-
VIDEO
Rruga e pakalueshme banorët e Dragostunjës ngjisin kodrat për të shkuar në shtëpi
-
VIDEO
Vrasja e Nikulajt/ Saraiva bllokohet gjatë transportit për në gjykatë, efektivët zbresin të armatosur për të garantuar sigurinë
Mjetet e Policisë së Burgjeve dhe ato të Policisë së Shtetit mbetën të bllokuara për disa minuta për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizohen. Efektivët e armatosur zbritën nga automjetet për të garantuar sigurinë e të pandehurit, i cili transportohej nën masa të rrepta sigurie.
-
VIDEO
PAMJE ME DRON/ Situata kritike e rrugës në aksin Librazhd-Pogradec, ura gati në shembje
Prokuroria e Elbasanit ka filluar hetimet për dëmtimet që kanë sjellë bllokimin tërësor të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec. ARRSH shpjegoi se për zgjidhjen përfundimtare të situatës priten të dhënat nga Shërbimi Gjeologjik. Drejtori Kozeli hodhi poshtë dyshimet që dëmtimi mund të jetë e pasojë e gërrmimeve në shtratin e lumit nga një kompani inertesh.
-
VIDEO
Vijon shembja e rrugës Librazhd-Pogradec, dëmtohet edhe Bypass-i provizor, pritet të hapej sot
Edhe këtë të hënë vijojnë rrëshqitjet e dheut në zonën “Arrat e Gurrës” në Librazhd, duke shkaktuar dëmtime të mëtejshme të aksit Librazhd-Pogradec.
-
VIDEO
Mbërrijnë në kryesinë e Kuvendit prokurorët e SPAK, përveç avokatit Kalija, Balluku do të përfaqësohet dhe nga e motra
Në kryesinë e Kuvendit ka mbërritur kreu i SPAK Klodian Braho së bashku me dy prokurorët që kanë në dorë çështjen e Belinda Ballukut, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Gjithashtu në Kuvend ka mbërritur dhe motra e Belinda Balluku, Palema Qirko në cilësinë e avokates. Pra Balluku në Këshillin e Mandateve, do të përfaqësohet dhe nga Pamela Qirko përveç avokatit Ardian Kalija.
-
VIDEO
Armë, municion luftarak e kanabis, arrestohen 2 persona në Shkodër! Momenti kur policia mësyn në banesën e 29-vjeçarit
Banesa i përket 29-vjeçarit R. M., të arrestuar më datë 14 shtator 2025. Policia sekuestroi 11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator, 25.2 kg kanabis dhe 2 targa të huaja.
-
VIDEO
Arrestohen dy persona në Vlorë, në banesat e tyre u gjetën 57 kg kanabis dhe armë zjarri (EMRAT)
Dy persona u arrestuan në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Brotherhood” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
-
VIDEO
Peqin/ Rrëshqitje dheu në fshatin Algjinaj, çarja e tokës vë në rrezik dy banesa! Banorët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve
Një rrëshqitje dheu është regjistruar në fshatin Algjinaj në Shezë të Peqinit. Lëvizja e tokës ka shkaktuar çarje të thella dhe deformim të sipërfaqes duke vënë në rrezik dy banesa.
-
VIDEO
Në gjykim si anëtar i organizatës, gazetari Artan Hoxha kishte vetë Sky Ecc (chati i kriminelëve)! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto
Vetëm 10 ditë pas arrestimit të gazetarit Elio Laze, një tjetër gazetar, edhe ky analist i “Syri Tv”, bëhet gati të përballet me drejtësinë në gjyq. Artan Hoxha është dërguar për gjykim si anëtar i një organizate kriminale, niveli më i lartë i krimit të organizuar në vend. Nga dosja e SPAK, gazetari Artan Hoxha rezulton të kishte vetë një llogari në SKY ECC, dhe bisedat i zhvillonte vetë direkt me kreun e organizatës kriminale ndërkombëtare Suel Çela, i njohur ndryshe si Marius Lulaj. “Suel Çela kujdesej për Artan Hoxhën si për anëtarët e tjerë të organizatës kriminale”, thuhet në dosje.
-
VIDEO
Tentativa vrasjesh, trafik droge dhe korrupsion, SPAK mbyll hetimet për organizatën kriminale të Suel Çelës, dërgon për gjykim 21 persona!
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin e Suel Çelës. Të pandehur janë 21 persona, mes të cilëve ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ish-shefi i krimeve, Dedan Gjoni, si dhe gazetari Artan Hoxha.
-
VIDEO
Kreu i ARRSH: Dëmtimi i aksit Librazhd-Pogradec s'lidhet me gërryerjen e lumit Shkumbin, kompania kontraktore po respekton lejen
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, thotë se nga verifikimi i dokumentacioneve dhe lejes përkatëse rezulton se rrëshqitja masive e tokës dhe si rrjedhojë dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, nuk ka të bëjë me shfrytëzimin e lumit Shkumbin për marrjen e inerteve, nga kompania kontraktore. Kjo e fundit, sipas Kozelit, po punon në përputhje me lejen e marrë për shfrytëzimin e lumit.
-
VIDEO
Elbasan/ Shtylla e tensionit rrezikonte të binte, nisin punimet për demontimin e saj! Disa fshatra do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike
Disa fshatra të Elbasanit do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike, teksa po punohet për çmontimin e një shtylle të tensionit të lartë, që rrezikonte të binte nga rrëshqitja e dherave.