-
VIDEO
Përmbytja e dytë në pak muaj, uji ‘pushton’ njësinë e Dushkut në Lushnje! Rrezikohen mbi 160 hektarë tokë bujqësore
Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje serioze në njësinë administrative Dushk në Lushnje, duke vënë në rrezik mbi 160 hektarë tokë bujqësore të mbjella me perime, foragjere, grurë dhe elb.
-
VIDEO
Moti i keq në Shkodër/ Banorët e Obotit të izoluar për shkak të rrugëve të përmbytura, bashkia u dërgon ndihma ushqimore
Bashkia Shkodër ka ndërmarrë ndihmë konkrete për banorët e fshatit Obot, të cilët vijojnë të jenë të izoluar për shkak të pranisë së ujit në rrugën e fshatit.
-
VIDEO
Dibër/ Bllokohet 'Rruga e Arbrit' për shkak të reshjeve të dëborës, mjetet borëpastruese në terren
Bllokohet Rrruga e Arbrit në afërsi të tunelit të Murrizit.
Shkak janë bërë reshjet e dëborës dhe makinat pa pajisje dimërore. Mjetet borpastruese po punojnë në terren për hapjen e rrugës.
-
VIDEO
Rrëshqitja e dheut shkatërroi 2 shtëpi, Report Tv në Vajzë të Vlorës! Banorët në dhimbje për mundin e jetës: Ishte tmerr, oborri po shembej
Report Tv ishte në fshatin Vajzë të Vlorës, ku rruga u dëmtua nga rrëshqitja e dherave gjatë shirave intensivë të hënën. Sot aty kalohet vetëm në një korsi, ndërsa 2 banesa poshtë saj u shkatërruan totalisht. Banorët shprehen se i gjithë mundi i jetës u shkoi dëm teksa shohin me dhimbje pasojat në banesat e tyre.
-
VIDEO
Moti i keq në Kukës! Banorët e lagjes 'Gjuta' në Shtrezë mbeten të bllokuar: Të ndërtohet një urë, nxënësit nuk shkojnë në shkollë
Prej ditësh Kukësi është nën ndikimin e reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës, të cilat po krijojnë vështirësi serioze për banorët e zonave malore. Në lagjen Gjuta, në fshatin Shtrezë të Njësisë Administrative Shishtavec, rreth 10 nxënës nuk po ndjekin mësimin, pasi për të shkuar në shkollat e fshatrave Shishtavec dhe Novosej u duhet të ecin në këmbë rreth 30 minuta në një rrugë malore fshati.
-
VIDEO
Rrëshqitje dherash në fshatin Bashaj, banorët për Report Tv: Jemi të izoluar, duam zgjidhje! Specialisti i Bashkisë Selenicë: Shkak, erozioni. Të mundësohet rrugë alternative
Situata në fshatin Bashaj të Bashkisë Selenicë vijon të mbetet problematike edhe këtë të shtunë, pasi rrëshqitjet e dheut nga masivi i malit kanë vazhduar, duke e bërë zonën tërësisht të pakalueshme.
-
VIDEO
Përmbytjet, rruga drejt fshatit Perlat në Durrës e pakalueshme! Koloneli Idriz Kuca për Report TV: Forcat e Armatosura të angazhuara me kapacitet të plotë
Kalimi nga “Kthesa e Ariut” drejt fshatit Perlat mbetet ende problematik. Niveli i ujit eshtë ulur, por rruga ende është e pakalueshme me automjete të thjeshta.
-
VIDEO
Moti i keq, përmbytet banesa në fshatin Arshi Lengo! Banorët për Report Tv: Ka hyrë ujë, baltë e gurë. Asnjë ndihmë, po tregohet neglizhencë
Shumë banesa në Gjirokastër janë përmbytur nga vërshimi i ujërave. Por më e dëmtuara është një shtëpi një katëshe në fshatin Arshi Lengo pjesë e Njësisë Administrative Antigone.
-
VIDEO
Moti i keq, drejt përmirësimit situata në Berat! Disa banesa në Dimal nën ujë
Situata me reshjet në qarkun e Beratit po shkon drejt përmirësimit, për shkak të uljes së nivelit të lumit Osum që sot është në kuotat mesatare. Në bashkinë Berat ujërat janë tërhequr nga tokat bujqësore në fshatrat Veterrik e Starovë, problematike situata vijon të jetë në fshatin Çiflik dhe në lagjen "Dafinat", në bashkinë Dimal dhe Guri Bardh. Edhe pse ujërat kanë filluar të tërhiqen nga banesat në lagjen "Dafinat", mësimi në kopësht dhe në gjimnazin "Muhamerr Janina" është ndërprerë, për shkak të prezencës ende të ujit, baltës e llucës në të. Po kështu, oborret e shumë banesave në fshatin Çiflik në Dimal vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit. Banorët shprehen se, dëmet që ju janë shkaktuar janë të mëdha dhe i bëjnë apel për ndihmë bashkisë Dimal.
-
VIDEO
Oborret e banesave të ‘mbuluara’ nga llumi, dëmet e përmbytjeve në Katund të Ri
Katundi i Ri në Durrës ishte një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, me shtëpitë që përfunduan nën ujë. Tashmë uji është tërhequr nga banesat dhe gjithçka ka mbetur në oborret e shtëpive është llumi.
-
VIDEO
Banorët në Miliskajë të Krujës në qiell të hapur nga përmbytjet! Bashkia shkon në terren pas denoncimit të Report TV: Nisim vlerësimin për dëmet
Pas denoncimit nga Report TV të gjendjes së banorëve të përmbytur në fshatin Miliskajë të Krujës, një përfaqësi e bashkisë ka shkuar për t'i parë nga afër.
-
VIDEO
Moti i keq, 800 hektarë tokë nën ujë në qarkun e Shkodrës! Nivelet e lumenjve brenda parametrave
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytjen e 800 hektarëve tokë në qarkun e Shkodrës. Sipërfaqet e prekura janë kryesisht kultura foragjere, grurë, jonxhë, toka të pambjella dhe kullota.