-
VIDEO
Rikthehen reshjet e dëborës në Rrugën e Kombit, hidhet kripë në të gjithë aksin! Autoritetet apel për përdorim të zinxhirëve
Rruga paraqitet e pastër dhe po hidhet kripë në të gjithë gjatësinë e saj. Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të përdorin goma dimërore dhe mjete antirrëshqitëse.
-
VIDEO
Moti i keq, si paraqitet situata në qarkun e Elbasanit, akset rrugore problematike dhe zonat e përmbytura
Në qarkun Elbasan orët e paradites janë karakterizuar nga kohë me reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar. Në lartësi mbi 700m kanë filluar reshjet e dëborës.
-
VIDEO
Vlorë/ Nis përforcimi i argjinaturës për të parandaluar përmbytjet në fshatin Fitore
Ka nisur në fshatin Fitore përforcimi i argjinaturës, si një masë emergjente për të parandaluar hyrjen e ujërave të lumit në zonën e banuar, pasi situata paraqiste rrezik serioz për banorët dhe pronat e tyre.
-
VIDEO
Korçë/ Rikthehen reshjet e dëborës në Qafë Thanë, mjetet borepastruese në terren
Reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë rinisur në zonën e Qafë Thanës, në territorin e Pogradecit. Aktualisht, lëvizja e mjeteve kryhet pa përdorimin e zinxhirëve, ndërsa kontraktorët janë në terren duke kryer kriposjen dhe pastrimin e vazhdueshëm të aksit rrugor.
-
VIDEO
Aksident me vdekje në aksin rrugor Lushnje-Berat, ‘Benzi’ përplas këmbësorin
Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në Fier-Shegan, në aksin rrugor Lushnje Berat, ku mësohet se një automjet tip 'Benz' me drejtues një 35-vjeçar ka përplasur një këmbësor 55-vjeçar.
-
VIDEO
Durrës/ Rruga 'Aristoteli' në Spitallë me kanalizime të bllokuara, banesat përmbyten kur ka reshjeve, banorët ngrihen në protestë
Banorët e zonës së Spitallës, në rrugën “Aristoteli”, zhvilluan një protestë për të kundërshtuar situatën e papranueshme të krijuar në këtë segment rrugor, i cili ishte bllokuar nga kanalizimet dhe ishte ndërtuar pa trotuare.
-
VIDEO
“Të marrim armët, do bëhemi lapidar këtu”, banorët e fshatit Çiflik të Beratit ngrihen në protestë pas përmbytjeve: Bashkia po na mbyll kanalin!
Banorët e fshatit Çiflik të Beratit kanë protestuar ditën e sotme, pas situatës së rënduar të krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit.
-
VIDEO
Moti i keq në vend, Rama: Shoferët të kenë kujdes të shtuar, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë
Teksa vendi është 'pushtuar' ditët e fundit nga moti i keq kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se shoferët duhet të kenë kujdes të shtuar në rrugë.
-
VIDEO
Moti i keq/ Policia Rrugore apel shoferëve për kujdes në qarkullim: Në zonat malore duhen goma dimërore
Për shkak të motit të keq, të shoqëruar me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
-
VIDEO
Rrëshqitje dherash në Pogrades/ Evakuohen 5 familje pasi u rrezikohen banesat, strukturat e Emergjencave Civile në terren
Situata e krijuar nga shkarjet e dherave dhe vërshimet e ujit ka detyruar evakuimin e 5 familjeve në rrethin e Pogradecit.
-
VIDEO
Rritet sërish niveli i ujit në lumin Vjosa, rrezikohet dalja e tij nga shtrati! Shkak prurjet nga zonat e Përmetit dhe Gjirokastrës
Niveli i ujit në lumin Vjosa është rritur sërish mesditën e kësaj të shtune.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme, por edhe në orët e para të ditës së sotme, niveli i Vjosës ka arritur kuotat 5.1–5.2 metra.
-
VIDEO
Nisin reshjet e dëborës në Kukës, rëshqitje dherash në rrugët nacionale! Disa fshatra pa energji elektrike
Kanë rinisur reshje bore në zonat e larta malore të qarkut të Kukësit. Reshjet janë regjistruar fillimisht në zonën e Shishtavecit dhe Valbonës. Borë ka edhe në segmentin Ura e Kollovozit–Shishtavec të rrugës nacionale Kukës–Shishtavec, si dhe në aksin Bajram Curri–Valbonë.