-
VIDEO
Rrëshqitjet masive të dheut nga mali në Selenicë, fshati Bashaj prej 4 ditësh pa rrugë! Banorët tentojnë hapjen e një rruge alternative
Prej katër ditësh, banorët e fshatrave Bashaj dhe Vermik kanë mbetur të izoluar totalisht si pasojë e rrëshqitjes së një pjese të shpatit të malit, e cila ka dëmtuar rëndë rrugën kryesore lidhëse. Rrëshqitja e dherave dhe gurëve e ka bërë aksin të pakalueshëm, duke ndërprerë çdo komunikim normal të këtyre fshatrave me pjesën tjetër të zonës.
-
VIDEO
Moti i keq në Shqipëri/ Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, rrezik përmbytjesh në Vlorë e Fier! Bllokohet aksi Krujë-Qafështamë dhe Fushë-Arrëz-Iballë nga dëbora
Lumi Vjosa, Seman dhe Shkumbin kanë dalë përsëri nga shtrati. Rruga Krujë-Qafështamë është bllokuar nga dëbora si dhe të izoluara kanë mbetur fshatrat përreth.
-
VIDEO
“Gjithnjë e më e rrallë të shohësh malin”, Braçe ndan pamje nga Tirana: E pakthyeshme, duhej menduar kur ndërtohej
Braçe e ka drejtuar kamerën nga Mali i Dajtit i mbuluar nga dëbora, pamja e të cilit më pas ndërpritet nga një prej ndërtesave të larta të kryeqytetit. Ai shkruan se po bëhet gjithnjë e më rrallë që të shijosh këto pamje në qytet, pasi është e mundur ta shohësh vetëm nga tarracat e pallateve.
-
VIDEO
Ushtronin prostitucion në 2 banesa në Elbasan, arrestohen 2 vajza nga Kolumbia! Nën hetim pronarja e apartamenteve
Gjatë kontrollit në ambientet e ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, celularë dhe dokumente të ndryshme.
-
VIDEO
50 centimetra borë në Qafën e Sharrit, bllokohet aksi Fushë-Arrëz-Iballë
Reshjet e dëborës kanë bllokuar segmentin rrugor Fushë-Arrëz-Iballë.
Trashësia e saj ka arritur 50 centimetra në Qafën e Sharrit. Të gjithë rrugët lidhëse mes qendrës së Iballës dhe fshatrave janë të bllokuara.
-
VIDEO
Reshje dëbore në Malësinë e Krujës, bllokohet aksi Krujë-Qafështamë! Izolohen disa fshatra
Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës në Malësinë e Krujës kanë bërë që trashësia e dëborës të shkojë deri në 25 centimetra. Për pasojë është bllokuar aksi rrugor Krujë-Qafështamë si dhe fshatrat në zonë kanë mbetur të izoluara.
-
VIDEO
Rama: Shqipëria ka drejtësi të pavarur, por nuk ka drejtësi cilësore dhe as të paanshme
Kryeministri Edi Rama në hapje të sezonit të 6-të të podkastit “Flasim”, ka komentuar dhe samtimin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën. Nga takimi me ministrin e Drejtësisë së Francës dhe diskutimeve me të, Rama ripërsërit për një reflektim serioz dhe largpamës mbi politikën penale në vend.
Rama thotë se akoma Shqipëria nuk ka një drejtësi të paanshme apo një drejtësi cilësore pavarësisht se është e pavarur.
-
VIDEO
Rritja e pensioneve, Rama: Unë e di si i kam shtrënguar dhëmbët kur nuk kishim para! Çdo fillim janari, rritja do të dyfishohet
Kryeministri Edi Rama ka theksuar dhe njëherë rritjen që pensionistët kanë përfituar këtë fillim viti, një rritje kjo që do të 2fishohet në çdo janar.
Rama thotë se kjo arritje është një çlirim për të dhe se është dashur vite punë e reforma për të arritur këtë stabilitet financiar
-
VIDEO
Reshje intensive dëbore në Dibër/ Vijon qarkullimi normal, zinxhirët të domosdoshëm në disa akse! 4 njësi pa energji elektrike
Reshje dëbore me intensitet kanë përfshirë Dibrën dhe Bulqizën gjatë natës së mbrëmshme. Trashësia në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 20 centimetra, ndërsa në zonat e thella varion 35-40 centimetra.
Rruga e Arbrit është e kalueshme, por duhet kujdes nga Qafa e Buallit deri në tunelin e Murrizit.
-
VIDEO
Rritet ndjeshëm niveli i lumit Ishëm, qindra hektarë tokë të përmbytura! Fshati Muriqnë i izoluar nga uji
Gjatë natës, niveli i lumit Ishëm është rritur ndjeshëm, duke bërë që niveli i ujit në fshatrat Bilaj, Murqinë dhe Malkuç të ngrihet ndjeshëm, duke shkuar në kuotën e para disa ditëve.
-
VIDEO
Aksident rrugor në Novoselë, shoferi humbet kontrollin dhe përplaset me bordurën anësore
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për pasoja në jetën e njerëzve, ndërsa drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime të lehta.
-
VIDEO
Lumi Vjosa del sërish nga shtrati në Urën e Mifolit, rrezik rritjeje të nivelit deri në 9 metra! Prurje me intensitet të lartë
Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra, duke sjellë përsëri përmbytjen e tregut të Mifolit.
Prurjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në zonën e Memaliajt niveli i ujit ka arritur në 7 metra. Kjo situatë paralajmëron një rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës, që pritet të arrijë deri në 8.5 apo 9 metra në orët në vijim.