një restorant
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një aksion në Radhimë për prishjen e disa objekteve
-
VIDEO
Rama në takim me investitorë ndërkombëtarë: Shqipëria reflekton kohën e botës! Së shpejti me lajme të mira nga Diella
Kryeministri Edi Rama tha se ministrja e parë në botë e Inteligjencës Artifciale do të rikthehet në vëmendje, por nuk zbuloi surpriza. Ai u shpreh se Shqipëria sot është një vend ku po ndodhin disa prej ndryshimeve më të mëdha dhe po përgatiten disa investime të rëndësishme.
-
VIDEO
Bordi i Transparencës cakton çmimet tavan, nafta s’do shitet më shumë se 203 lekë/litri, benzina jo më shumë se 175 lekë/litri! Hyjnë në fuqi nga sot
Me vendimin e parë të Bordit të Transparencës, çmimi i naftës ulet me një maksimum prej 14 lekësh. Prej gati një jave nafta është tregtuar mestarisht me 2014 lekë/litri, por në disa pika ka arritur deri në 217 lekë/litri. Benzina ulet me një maksimum prej 27 lekësh.
-
VIDEO
Zjarri përfshin një shtëpi mes pallateve në Durrës, ndërhyjnë zjarrfikësit
Zjarri po vihet nën kontroll pasi ngjitur me banesën e përfshirë nga flakët ndodhet një pallat i banuar shumëkatësh, ndërsa në anën tjetër një pallat i pabanueshëm i dëmtuar nga tërmeti.
-
VIDEO
Evis Berberi mbetet në burg, Kushtetuesja nuk shqyrton pretendimin se provat e marra nga celularët ishin të papërdorshme, rrezikohej dhe dosja ‘Balluku’
Kushtetuesja nuk i ka shqyrtuar pretendimet e Evis Berberit se marrja e provave nga celulari ishte e paligjshme dhe kjo i bënte të papërdorshme. Berberi duhet t’i drejtohet për këtë çështje Gjykatës së Shkallës së Parë fillimisht.
-
VIDEO
Raporti i IKMT për 2025/ 447 ndërtime pa leje u prishën, 130 në Theth
Vitin që lamë pas, IKMT prishi 447 ndërtime pa leje dhe vendosi 232 gjoba, duke u fokusuar kryesisht në lirimin e hapësirave publike. Vëmendja u vendos edhe në mbështetje të IMT-ve të bashkive sidomos në zonat malore të Thethit dhe Tropojës, 106 objekte u prishën në bregdet. IKMT, përveç detyrave të saj, mori pjesë në prishje objektesh edhe për projekte strategjike.