-
VIDEO
Aksident në Rrugën e Kombit, plagosen 4 persona! Një grua mbetet e bllokuar në makinë, nxirret pas disa minutash
Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe një grua, e cila ka mbetur e bllokuar për disa minuta brenda mjetit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara. Ajo është nxjerrë me ndihmën e shërbimeve të emergjencës. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin trajtim mjekësor.
-
VIDEO
Kamioni përfshihet nga flakët në Delvinë - Kardhiq, shkrumbohet totalisht
Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Delvinë - Kardhiq. Nuk raportohet për të lënduar vetëm dëme materiale.
-
VIDEO
Fushë-Arrëz/ Kishin kthyer lokalin në ‘fole’ për lojëra fati arrestohet, punonjësi! Në kërkim dy organizatorët
Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit në Fushë-Arrëz.
-
VIDEO
Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Gjykata e Lezhës dënon me burg përjetë ekzekutorin portugez
Portugezi Ruben Saraiva është dënuar me burg përjetë nga Gjykata e Lezhës për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj para tre vitesh brenda biznesit të tij në Shëngjin.
-
VIDEO
E kallëzuar nga PD për falsifikim vulash e formularësh, SPAK kërkon pushimin e procedimit për gjyqtaren Irena Gjoka: Vepra penale në Greqi u parashkrua
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar kërkesë në GJKKO për pushimin e procedimit ndaj gjyqtares Irena Gjoka për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Gjoka ka qenë objekt i sulmeve të herëpashershme nga PD dhe Sali Berisha.
-
VIDEO
PD 6 tubime me molotovë nga dhjetori në mars, 74 protestues të arrestuar për sulmet e plagosjen e policëve...të gjithë të liruar nga gjyqtarët
15 protestues të cilët policia i identifikoi në mesin e grupit që sulmuan me molotovë institucionet dhe uniformat blu në tubimin e fundit të opozitës më 22 mars, u liruan nga gjyqtarja e Tiranës Armela Hasantari.
-
VIDEO
Radhë kilometrike dhe pritje pa fund për transportuesit në Vërmicë, shkak korsia e vetme dhe problemet me sistemin
Drejtuesit e kamionëve, kryesisht transportues nga Kosova, thonë se kjo situatë është kthyer në një problem të përditshëm, veçanërisht gjatë orëve me fluks më të lartë. Sipas tyre, vonesat në këtë pikë kufitare po shkaktojnë jo vetëm humbje kohe, por edhe kosto shtesë për transportin e mallrave.
-
VIDEO
108 ditët e Lapajt i vetëm poshtë zyrës së Ramës. Protesta mbyllet pa ‘zgjuar’ revoltën qytetare
Mbyllet pas 108 ditësh protesta e Adriatik Lapaj para kryeministrisë. Në këto muaj atij iu bashkuan vetëm përkrahësit më të ngushtë, ndërsa thirrjet si në drejtim të Ramës për t’u dorëhequr, si në drejtim të Berishës për t’iu bashkuar, ranë në vesh të shurdhët.
-
VIDEO
Molotovët që ‘dogjën’ Prodën, brenda javës emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, 5 emra favoritë
14 kandidatë për kryepolicë mbyllën fazën e fundit, atë të intervistimit, dhe tashmë i takon komisionit të Posaçëm në Ministrinë e Brendshme të bëjë pikëzimin e tyre, për të nxjerrë emrat më të vlerësuar. Mes tyre, ministri Besfort Lamallari, do të zgjedhë 1 emër për ta dërguar për emërim në qeveri
-
VIDEO
Çmimi i naftës në vend 1 javë i pandryshuar, nga 214-217 lekë/litri
Nga 214 deri në 217 lekë për litër është çmimi i naftës sot në karburantet në Shqipëri, një situatë që vijon e njëjtë me një çmim të fiksuar prej 1 jave, pavarësisht luhatjeve në bursë, si pasojë e ndikimit nga lufta në Lindjen e Mesme.
-
VIDEO
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Me karafila të kuq e lot në sy, përcillet në banesën e fundit gazetari dhe publicisti i njohur
Gazetari dhe publicisti Namir Lapardhaja është përcjellë këtë të mërkurë në banesën e fundit. Homazhet në nderim të tij u mbajtën në Pallatin e Kulturës në Berat
-
VIDEO
Roskovec/ I moshuari vrau gruan e më pas veten, familja Rrapaj hap dyert e mortit! 80-vjeçari ende në morg, askush nga 9 fëmijët nuk po e tërheq trupin
Varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë, 75-vjeçarja Dashuri Rrapaj do te përcillet për në banesën e fundit në Allambreas të Beratit , ku është bijë, në orën 13:00, ndërkohë që Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe trupi i tij ende nuk po tërhiqet nga familjarët.