-
VIDEO
HAP PAS HAPI - Arratisja spektakolare e të paraburgosurit Altin Ndoci gjatë vizitës në spitalin e Durrësit (Dinamika e plotë)
Si realizoi Altin Ndoci arratisjen nga spitali i Durrësit, ku u shoqëria nga policia e burgjeve për vizitë. Mjeku rekomandoi të qëndronte 3 orë në spital. I paraburgosuri, dhunë efektivëve pasi kërkoi të shkonte në tualet. Njëri qëlloi me armën e shërbimit. Makina e arratisë e priti jashtë spitalit.
-
VIDEO
Dështimi spektakolar i sigurisë. Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit
Altin Ndoci nuk u arratis për shkak të një rrethane të favorshme të momentit, por ai qartazi, e kishte thurur më parë planin e tij. Pikëpyetjet e shumta lidhur me ngjarjen e rëndë lidhen me gjithë procedurën e çuditshme të ndjekur nga autoritetet e paraburgimit të Durrësit, dhe shkeljet flagrante nga ana e tyre
-
VIDEO
SKEDA/ Vrasës gjakftohtë, kush është i arratisuri Altin Ndoci! Krahu i armatosur i Çopjave, akuzohet për masakrën e Bradasheshit dhe ekzekutimin e Zylyfit
Pjesë e krahut të armatosur të organizatës kriminale të Çopjave të Elbasanit, i rekrutuar si vrasës me pagesë nga Talo Çela dhe i akuzuar në disa vrasje mafioze në vend, Altin Ndoci, që sot është një i burgosur i arratisur, cilësohet nga autoritetet si një personazh me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
-
VIDEO
Me baltën në shtëpi pas përmbytjeve, banorët: S’mbeti asgjë! Bashkia Dimal nis vlerësimin e dëmeve pas protestës së tyre
Report Tv ishte sot pranë banorëve të Dimalit, të cilët i kanë shtëpitë e mbuluara nga balta pas përmbytjeve nga Osumi. Dëmet janë të shumta në orenditë shtëpiake por dhe në bujqësi e blegtori, që janë burimi i jetesës për ta.
-
VIDEO
Prurjet në rënie, ndërpriten shkarkimet nga hidrocentralin e Fierzës! Në Obot lëvizja ende me varka
Hidrocentrali i Fierzes ka mbyllur plotësisht portën e shkarkimeve pasi kane rënë prurjet e lumenjve. Kjo pritet të sjellë përmirësim të menjehershëm të situatës në fshatin Obot, i cili gjendet tërësisht nën ujë dhe lëvizja kryhet me varka.
-
VIDEO
Dinamika e arratisjes së Altin Ndocit, Report Tv sjell pamjet nga vendi ku ia futi vrapit! Në traun jashtë spitalit të Durrësit e priste ‘Audi’ luksoz
Altin Ndoci u arratis sot nga spitali i Durrës ku ishte shoqëruar nga Policia e Burgjeve për të kryer një vizitë mjekësore të planifikuar, konkretisht në repartin e Infektivit. Ndoci ankohej për shqetësime në veshka, ndërsa vizitat për personat e burgosur zhvilloheshin në një ndarje të posaçme. Për ta bërë më të qartë, Report Tv sjell filmime nga zona e jashtme e spitalit, nga dera deri jashtë traut ku është zhdukur në fund Altin Ndoci.
-
VIDEO
Shoqata e Gjyqtarëve kundër projektligjit: Me emërimin e kryetarëve pa garë po merrni kompetencat e KLGJ
Një nismë ligjore e propozuar nga deputeti socialist Olsi Komici e cila parashikon emërimin automatik në detyrën e kryetarit, deri në vitin 2028 të drejtuesve aktualë në detyrë të gjykatave, ka hasur në kundërshtimin e hapur të shoqatës kombëtare të gjyqtarëve. Dispozita ligjore shihet si një uzurpim i kompetencave të KLGJ-së, dhe e panevojshme përsa kohë Këshilli vetë ka miratuar një akt të posaçëm që i hap rrugë garës për drejtuesit e Gjykatave.
-
VIDEO
Fier/ Dy barinjtë u denoncuan si të zhdukur, momenti kur gjenden në zonën e Kularit
Report Tv ka siguruar pamjet me dron, kur janë gjetur 2 barinjtë të cilët u denoncuan si të zhdukur në zonën e përmbytur të Kularit në Fier.
-
VIDEO
Përmbytjet në Fier, 2 barinj të zhdukur në fshatin Hasturkas, Çako: Do të vendosim në punë dronin termik për të lokalizuar vendodhjen e tyre
Kreu i emergjencave civile Haki Çako në një prononcim për mediat në fshatin Hasturkas të Fierit tha se së shpejti do të nisë aksioni i kërkim- shpëtimit për dy barinj të cilët kanë mbetur në zonë të hapur ku ka prezencë uji.
Çako pohoi se do të ngrihet një dron termik , për të lokalizuar dy barinjtë. Nëse nuk do të ketë asnjë gjurmë prej tyre do të përdoren alternativa të tjera, si helikopter dhe forcat e ushtrisë.
-
VIDEO
Makina përfshihet nga flakët në qendër të Fierit, shpëton mrekullisht shoferi
-
VIDEO
Shkoi nga qelia për vizitë, ushtari i ‘Çopjave’ arratiset nga Spitali i Durrësit! Goditi policin që e shoqëronte në dhomë
Arratisje në spitalin e Durrësit. Altin Ndoci, në burg prej majit 2020 me urdhër të SPAK, ishte shoqëruar për vizita mjekësore. Ai ka goditur punonjësin e sigurisë dhe është larguar me shpejtësi. Akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe 2 të tjerëve.
-
VIDEO
“Ndodhet jashtë shtetit, vetëm po të jetë i çmendur të vijë”, flet avokati i Ergys Agasit: Duan t’ja hedhin çelësat në det, s’kanë asnjë provë për të
Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia, është shprehur se klienti i tij ndodhet jashtë Shqipërisë dhe se ndaj tij SPAK nuk ka asnjë provë konkrete. Haxhia tha se mbrojtja e Agasit ndodhet në një terr informativ përsa i përket përmbajtjes së dosjes, teksa hodhi akuza se klientit të tij po përpiqen t'i bëjnë gjyq popullor.