-
VIDEO
Shkodër/ Po lëvizte me biçikletë, makina përplas humoristin Nexho Shabani
Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në sheshin “Demokracia” në qytetin e Shkodrës
-
VIDEO
Situata në aksin Librazhd–Qafë Thanë, fadromat pastrojnë rrugën nga dherat dhe shkëmbinjtë
Në aksin Librazhd-Përrenjas aktualisht po punohet për pastrimin e rrugës nga dherat, gurët dhe shkëmbinjtë që e kanë bllokuar atë. Pamjet e siguruara nga Report TV, tregojnë fadromat e angazhuara për largimin e dherave dhe hapjen e rrugës. Pavarësisht ndërhyrjes, deri në këto momente aksi mbetet i pakalueshëm dhe raportohet për radhë të gjata mjetesh të bllokuara në të dy krahët.
-
VIDEO
Dalin pamjet, momenti kur masivi i dheut bie mbi rrugë në aksin Librazhd Qafë-Thanë
Pamjet e reja nga zona e Dragostunjës tregojnë se rrëshqitja e dherave dhe shembjet e gurëve vazhdojnë ende duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e plotë në aksin Librazhd–Qafë Thanë. Rruga mbetet e bllokuar në të dy drejtimet, ndërsa trafiku vazhdon të jetë i bllokuar, me makina që kanë formuar rradhë kilometrike.
-
VIDEO
Homazhet në nder të aktorit Fitim Makashi, përlotet djali i tij Redoni: Më duket sikur jam në ëndërr! Bulku: Ishte brilant! Malkaj: Njeri në plotë kuptimin e fjalës
Ditën e sotme janë mbajtur homazhet në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme. Në homazhe kanë qenë të pranishëm djali i tij, Redon Makashi, aktorët Rajmonda Bulku e Mehdi Malkaj, por edhe personazhe të tjerë të njohur të botës së artit dhe jo vetëm.
-
VIDEO
Tentoi të digjte një gomisteri pasi dogji dyqanin në Mirditë, policia arreston 52 vjeçarin!
Operacioni policor “Fast” u finalizua në Mirditë me arrestimin e një 52-vjeçari të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Sipas Policisë, ai dyshohet se dogji një dyqan me materiale të përdorura në pronësi të Gj. D. dhe tentoi të digjte edhe një gomisteri, ku u dogjën disa goma, në pronësi të A. P.
-
VIDEO
Digjet plotësisht kati i dytë i një banese në Maliq, zjarri nisi kur banorët ishin në gjumë, shkak dyshohet një defekt elektrik
Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur gjatë natës, ndërkohë që familjarët kanë qenë në gjumë, si pasojë e një defekti elektrik ose nga një sobë ngrohjeje.
-
VIDEO
Veliaj kërkon zëvendësimin e masës 'arrest në burg', nis seanca në GJKKO, kryebashkiaku i pranishëm në gjykatë
Veliaj është i pranishëm në gjykatë, ndërsa ka si mbrojtës vetëm për këtë seancë avokatin e ri, Sokrat Gjermeni. Të pranishëm janë edhe dy prokurorët e çështjes Ols Dado dhe Altin Dumani. Kryebashkiaku i Tiranës ka paraqitur kërkesën për zëvendësim mase me argumentin se nuk ka rrezik për prishjen e provave, pasi çështja ka kaluar në gjykatë.
-
VIDEO
Tiranë/ Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar! Sekuestrohen 5 pistoleta dhe 3 automatikë, municion luftarak e 3 radio policie
Sekuestrohen 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.
-
VIDEO
Dyshohet si autori i vjedhjes në 4 automjete, arrestohet 42-vjeçari në Korçë! I dënuar edhe më parë për këtë veprimtari
Një 42-vjeçar në Korçë ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet si autor i vjedhjes në 4 automjete të ndryshme në 31 janar të këtij viti.
-
VIDEO
Niveli i detit në Radhimë rritet si asnjëherë më parë, peshqit 'dalin' në tokë
Zakonisht niveli i baticës dhe zbaticës është 40–60 centimetra, por kësaj here ka qenë më shumë se 1 metër.
-
VIDEO
Durrës/ Dhunuan një çift brenda makinës së tyre, vihet nën hetim 44-vjeçari, shpallen në kërkim 2 të tjerë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës, në lagjen nr.14 në Nishtulla, ku një çift është rrahur me grushta brenda makinës së tyre nga disa persona, për të cilët prokuroria nisi procedim penal ndaj një 44-vjeçari ndërsa u shpallën në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.
-
VIDEO
Kushtetuesja e la në qeli, ish-ministri Beqaj kritika: Kujt i duhet kjo drejtësi e vonuar? U desh 7 muaj për vlerësimin e një mase sigurie
Ilir Beqaj e konsideron të padrejtë dhe të vonuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e tij për lirimin nga paraburgimi. Ish-ministri i Shëndetësisë kritikon zgjatjen e shqyrtimit për 7 muaj në këtë gjykatë, në një kohë kur që prej korrikut 2024 ndodhet në qeli. Beqaj pretendon se veprat penale për të cilat dyshohet, janë ngritur artificialisht për të justifikuar “arrestin në burg”.