-
VIDEO
Banesa në Vlorë përfshihet nga flakët, shkak dyshohet bombola e gazit
Një banesë në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët këtë të hënë. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve.
-
VIDEO
Kamarieri vodhi paratë në lokalin ku punonte, e denoncon menaxheri! Policia vë në pranga 35-vjeçarin
35-vjeçari ishte i punësuar si kamarier në një lokal. arrestimi i tij, u krye pas denoncimit në polici të bërë nga menaxheri i lokalit.
-
VIDEO
“Mos recito, ku janë dëmshpërblimet?”- Fermerët ‘përplasen’ me drejtuesit e Bashkisë Maliq: Do nisim protestat nëse nuk marrim paratë
Po zhvillohet jashtë rradhe mbledhja e Këshillit Bashkiak në bashkinë e Maliqit, e organizuar për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet e muajit nëntor 2025.
Burime për Report TV bëjnë me dije se prezentë në mbledhje janë edhe fermerë të Maliqit, të cilët po debatojnë me drejtuesit e kësaj bashkie lidhur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e para.
Sipas tyre, numri i fermerëve të prekur është i madh dhe dëmet janë shumë të konsiderueshme në prodhimet bujqësore të cilat u janë shkatërruar.
-
VIDEO
Përmbytje në fshatin Murriz Kozare në Lushnje, banorët: Dëme të konsiderueshme, presim dëmshpërblim
Vërshimi i lumit Seman përmbyti fshatin Murriz Kozare në Lushnje..Gjatë ditës së djeshme ky fshat u kthye në ishull pasi gjithçka u mbuluar nga uji.
Sot, ujërat e Semanit janë tërhequr dhe kanë lënë pas dëme të mëdha ku fermerët kanë humbur gjithçka.
Prodhimet e Serave, të perimeve, shpendë, ushqimin e blegtorisë, agrumet pumëtoret madje edhe orendi shtëpiake.
Banorët shprehen se kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
-
VIDEO
Banorët e fshatrave Çiflig dhe Arrëz u përmbytën, përfaqësuesit e Bashkisë Dimal: Kemi gati një projekt për argjinaturat, ata do të dëmshpërblehen
Përfaqësues të Bashkisë Dimal kanë reaguar pas protestës së banorëve të fshatrave Çiflig dhe Arrëz, banesat e të cilëve janë përmbytur.
Sipas tyre, nuk janë pastruar kanalet dhe se lumi duhet të kthehet në shtratin që ka qenë.
Inxhinieri topograf, Ingrid Shkëmbi deklaroi se bashkia ka gati një projekt për argjinaturën, por i kanë dërguar shkresë Institutit të Ndërtimit dhe presin vlerësimin e tyre.
-
VIDEO
‘Gjelbërimi’ dhe ‘Pastrimi’ shkrihen në një drejtori, 60 punonjës në protestë para Bashkisë së Vlorës: Na detyrojnë të kryejmë edhe pastrimin ose na heqin nga puna
Shkak për protestën është bërë shkrirja e dy drejtorive, asaj të Pastrimit dhe Gjelbërimit, në një të vetme. Sipas punonjësve të gjelbërimit, kontrata e re i detyron ata të kryejnë edhe punët e pastrimit, në të kundërt rrezikojnë largimin nga puna.
-
VIDEO
Nëna e 3 fëmijëve në Durrës flet për Report Tv: Nuk i kam braktisur, është kurth nga ish-vjehrra! Isha në punë, babai sjell vetëm 18 mijë lekë në muaj
Nëna e 3 fëmijëve në Durrës, e cila u denoncua nga ish-vjehrra se ka braktisur 3 fëmijët, në një prononcim për Report Tv thotë se gjithçka është një kurth. E reja akuzoi ish-vjehrrën se është futur brenda në banesë dhe ka shkaktuar atë gjendje që u publikua në media, me plehra dhe rroba në çdo kënd. Nëna e 3 fëmijëve tha për gazetarin Aldo Mustafa se nuk është e vërtetë që i ka braktisur 3 fëmijët, pasi ajo punon për të siguruar të ardhura. Babai që është në Itali, dërgon vetëm 18 mijë lekë, thotë ajo, duke theksuar se nuk janë mjaftueshëm. Ndërkohë, sa i takon mungesës në shkollë, nëna thotë se ka dërguar raport për fëmijët.
-
VIDEO
Cilësia e drejtësisë në Shqipëri! Gonzato: Dosje stok, të shtohen gjyqtarët dhe prokurorët l E PLOTË
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se cilësia e drejtësisë matet edhe me forcën e arsyetimit, qartësinë dhe parashikueshmërinë e vendimmarrjes. Kreu i KLGJ, Ilir Rusi deklaroi se do të shtohet numri i magjistratëve, ndërsa ambasadori i BE, Silvio Gonzato shprehu shqetësimin se ka dosje stok nëpër gjykata.
-
VIDEO
'Grup pune për shtimin e magjistratëve'! Ilir Rusi: Nëse një çështje nuk zgjidhet në kohë, krijohen probleme
Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi tha se mbështetja e ambasadorit të BE, Silvio Gonzato ka qenë e madhe për institucionin që ai drejton.
-
VIDEO
“S’ka kohë për të humbur”- Ambasadori i BE në Shqipëri: Dosjet nëpër gjykata janë stok, të shtohet numri i gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe i asistentëve të tyre ligjorë
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, është shprehur se Shqipërisë i duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë, si dhe asistentë ligjorë për ta.
-
VIDEO
Ktheu apartamentin në Sarandë në ‘shtëpi bari’, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtori, e pësojnë dhe 4 punonjës të OSHEE (EMRAT)
Në apartament u sekuestruan 26.6 kg kanabis, 260 bimë në vazo, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike, 260 mbështjellëse të përshtatura si vazo për kultivim, 1 automjet, 3 celularë dhe pajisje të tjera që përdoreshin për veprimtari kriminale.
-
VIDEO
'Me rëndësi, arsyetimi i vendimeve'! Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi: Një vendim i pakuptueshëm, konflikt për të nesërmen
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se cilësia e drejtësisë matet edhe me forcën e arsyetimit, qartësinë dhe parashikueshmërinë e vendimmarrjes.