-
VIDEO
PAMJET/ Publikohet momenti ku burrë e grua largohen nga vengjarja pas sherrit fatal për Egli Pashollarin
-
VIDEO
Çarje në pjesën anësore të rrugës Boboshticë-Dardhë, kufizohet lëvizja e mjeteve në një korsi
Prej mëngjesit të kësaj të marte, në segmentin Boboshticë–Dardhë është evidentuar një çarje në pjesën anësore të rrugës, që kufizon lëvizjen e drejtuesve të mjeteve në një korsi.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shkuar në terren për të vlerësuar gjendjen dhe po shqyrtojnë masat për stabilizimin e segmentit ndërsa kanë vënë në rrugë sinjalistikë kufizuese për drejtuesit e mjeteve.
Kjo situatë vjen pas disa problematikave të tjera në rrugët e juglindjes, ku rrëshqitjet e dherave dhe çarjet e asfaltit janë bërë të zakonshme duke ngjallur shqetësim për cilësinë e punimeve dhe për sigurinë e lëvizjes.
Duhet thënë gjithashtu se ky segment është një nga nyjet më të rëndësishme që lidh Korçën me fshatin turistik të Dardhës.
-
VIDEO
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas bllokon rreth 30 kamionë në Qafë Thanë, të tjerët kalojnë në Bllatë
Bllokimi i juglindjes së vendit për shkak prishjes së rrugës Librazhd-Pogradec ka sjellë radhë të gjata në pikat doganore të cilat tanimë po përdoren si tranzit. Kamionistët nuk e shfrytëzojnë dot më pikën e Qafë Thanës, përmes së cilës aksesojnë pjesën tjetër të Shqipërisë dhe Portin e Durrësit, por duhet të përdorin doganën tjetër alternative të Bllatës.
-
VIDEO
Report Tv shkon në aksin Librazhd-Prrenjas! Ja si paraqitet situata e rrugës së bllokuar
-
VIDEO
Deputetët sulmuan qytetarin në protestë, zbulohet padia: Noka më shtyu e kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht
Report Tv siguron të plotë dëshminë në polici të 30-vjeçarit Tetem Toraj, i cili denoncoi për dhunë deputetët e PD pasi e sulmuan pa faj, në mbyllje të protestës së 20 shkurtit. Në kallëzimin për deputetët, ai thotë se u sulmua fizikisht nga Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, ky i fundit, e goditi edhe me grushte. E gjitha ndodhi pasi ata dyshuan se ishte agjent civil i policisë, por në fakt ai sapo kishte mbyllur punën në biznesin e tij pranë vendit të protestës.
-
VIDEO
Vlorë/ Lokali në 'Lungomare' përfshihet nga flakët, nuk dihen shkaqet
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet që hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.
-
VIDEO
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec, shoferët të mërzitur: Rrugë dhish, katastrofë! Nga 3 orë e bëjmë për 6
Për shkak të shembjes së rrugës në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, tashmë janë dy akse për të lëvizur automjetet, Spathar–Dardhë, si edhe Gramsh-Moglicë-Lozhan.
-
VIDEO
Minatorët në protestë pas rrëzimit të “Statusit” në Kuvend, kërkojnë paga dinjitoze dhe pension të parakohshëm
Minatorët protestuan para kryeministrisë duke kërkuar për të disatën herë miratimin e statusit të tyre. Ata kërkojnë paga më të larta, pension të parakohshëm, trajtim shëndetësor falas dhe mbështetje për familjet në rast aksidentesh. Sindikatat paralajmërojnë vijim të protestave deri në plotësimin e kërkesave.
-
VIDEO
Kërkoi 'pezullimin' e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e aktores Anila Bisha
Gjykata Administrative i rrëzoi aktores Anila Bisha kërkesën për sigurim padie për pezullimin e ministres virtuale “Diella” që ka zërin dhe imazhin e saj. Pala paditëse pretendoi se kontrata ishte vetëm për asistente virtuale, por ajo është shkelur. Tashmë pritet që çështja të kalojë në seancë themeli ku aktorja kërkon dëmshpërblim 1 milion euro për prishje imazhi.
-
VIDEO
Molotovët kundër policëve dhe xhamisë në protestën e 20 shkurtit, lirohen 18 'kryengritësit e armatosur' të Berishës! Lihen në detyrim paraqitje
Vetë Sali Berisha i shpalli “kryengritës të armatosur”. Pas akteve të dhunës dhe “luftës” me molotovë që zgjati gati 3 orë, blutë e Tiranë shoqëruan në komisariate 45 protestues, nga të cilët tashmë 18 janë në qeli, mes tyre 3 të mitur, si dhe 28 janë vënë nën hetim në gjendje të lirë.
-
VIDEO
Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter
Kryeministri Edi Rama është larguar nga Vlora me helikopter, pasi qëndroi për rreth 3 orë në qytetin bregdetar.
-
VIDEO
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht
Bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec ka sjellë përplasje të banorëve të Dragostunjës me policinë.
Disa qytetarë kanë zbritur nga një furgon dhe kanë dashur të kalojnë në krahun tjetër. Por veç shembjes masive të rrugës që është njëri prej problemeve, po çmontohet shtylla elektrike që gjithashtu rrezikon të bjerë.